Diversitetet e një showmani shqiptar
Intervistoi: Agime KASTRATI BASHA, Tiranë
Adi Krasta në një rrëfim krejtësisht ndryshe për revistën Shenja
Kam një ndjeshmëri politike të lartë. Nuk dua të jem indiferent dhe as hipokrit. Si natyrë, e dua demokracinë, nuk jam shërbëtor dhe nuk kam as ngurrimin më të vogël për të kundërshtuar çdo shenjë autokratike dhe diktatoriale. Është brenda natyrës sime dhe duhet t’i falënderoj gjyshërit", thotë Adi Krasta.
Profesioni i dikurshëm, ai i sotmi, kapërcimet nga spektaklet tek emisionet e formateve të ndryshme, së fundmi në një show direkt me publikun. Maturimin e ka në gjak. Nuk bën kompromis me asgjë. Jo vetëm kaq, por flet artistikish shumë hapur për nevojën e ndryshimit të gjithçkaje, duke përfshirë dhe shtetin. Provokon me humor të hollë e batuta që mbeten në mendjen e gjithkujt e më pas intervistës ia kalon monotoninë e momentit në një bashkëbisedim me ritme të shpejta. Me pak fjalë, këto janë dhe tiparet e veçanta që e karakterizojnë showmanin shqiptarë Adi Krasta, i vetmi në llojin dhe formatin e tij artistik në Shqipëri. Në një intervistë për revistën Shenja ai rrëfen ndryshe gjithçka rreth tij, ndryshe nga çdoherë që ai ka bërë publike.
SHENJA: Çfarë fakulteti keni mbaruar z. Krasta?
A. Krasta: Unë jam diplomuar si inxhinier i kimisë industriale në vitin 1989. Kjo zgjedhje e pavullnetshme ishte e lidhur me natyrën e studimeve në shkollën e mesme të teknologjisë.
SHENJA: Me mediat çfarë ju lidhi?
A. Krasta: Me radion më lidhi dëshira. Kur isha 11-vjeçar, mora pjesë në realizimin e një radiodramatizimi në Radio Tirana. Gjithashtu qëkur isha në shkollën e lartë, bashkëpunoja me redaksinë e kulturës në Radio Tirana, ku edhe fillova punë si gazetar në shtator të vitit 1990.
SHENJA: Cili është çelësi për të hyrë në rrugën e spektaklit?
A. Krasta: Natyrisht që nuk është shtysa e prindërve dhe as dëshira e pakontrolluar për t'u bërë i famshëm. Spektakli është një disiplinë televizive shumë e komplikuar. Një bashkim shumë problematik i zbavitjes me gazetarinë dhe vetë komunikimin e trajnuar njerëzor.
Bota e spektaklit, e cila njësoj si një bankë, është e bukur, por edhe hermetike.... ndaj ka nevojë për një çelës të veçantë për t'u hapur. Të jesh aty në kohën e duhur dhe me misionin e duhur. Ta dish fjalëkalimin e duhur për t’i bindur ata që ndërkohë punojnë aty dhe janë emra dhe natyrisht të jesh GATI.
SHENJA: Ju keni punuar një kohë të gjatë Britani të Madhe. Çfarë eksperiencash keni nga Londra?
A. Krasta: Në Londër të gjithë ne bëmë një kapërcim cilësor përpara. Unë kam kryer 18 kurse të specializuara në fusha të ndryshme të profesionit dhe kam në shtëpi diplomat, njësoj si kolegët e mi, me të cilët filluam punë në BBC WS në të njëjtën ditë. Ata që kishin punuar më parë, padyshim ishin trajnuar më shumë. Shërbimi Botëror na krijoi mundësi të përparonim me shpejtësi dhe me besim. Strukturat e BBC-së janë mirë të organizuara, ndaj profesioni dhe rregullat e bërjes së tij merreshin dhe merren sot shumë seriozisht.
SHENJA: Si lindi A Show?
A. Krasta: Ideja kishte lindur shumë kohë më parë. Një provë me një format shumë të vjetër amerikan, të cilit i njihen emra shumë të mëdhenj të televizionit si Johnny Carson, David Letterman ose O'Rielly. Kisha kërkuar për ta atë realizuar brenda strukturës së një stacioni, por nuk ekzistonte dëshira dhe vëmendja e duhur, kështu që kur fillova punë në Vizion Plus, punën e parë që bëra ishte të filloja me realizimin e A Show. Nëse lexohet anglisht, kjo do të thotë "Një Show", d.m.th. një show nga ato që transmetohet, një show si gjithë të tjerët, njëri nga ato show, por gjithashtu i ndryshëm...
SHENJA: Shpeshherë në emisionin Tuaj theksoni nota të zjarrta patriotizmi. Me siguri në këtë ndikon edhe mesazhi juaj që ua përçoni shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë. Sipas këndvështrimit Tuaj, për ne ata janë vëllezër apo fqinj?
A. Krasta: Nuk kam as dyshimin më të vogël që janë vëllezër. Ne jemi popull i vogël dhe komb me probleme e armiq shumë të fuqishëm. Nuk kemi luksin të quhemi fqinj, kur në fakt nuk jemi të tillë. Edhe antropologjikisht jemi vëllezër. Kemi formë të njëjtë të kokës dhe një këndvështrim të njëjtë për veten dhe të tjerët. Kemi dallime në dialektet e së njëjtës gjuhë, shqipes, por në Shqipëri kemi më shumë dallime brenda territorit sesa dallimet mes shqiptarëve që jetojnë të shpërndarë në Ballkan. Kjo nuk duhet të na trembë dhe nuk duhet të përdoret më si arsye për pamundësinë që ta duam njëri- tjetrin me një tjetër cilësi dashurie e përkushtimi. Kemi mes nesh hijen e marrëdhënies problematike mes vëllezërve në një kulm, por në shtëpi të ndara. Kemi pak xhelozi, egoizëm, ne të Shqipërisë, dyshim dhe viktimizëm te njerëzit (një pjesë) e Kosovës dhe një tërheqje të shqiptarëve në Maqedoni që merren më shumë me Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin sesa me integrimin, modernizimin, krijimin e një vetëdije të re kombëtare.
SHENJA: Nuk ju duket vetja pak politikan?
A. Krasta: Kam një ndjeshmëri politike të lartë. Nuk dua të jem indiferent dhe as hipokrit. Si natyrë, e dua demokracinë, nuk jam shërbëtor dhe nuk kam as ngurrimin më të vogël për të kundërshtuar çdo shenjë autokratike dhe diktatoriale. Është brenda natyrës sime dhe duhet t’i falënderoj gjyshërit...
SHENJA:Nëse do e fillonit jetën nga e para, do ta vazhdoni profesionin Tuaj apo jo?
A. Krasta: Nëse do ta kisha filluar jetën nga e para, do të isha bërë fermer. Më pëlqen të mbjell, të plugoj dhe të korr barin. Radioja ose televizioni kanë qenë pasione të mëdha, por jo qëllime në vetvete.
SHENJA: Nëse ndërruat profesion dhe u bëtë gazetar, a mund ta lini këtë profesion e të hyni në politikë?
A. Krasta: Kam ndjeshmëri politike, por nuk më pëlqen politika aktive. Është për arrivistët me cilësi morale shumë të diskutueshme. Do të duhej të bëja kompromise të forta që i kërkohen çdo politikani dhe kjo mund të mos jetë e kritikueshme. Unë nuk e bëj dot. Është një defekt i imi dhe mirë është të vazhdoj të flas e të bëj pyetje...

Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
- Gostivar: Një i plagosur, dy të sulmuar
- Një Tetovar humb jetën dhe 3 persona lëndohen nga aksidenti i rëndë në Beograd
- Ushtaraku serb: Ja si vramë e dogjëm në Kosovë
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
-
Shkup, huliganët sulmojnë dy të rinj në afërsi të stadiumit(VIDEO)
-
Edi Rama është kërcënuar me jetë!(VIDEO)
- Strehimi i muxhahedinëve, Teherani paralajmëron Tiranën
- Fotoshënim: Me flamur të Kosovës midis Beogradit
- Eva Longoria pa të brendshme tregon gjithçka
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
-
Rufi Osmani: Koalicioni i rrezikshëm VMRO-BDI. Njerëzit ishin nën presionin e bandave(VIDEO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)

Share



















