Lugali maqedonas
Abdymenaf BEXHETI, Tetovë
Projekti që rëndon jetën dhe ekonominë
Dy vite më parë kur bëmë analizat fiskale "të hisemarrjes" për sferën e kulturës, me relevancë dhe dëshmi shkencore publikuam se shqiptarët në kulturë janë më të diskriminuar se në të gjitha sferat e tjera shoqërore. Në atë publikim rezulton se në vitin 2010 mesatarisht shqiptarët kanë marrë hise rreth 7% vetëm nga disa programe të kulturës. Fillimisht një shpjegim terminologjik. Sumerasit ishin një popull i vjetër n
ë Mesopotami, të cilët sa herë që kishin rast të gjendjeve të jashtëzakonshme, kur duhej të merren vendime dhe aksione emergjente, i jepnin mandat dhe autorizim një diktatori i cili në gjuhën sumerase quhej "Lugal", ndërsa në përkthim do të thotë "njeri i madh". Ata s'kishin koncept të mbretit të hyjnëzuar. Në këtë kontekst shtrohet pyetja se si lindi projekti virtual "Shkupi 2014"? Ishte ide për të fetishizuar dhe krijuar një "Lugal maqedonas" apo ishte projekt pragmatik – të gjenerojë burime të padukshme financimi për motive personale dhe elektorale? Duke mos dashur të lë hapësirë dyshimi dhe spekulimi rreth cinizmit eventual, në këtë tekst që në fillim rikujtoj definimin e Oskar Vilde-s, i cili për cinikun thotë se "është personi që e di çmimin e çdo gjëje por nuk e di vlerën e asgjëje". Unë nuk e di çmimin e çdo gjëje, por e di vlerën dhe dobinë që çmimi i çdo gjëje duhet të krijojë. Jo gjithmonë vlera dhe dobia janë simetrike dhe ekuivalente. Këtë na e "ka mësuar" Adam Smith-i qysh para 35 viteve, që në ditët e para të studimeve të mia! I vetëdijshëm se shumë analiza të mia i shfletojnë dhe komentojnë edhe lexues maqedonas, për të cilët unë kam edhe respekt, dua të nënvizoj se trajtimi i temës nuk është i motivuar kundër bashkësisë etnike maqedonase, por mbi të gjitha për sistemin e (pseudo)vlerave në shoqërinë tonë, para së gjithash për indiferencën shqiptare në institucionet dhe shoqërinë, në përgjithësi. Kush nuk është për vete, për tjerët është aq më pak! Në fillimin e ndjesisë së krizës financiare globale në Maqedoni, 4-5 vite më parë, u krijua sinonimi "Shkupi 2014", në opinion i promovuar si "rikëndellje" kulturore maqedonase. Dhe, që atëherë u munduam të gjejmë konceptin dhe strukturën e këtij projekti famoz, që më shumë i ngjante një lavatriçeje parash për projekte të padukshme dhe të pamatshme materialisht sesa një projekti real të dëshmisë për identitetin kombëtar, siç pretendohej të promovohet gjithandej. Çdo gjë nisi spontanisht, bile me "modesti financiare", që sapo kalonte koha "fryhej" financiarisht me burime financiare te padukshme si balloni me ajër të pangjyrshëm! Askund nuk ekzistonte një program dhe projekt i sistemuar dhe strukturuar në përshkrim e aq më pak në kosto dhe burime financimi. Krejt me paramendim dhe dizajnim të saktë u fragmentua nëpër shumë zëra buxhetore dhe burime financimesh, nëpër shumë institucione të ndryshme dhe, bile, edhe agjenci e trupa rregullatore që fare s'kanë një pikë takimi me projekte të këtij profili. Opozita e paorganizuar dhe akoma e dezorientuar as që e kishte idenë për çfarë projekti bëhej fjalë realisht. Në zërat buxhetore të institucioneve të ndryshme, në horizontet e tyre fiskale, filluan të paraqiten shifra marramendëse me nomenklaturën "projekte të ndryshme" ose "objekte të tjera ndërtimore" si forma pozicione kontingjente të padefinuara dhe detajuara në buxhetet e institucioneve të kulturës, si ato të drejtorive për mbrojtje të trashëgimisë kulturore (e njohur në publik si "poligoni i Pasko Kuzmanit" ose njësive të ndryshme të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë. Vetë përmasat e këtij institucioni me mbi 14 sektorë, mbi dhjetëra njësi, disa drejtori në përbërje dhe dhjetëra tjera në njësitë e vetëqeverisjes lokale, paraqesin një "xhungël" institucionesh me qindra labirinte dhe korridore ndërlidhëse ku shumë vështirë mund të identifikohet rrjedha e parave dhe projekteve të ndërlidhura dhe të financuara nga taksat e qytetarëve. Ky qarkullim dhe kjo rrjedhje e parave publike nëpër të gjitha këto institucione asnjëherë nuk mundësoi as edhe një transparencë minimale për publikun se sa mjete, nga cilat burime janë thithur dhe për çfarë janë destinuar ato? Në ueb-faqen e ministrisë përkatëse gjeni të ashtuquajturat programe vjetore të kulturës për "interesin nacional" nga 2008 e deri në 2012-ën, si dhe një "manifest kulturor", i ashtuquajtur "Programi Kultura 2007-2013", që çdo gjëje mund t'i ngjajë, por programit jo! Nuk janë të strukturuara sipas caqeve të programit, bartësit, kostot e programit, burimet e financimit dhe indikatorët matës të performansës, që sipas klasifikimit fiskal të BE-së, një program i financuar me mjete publike detyrimisht duhet t'i përmbajë! Krejt kjo katrahurë dhe kaos i krijuar ka qenë dhe mbetet me qëllim të paracaktuar që as opozita, por as edhe qytetarët, të mos kenë informacione elementare se çka ndodhë me paratë e tyre. Asokohe vetëm asociacioni "Shoqëria e hapur – SOROS" dy-tre herë organizoi debate për të sensibilizuar me kohë opinionin për këto aventura fiskale. Autori i këtij teksti ka prezantuar tre herë dhe me dëshmi shumë relevante dhe fakte fiskale për këto keqmenaxhime dhe joprudencë fiskale, por pakkush e ndjeu rëndësinë e kësaj "muzike" që zërin ia dëgjojnë më vonë! Madje, s'jam i sigurt edhe sot a jemi koshient se çfarë ka ndodhur? Më shumë zhurmonte opozita maqedonase, mbase për motive të veta elektorale dhe jo për efekte të mbrojtjes së parave publike. Shqiptarët (e Maqedonisë) ishin dhe akoma mbeten në gjumë të thellë. Këtu vërehet se ka mungesë të madhe të transparencës fiskale për një pjesëmarrje sadopak korrekte të kulturës shqiptare në këtë sinonim. Vlerat marramendëse financiare të projektit "fantazmë" – “Shkupi 2014” askush nuk i di saktë, bile as edhe vetë kryeministri, sepse fragmentimi organizativ e institucional, pagesat e mbetura prapavajtëse, kohëzgjatja me vite edhe përtej kornizave afatmesme buxhetore trevjeçare (MTBF – M ed Term Budgeting Framework), pagesat me këste, detyrimet e bartura e të pashlyera, vlerat e furnizimeve jashtë procedurave dhe tenderimit të rregullt publik, vlerat e padukshme "jomateriale dhe artistike"...etj., e bëjnë mega-projektin "Shkupi 2014" një lavatriçe të suksesshme dhe burim financimi të partizanëve politikë të subjektit qeverisës. Këto "vlerësime" sot shkojnë edhe në përmasa disa qindramilionëshe në euro. Prandaj vështirë mund të mësohen saktë shumat e shpenzuara, edhe pse dihet se taksapaguesit dhe qytetarët do mbajnë këtë barrë fiskale, mbase edhe shumë gjenerata të ardhshme. Opozitës maqedonase pas katër vitesh iu kujtua “të bllokojë” buxhetin për këtë! Dy vite më parë kur bëmë analizat fiskale "të hisemarrjes" për sferën e kulturës, me relevancë dhe dëshmi shkencore publikuam se shqiptarët në kulturë janë më të diskriminuar se në të gjitha sferat e tjera shoqërore. Në atë publikim rezulton se në vitin 2010 mesatarisht shqiptarët kanë marrë hise rreth 7% vetëm nga disa programe të kulturës (si ajo e botimit, teatër, art dhe galeri, mbrojtje të trashëgimisë kulturore,..etj.), kurse në disa programe bile edhe zero – si ai i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe UNESCO-s! Por, këto janë shifrat që kemi arritur t'i identifikojmë, ndërkohë që ka shumë programe "pastër maqedonase", që fare nuk identifikohen dhe që financohen në forma "të padukshme", si p.sh. njëherë gërmimet arkeologjike dhe, pasi nuk gjendet gjë, mbulimet gropave (shenjave) dhe të tjera të ngjashme si këto pa përmendur këtu financimet "indirekte" nga trupat e ndryshëm rregullatorë (si Agjencia e Komunikimeve Elektronike). Bile, kjo vërehet edhe nëse merren në konsideratë ndërmarrjet publike ose edhe ato të privatizuara, ku shteti akoma ka pronësi sado të pjesshme (si Telekomunikacioni, Elektrodistribucioni etj.), të cilët përmes programeve të tyre të "përgjegjësisë shoqërore" në mënyrë dominuese financojnë vetëm kulturën maqedonase, edhe pse në bordet e tyre drejtuese gjendet edhe ndonjë "ikebanë" shqiptare, bile edhe ish-gjeneralë të luftës në konfliktin 2001! Për të mos mbetur teksti "i thatë" dhe pa fakte numerike, në një hulumtim të fundit për financimin e kulturës për vitin 2012 (akoma programet janë vijuese!) bëra një analizë të tre regjioneve statistikore zyrtare (NUTS) më "signifikante" – atij të Pollogut, Pellagonisë (me përafri shumë të madhe – si të territorit po ashtu edhe popullatës), si dhe atij të Shkupit, për të pasqyruar (pa)drejtësinë në shpërndarjen e subvencioneve nga pushteti qendror (Qeveria) vetëm për kulturë në komunat e regjioneve përkatëse dhe gjendja është si vijon:
|
Regjioni |
Sipërfaqja (në km²) |
Popullsia |
Shumat e transferuara/shpenzuara |
|
Pollogu |
2.467 |
305.000 |
4.000.000 (rreth 0,06 mil. euro) |
|
Pellagonia |
2.656 |
304.000 |
112.150.000 (mbi 1,8 mil. euro) |
|
Shkupi (pa Aerodrom e Butel) |
1.543 |
573.000 |
612.000.000 (rreth 10 mil. euro) |
Shënimet janë nga burime zyrtare (Buxheti i R.M.-së – destinime nga Qeveria për financimin e kulturës në komunat e regjionit përkatës) dhe diskrepanca është marramendëse – Pellagonia vetëm 30 herë më shumë se Pollogu, kurse regjioni i Shkupit, që sipas popullatës duhej të jetë vetëm më pak se një herë më shumë se ai i Pollogut, rezulton të jetë mbi 166 herë më shumë, respektivisht diferenca është e pakrahasueshme! Krejt kjo realizohet me vendime të Qeverisë – ku ne jemi mbi 20% të pranishëm me "karrige" dhe me dy zv.kryeministra. E, të mos flasim për atje ku fare s'jemi të pranishëm! Sigurisht që kjo është një pikë në oqeanin e projektit "Shkupi 2014", që është derdhur nga qeveria në komunat e Qytetit të Shkupit, kurse me burimet e tjera, që i shpjeguam më lart dhe për kohëzgjatje 5-6 vite të projektit, rezulton se e gjithë ajo "super" dhe "infra" strukturë, që duket e realizuar në këtë projekt fantazmë as për së afërmi nuk mund të jetë ekuivalent financiar i shumave të shpenzuara nën ombrellën e sinonimit "Shkupi 2014"! Kjo piramidë fiskale kurrë s'do të mund të shembet edhe për arsye të ndjeshmërisë së destinimit në kërkim të "identitetit kulturor" inekzistent! Arkitekti i kësaj piramide është i padukshëm, ashtu si edhe vetë piramida. Efektet e piramidës do t'i kuptojmë edhe më vonë, kur do t'i ndjejmë pasojat ekonomike të faturave që do na vijnë për shlyerje. Koha do dëshmojë se cila ka qenë ideja e "arkitektit" të tyre – të hyjë në historinë improvizuese si "Lugal maqedonas" apo të përfitojë dhe mbijetojë sa më shumë nga kjo pozitë?!/Shenja-Almakos/
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Gostivar: Një i plagosur, dy të sulmuar
- Universiteti i Kembrixhit: Shum femra britaneze pranojn Islamin
- Një Tetovar humb jetën dhe 3 persona lëndohen nga aksidenti i rëndë në Beograd
- Tuna, tjetër njeri pa grim(FOTO)
- Ushtaraku serb: Ja si vramë e dogjëm në Kosovë
-
Shkup, huliganët sulmojnë dy të rinj në afërsi të stadiumit(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
-
Edi Rama është kërcënuar me jetë!(VIDEO)
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
-
Rufi Osmani: Koalicioni i rrezikshëm VMRO-BDI. Njerëzit ishin nën presionin e bandave(VIDEO)

Share



















