Kremte për flamurin, projektet kapitale në letër
Shkruan: Evis HALILI, Shkup
Kultura 2012
Aktivitetet për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar kanë qenë ngjarjet më kryesore për kulturën shqiptare gjatë këtij viti. Koncerte, promovime, ekspozita, tribuna shkencore e të tjera kanë qenë aktivitetet që janë shtrirë përgjatë një viti, një pjesë prej të cilave të financuara nga Qeveria, si pjesë e programit të hartuar nga Këshilli Iniciativ për Shënimin e Festës së Flamurit. Por, nga ana tjetër, asnjë prej projekteve kapitale për kulturën dhe trashëgiminë shqiptare nuk kaluan në fazën përfundimtare këtë vit. Disa prej tyre po lihen në harresë, siç është rasti i Shtëpisë Muze të Alfabetit në Manastir, xhamisë në Prilep e të tjera.
Aktivitetet për kremtimin e 100-vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar kanë qenë ngjarjet më kryesore për kulturën shqiptare gjatë këtij viti. Koncerte, promovime, ekspozita, tribuna shkencore e të tjera kanë qenë aktivitetet që janë shtrirë përgjatë një viti, një pjesë prej të cilave të financuara nga Qeveria, si pjesë e programit të hartuar nga Këshilli Iniciativ për Shënimin e Festës së Flamurit. Edhe pse buxheti të cilin e kishte në dispozicion Këshilli që drejtohej nga zëvendëskryeministri Musa Xhaferri nuk u bë asnjëherë i ditur, ai pat deklaruar se fatura e shpenzimeve do të likuidohet nga buxheti i shtetit.
100 vjetori, “shpëtim” nga monotonia
Koncerti në sallën "Boris Trajkovski", me të cilin nga Shkupi nisën zyrtarisht edhe festimet për 100 vjetorin, ishte edhe ngjarja më e madhe, ndërsa atë e shoqëruan edhe ngjitja në skenë e operës “Skënderbeu”, promovimi i albumit të artistes Inva Mula, inaugurimi i përmendores së Hasan Prishtinës, promovimi i një sërë librash dhe botimesh të tjera studimore për periudha dhe personalitete të ndryshme të historisë. Por, nga ana tjetër, asnjë prej projekteve kapitale për kulturën dhe trashëgiminë shqiptare nuk kaluan në fazën përfundimtare këtë vit. Disa prej tyre po lihen në harresë, siç është rasti i Shtëpisë Muze të Alfabetit, i cili jo vetëm që vazhdon të jetë në mes të kontesteve gjyqësore, por as që ka arritur të kompletohet si muze. Dyert e tij u hapën vetëm me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit, ndërkohë që objektit i duhet shumë kohë dhe investime nga shteti për të marrë pamjen, por edhe për të funksionuar si muze. Po ashtu projekti për rikonstruktimin e një prej objekteve më të rëndësishme të trashëgimisë, xhamisë së Prilepit, shkatërruar nga fanatikët ortodoksë dhjetë vjet më parë, ende nuk u realizua. Të njëjtin fat e kanë edhe objekte të tjera të kultit islam, që edhe pse kanë statusin e monumenteve që ruhen nga shteti, nuk përfituan jo vetëm fonde për rikonstruktimin e tyre, por as leje për t'u rindërtuar. Si rasti me xhaminë Imsakije në Manastir, rikonstruktimi i së cilës do të fillojë vitin që vjen pas donacionit të qeverisë turke. Edhe pse Ministria e Kulturës edhe këtë vit nuk u kursye për të financuar veprimtarinë e saj kulturore, duke përfunduar disa prej projekteve të saj kapitale dhe të atyre më të vogla, nisja e një sërë projektesh të reja, ku u përfshinë shumë pak projekte shqiptare ishin destinacionet ku u derdhën paratë këtë vit.
Trashëgimia në harresë
Projektet më prioritare shihen nga shumat të cilat u dedikohen e që, në të shumtën e rasteve, i kalojnë disa milionë euro. Prej tyre mund të veçohen përfundimi i punimeve për objektin shumëmilionësh të Teatrit të Vjetër, Universiteti i Pllaoshnikut, Salla e Filarmonisë e të tjera. Sa u takon projekteve që lidheshin me kulturën shqiptare, paradoksi qëndron në faktin se edhe këtë vit paratë u ndanë për të përfunduar punimet e nisura vite më parë që assesi të përmbyllen. Shumat e dedikuara nuk kanë ndonjë dallim të madh nga vitet e kaluara, si për shembull, për të pestin vit me radhë Qendra Konservuese e Gostivarit merr të njëjtën shumë që i duhet për ndërtimin e saj, Kalaja e Tetovës për të vijuar punimet, Teatri dhe Biblioteka e Tetovës së bashku marrin 325 mijë euro. Ndërkohë që njërit prej mega-projekteve më të mëdha, ai i Teatrit të Vjetër në Shkup, këtë vit iu ndanë 10 milionë euro, ndërkohë që po aq prioritare është edhe Filarmonia, ku ndërtimi i sallës kap një kosto të përgjithshme prej thuajse një milionë euro. Ndryshime më të mëdha nuk ka as në programin e vitit 2013. Në projekt-buxhetin e propozuar nga Ministria e Kulturës, krahasuar me atë të një viti më parë, mjetet financiare që do të përfitojë sektori i kulturës jo vetëm që nuk janë reduktuar, por përkundrazi, janë shtuar në shumë zëra. Një prej tyre është arka e Ministrisë, e cila thuajse do t’i dyfishojë të ardhurat e saj, ndërsa një fond special, më shumë se 600 milionë denarë se një vit më parë, u dedikohet aktiviteteve të ndryshme kulturore. Duke iu referuar shifrave të projekt-buxhetit për vitin 2013 në zërin “Buxheti i Ministrisë së Kulturës”, këtë vit parashikohen të ndahen thuajse 8 milionë euro, ndërsa në zërin “Financimi i aktiviteteve të sferës së kulturës”, buxheti i planifikuar arrin rreth 53 milionë euro. Të dy këto zëra janë shtuar ndjeshëm krahasuar me buxhetin e ndarë për vitin e kaluar, përkatësisht Ministria e Kulturës pritet të arkëtojë 3 milionë euro më shumë, ndërsa buxheti për financimin e aktiviteteve kulturore do të rritet me më shumë se 9 milionë euro. Disa prej zërave që bëjnë pjesë në buxhetin e Ministrisë janë financimi i tre projekteve arkeologjike që kanë nisur prej disa vitesh. Dallimi me projektet shqiptare është në shumat që u jepen. Për shembull, për tre kalatë e Tetovës, Shkupit dhe Vinicës ndahen mbi 1.300.000 euro, ndërkohë që vetëm për Universitetin në lokalitetin arkeologjik të Pllaoshnikut jepen më shumë të holla. Edhe Muzeut të VMRO-së këtë vit do t’i jepen mbi 1 milion euro, ndërkohë që Muzeut të Alfabetit i jepen 30 mijë euro.
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Thaçi hoxhallarëve: T'i porosisë nja 100 kryqa e t'ju vendosë në ballë(VIDEO)
- Vajza 16 vjeçare hidhet në lumin Vardar
- Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit!
- Turqia jep udhëzime për seksin në çift: Bëni sa më shpesh dhe lahuni
- Departamenti Amerikan i Shtetit : Nuk kishte fakte për terrorizëm islamik në akcionin policor "Monstra"
- Kumanovë: Vetëvaret 35-vjeçari nga fshati Llojan
- Pse vazhdon të fshehet lajmi për arrestimin e djalit të Veljanovskit nga mediet maqedonase?!
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Tv Sitel nacional anti-shqiptar publikon hartën e "Maqedonisë së Madhe" përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Share



















