Figurat e identitetit
Shkruan: Ferid MUHIQ, Shkup
“Shkupi 2014”
Shkupi 2014! – një ndërmarrje e cila në dy-tre vitet e fundit paraqet pa dyshim ngjarjen më markante në Republikën e Maqedonisë, si për nga ndryshimet e dukshme dhe dimensionet e asaj që është arritur deri më tani nga ky projekt, ashtu edhe për nga efektet e tij në sferën simbolike të sistemit shoqëror të vlerave; si në pamjen e qytetit, ashtu edhe në vetëdijen qytetare; si në ideologji, ashtu edhe në kriteret estetike. Me një fjalë: si në botën e dukshme, ashtu edhe tek e padukshmja! Ndonëse nuk i shteroi nga rendi i ditës temat e tjera ekonomike, politike e sociale, të brendshme e të jashtme, Shkupi 2014 u imponua me vendosmëri si një paradigmë përmes së cilës u kontekstualizuan dhe fituan tematizimin e tyre përfundimtar të gjitha aspektet e jetës shoqërore, të gjitha debatet politike, të gjitha konfrontimet e pushtetit dhe opozitës! Prandaj mund të thuhet lirshëm se jo vetëm që vlera e mjeteve të deritanishme të investuara në këtë projekt i tejkalon të gjitha investimet e tjera të qeverisë qëkur ka filluar ky projekt, por edhe se dimensionet e objekteve të deritashme në Shkup (ndërtesat qeveritare dhe muzetë, sheshet, parqet, shatërvanët, skulpturat në grup dhe ato të personazheve të caktuara, urat etj.) i tejkalojnë proporcionet e të gjitha objekteve ekonomike të ndërtuara kohë pas kohe në të gjithë vendin!
Është e vështirë të kuptohet ideja themelore e një ndërmarrjeje kaq gjigante ndërtimore në një vend të vogël e të varfër si Republika e Maqedonisë! Aq më tepër kur kjo bëhet në kohën e krizës botërore dhe europiane ekonomike, e cila e shkund fuqishëm ekonominë e vendit, që gjithsesi është shumë e brishtë. Pohimet se bëhet fjalë për një kiç (kitch) të thjeshtë, që vërehet në eksploatimin jomotivues dhe jokritik të standardeve të harruara estetike të barokut ose se pas gjithë projekti fshihet operacioni më ordiner i larjes së parave, ku janë në lojë përfitime të jashtëzakonshme të qeverisë dhe individëve të nomenklaturës qeveritare, sado që të përsëritet shpesh, vetvetiu nuk shpjegon asgjë, e as që e lehtëson kuptimin e efekteve dhe mesazhin e vërtetë që dëshiron t’i japë qeveria këtij projekti!
Stërpikja e bukës me parfum, një formulim që do të mund të pranohet si përkufizim mjaft shpotitës i kiçit, nuk arrin t’i interpretojë motivet e vërteta objektive të një ndërmarrjeje të tillë gjigante! Asnjë qeveri nuk fiton gjë nga promovimi i kiçit, pavarësisht se sa joshës paraqitet ai, në veçanti në sferën e arkitekturës. Arkitektura, si më e dukshmja, që i bie në sy secilit, dhe së këndejmi si arti më demokratik, merr gjithnjë funksion simbolik dhe ideologjik, që duke marrë parasysh materialet me të cilat përbëhet (graniti, mermeri, betoni, hekuri, bronzi), duhet të ketë një jetë qindravjeçare dhe të frymëzojë breza të tërë qytetarësh për një frymë të përbashkët!
Dihet që në shkallën hierarkike të arteve, të parashtruara nga Arthur Schopenhauer-i, vendi i çdo lloj arti është proporcionalisht i kundërt me sasinë e materies, ku në një mënyrë relevante artistike mund të shprehet një ide absolute! Sa më pak material aq më lart qëndron arti! Muzika, si arti ku ideja absolute shprehet përmes tingullit, që me fort zor arrin të konsiderohet njëfarë materieje, qëndron me të drejtë në krye të arteve! Dhe, anasjelltas, arti më i ulët është ai që kërkon më shumë materie për të shprehur idenë e vet! Së këndejmi, arkitektura dhe skulptura kanë monopolin e kësaj të fundit – vendin më të ulët në shkallën hierarkike të arteve. Megjithatë, kjo listë për artet është relevante vetëm në kuadër të një sistemi të rreptë idealist filozofik. Madje, edhe në kuadër të idealizimit filozofik, të gjitha artet në fakt janë të të njëjtit rang ontologjik. Dallimi i kapaciteteve të tyre shprehëse, i matur me sasinë e patjetërsueshme të materies, në thelb është një çast sasior, e jo cilësor.
Sipas kësaj, Shkupi 2014, në aspektin filozofik, mund të interpretohet si mënyra më adekuate për t’u shprehur një ide absolute. Arkitektura dhe skulptura janë zgjedhur me të drejtë si mediumet më adekuate artistike – kjo duke pasur parasysh një sërë përparësish të tyre krahasuese, madje edhe monopoliste. Përveçse është më rezistuese ndaj dhëmbëve të kohës, tashmë theksuam se arkitektura është edhe arti më demokratik! Ndërtimet, godinat, objektet, urat dhe parqet qëndrojnë njësoj përpara syve të të gjithë qytetarëve, ditë e natë. Skulpturat e vendosura në sheshe, në parqe dhe kryqëzime i këmbejnë këto përparësi me arkitekturën! Sipas kësaj, mbetet vetëm të përcaktohet se cila është ideja absolute që dëshiron të shprehë pushteti në mënyrë artistike dhe kjo të jetë e arritshme te sa më shumë qytetarë!?
Duke pasur parasysh stilin arkitektonik, karakterin e objekteve, dedikimin e tyre dhe, në veçanti, zgjedhjen e skulpturave, dimensionet e tyre dhe vendet në të cilat janë vendosur, është më se e qartë se ajo ide është ideja e identitetit kombëtar! Pas rënies së RSF të Jugosllavisë dhe dështimit të socializmit, Maqedonia u gjend në një lloj kataklizmi aksiologjik. Të gjitha vlerat themelore të deriatëhershme u shpallën si mashtrimet dhe mëkatet më të mëdha. Tronditja etike dhe ideologjike ishte vetëm një uverturë për krizën akute të identiteteve kolektive. Në kohën e ndryshimeve radikale të sistemit shoqëror, kur vlerat dhe parimet e deriatëhershme humbasin kuptimin e tyre, modelet e përditshme rutinë të jetës sociale detyrimisht mbeten pa gjithë përmbajtjen e tyre simbolike. Nga ana e tyre, në kushte të tilla, qytetarët humbasin ndjenjën e përkatësisë së përbashkët – përkatësisht ajo që është e pazakonshme, ndonëse jo sa duhet precize, përcaktohet si identitet i përbashkët. Nevoja për vendosjen e një identiteti të qëndrueshëm dhe të qartë kolektiv (kombëtar) është konstatuar qëkur si një imperativ universal socio-psikologjik, që duhet me patjetër të gjejë një zgjidhje, madje një orë e më parë. Kjo nevojë bëhet në veçanti urgjente në rrethana konvulsive kthesash ideologjike. Atëherë, në një periudhë më të gjatë, asnjë pushtet ideologjik nuk ka mundësi që të imponohet vetvetiu si personifikim i identitetit të kërkuar kombëtar! Po ashtu nuk ekziston një institucion që do ta substituonte në mënyrë adekuate identitetin e humbur kolektiv (kombëtar). Shteti, pushteti, por edhe të gjitha institucionet shoqërore bëjnë pjesë në një hapësirë të zbrazët, e cila rrezikon legjitimitetin e tyre, ndërkohë që qytetarët i shndërron në një turmë thuajse plotësisht të çorientuar pa një emërues të përbashkët.
Atëherë ndodh kthimi në matricat e identiteteve tradicionale kolektive – një dukuri kjo që është regjistruar në të gjitha ngjarjet e kësaj natyre në historinë e të gjithë popujve. Kuptimet kozmopolite – kryesisht humaniste – dhe ato të vlerave braktisen, ndërsa vendin e tyre e zënë modelet e arketipave kombëtarë. Kështu vijon faza e mbylljes rigoroze në vetvete dhe reduktohet në mënyrë radikale shkalla e komunikimit me rrjedhat kryesore të proceseve botërore ideologjike dhe politike, ndërsa tradita autoktone (imagjinare dhe reale) bëhet frymëzimi qendror dhe kriteri më i lartë. Pikërisht në këtë kuptim duhet të interpretohet tërheqja e vërejtjes nga Anthony Giddens se: “....tradita është shumë më tepër se një lloj përvoje kohore. Në situatat në të cilat ndodh çorientimi kolektiv, tradita formon primatin moral të asaj që ka qenë më parë mbi vazhdimësinë e jetës së përditshme.” (Anthony Giddens, The Constitution of Society, Cambridge, 1986, f. 200)
Pra, kjo është gjëza e projektit Shkupi 2014. Identiteti kolektiv (kombëtar), i rrezikuar dhe i vënë në pikëpyetje me rrënimin e kontekstit shoqëror socialist, në të cilin maqedonasit, që deri më 1991 realizonin një model tjetër të identitetit të tyre, atë duhej ta zëvendësonin patjetër me identitetin tradicional; ndërsa Maqedonia, e cila deri atëherë funksiononte në kuadër të një federate të përbashkët, tani ishte e detyruar që në erëmatjen politike të bëhej e rëndësishme si një shtet sovran dhe i pavarur. Në rrethana të tilla, pas pesëmbëdhjetë vitesh në kërkim të rrugëdaljes, përfundimisht erdhi kthesa drejt traditës. Ky hap – si shpresa e fundit – përfitoi një rëndësi themelore, e kësisoj edhe një fuqi të madhe. Tradita u dëshmua jo vetëm si përvojë e veçantë kohore (Giddens), por, sipas modelit të projektit Shkupi 2014, u legjitimua si formë tejkohore e vetëdijes për identitetin kolektiv. E konkretizuar te koncepti i identitetit të përkufizuar kombëtar, në skulpturat e këtij projekti ajo lokalizoi burimin e saj në epokën e Maqedonisë së Filipit të Dytë dhe Lekës së Madh, që përmes shtatoreve të theksojë atë të perandorit Justinian, të Kliment Ohridskit, vëllezërve Cirili dhe Metodi, të mbretit Samoil, të Karposhit, e deri te heronjtë kombëtarë të kryengritjes së Ilindenit dhe historinë e VMRO-së, madje edhe me skulpturën e Gonxhe Bojaxhiut, alias Nënë Tereza. Heshtja në maksimum dhe injorimi sistematik i personaliteteve që simbolizonin vetëdijen dhe identitetin kombëtar të deriatëhershëm, paraqet një hap logjik dhe gjithsesi të parashikuar.
Edhe zgjedhja e retro-arkitekturës, e cila dominon në shumicën e ndërtesave dhe godinave (për të mos thënë te të gjitha) në kuadër të projektit Shkupi 2014, që është theksuar me restaurimin e kalasë, realizimi natyralist/realist i së cilës kulmoi me përpjekjen që në hapësirën e kështjellës mesjetare të ndërtohet edhe një “kishë mesjetare”, është krejtësisht në harmoni me qëllimin themelor të këtij projekti. Arkitektura është kompetente që të realizojë misionin e saj artistik, në mënyrë që në aspektin urbanistik ta kontekstualizojë idenë absolute të identitetit kombëtar për rastin në fjalë; ndërsa skulptura, si një formë artistike, duhet ta përfundojë in concreto të njëjtën detyrë.
Për nga intenca e tij themelore, projekti Shkupi 2014 ka për qëllim që ta bëjë Shkupin një qytet që evokon me anë të arkitekturës idenë e traditës etnike maqedonase, ku skulpturat do të funksionojnë si figura identiteti, të paraqitura si ide absolute të evokuara artistikisht të identitetit kombëtar maqedonas.
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
- Një Tetovar humb jetën dhe 3 persona lëndohen nga aksidenti i rëndë në Beograd
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Ushtaraku serb: Ja si vramë e dogjëm në Kosovë
- Strehimi i muxhahedinëve, Teherani paralajmëron Tiranën
- Fotoshënim: Me flamur të Kosovës midis Beogradit
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!
- Eva Longoria pa të brendshme tregon gjithçka
- Arrestohet pronari i shkritores serbe që punoi bustet e “Shkupi 2014”
- Gruaja diskuton me burrin, dashnori ikën nga dritarja
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Rufi Osmani: Koalicioni i rrezikshëm VMRO-BDI. Njerëzit ishin nën presionin e bandave(VIDEO)

Share



















