Vetëtimë në mesin e të shurdhërve!
Shkruan: Iljasa SALIHU, Kumanovë
Në kohën e dalldisë
Gumëzhima dhe angullima e shqiponjave u shua. Nëntori ia mbathi për në dhjetor, me këtë edhe premtimet e mërzitshme dhe disa herë të përsëritshme. Erdhën ata që vetëm pesë ditë në vit shqiptarët i gëzuan me mospengim të valëvitjes së flamurit shqiptar.
Një zhurmë e zgjatur dhe e mbytur që shoqëronte vetëtimën edhe kësaj here nuk bubulloi ndonjë lajm të mirë, mbase as të zi në qiellin e kaltër, por një lajm të mjegulluar, edhe pse atë ditë rrezet e diellit lirshëm shponin ujin pa e spërkatur askënd, depërtonin nëpër xhama pa i thyer ato dhe shkelnin tokën pa e rënduar atë, madje piketuan edhe në malin e dendur me pyje nga më të ndryshmet. Populli nuk di kah t’ia mbajë në këtë mal me përplot shtigje, duke mos ditur se cili shteg të shpie në oazën e mirëqenies së përgjithshme. Këtë ecejake e pengojnë ata që hiqen se po thonë diçka, që në të vërtetë rravgojnë pështjellime. Para disa muajve, kur partia maqedonase në pushtet i zgjoi prej letargjisë, ata që duket se kishin harruar se kishin premtuar zgjidhje në fund të vitit 2009 për ish-luftëtarët shqiptarë të lirisë dhe për familjet e të rënëve. Kjo nyje e ndërlikuar as në fund të vitit 2012 nuk u zgjodh, duke u trajtësuar kështu zgjidhësit në pengues të prurjes së ligjit të njëanshëm, që parasheh zgjidhje vetëm për ish-mbrojtësit maqedonas të sigurisë.
Sikur fjollat e borës që për të mbërritur në tokë barten andej e këndej prej erës, ngjashëm u përhap dhe u bart edhe dyzimi i asaj: do të bie apo nuk do të bie qeveria. Mbase tashmë bryma në stinën e vjeshtës e kishte bërë të veten, sa për t’i plandosur gjethet në tokën që ngrihej në mëngjesin e hershëm. Qytetarët e Maqedonisë e kuptonin qartë se stina e vjeshtës tashmë kishte trokitur në dyert e qeverisë dhe mbase edhe ata ishin kredhur thellë në atë dyzim, duke u përthekuar kështu ngushtë me batanijen e shqetësimit, jo nga shkaku se pas një përgjigje përfundimtare prisnin ndonjë zgjidhje të perit shumënyjësh, por atyre u interesonte vetëm të bëhet diçka jo e natyrshme, ngase me gjësende të jashtëzakonshme që lundronin zakonshëm në shtratin e lumit pa ujë ishin lodhur. Teksa populli priste që kësaj qeverie dhe të parit të saj t’i jepet grushti i merituar përmes votëbesimit (mocionit), krejt beftë njoftohemi se Ibrahim Sulemjani, ish-luftëtar i lirisë, kishte vdekur në burgun e Shtipit. Ky vdiq dhe vdekja, shkaku dhe pasojat e kësaj dukurie u përmendën vetëm disa ditë në Maqedoninë e telasheve dhe pastaj kjo dukuri dhe shumë të ngjashme si kjo u harruan tërësisht në festat e nëntorit, kur anembanë Shqipërisë dhe trojeve ku flitej shqip, gëlonte përmendja dhe theksimi i atyre që kishin vërë tulla në murin e shqiptarisë, për të cilin festohej 100-vjetori i ngritjes së tij.
Dyzimi tashmë përjetoi një zhvendosje, por assesi një zbërthim të shumë të panjohurave që ishin bërë mysafirë të mërzitshëm të shtëpisë gjysmë të rrënuar të qytetarit shqiptar. Rënia e qeverisë tashmë nuk u interesonte gjithaq qytetarëve, ngase kishte rënë mistershëm ish-luftëtari i lirisë dhe, mbase, kjo njëherësh mund të ishte edhe një argument shtesë se kjo qeveri që prodhon të vdekur me emërtime “vdekje të natyrshme”, patjetër duhet të vdesë, varrmihës të së cilës do të ishin vetë ata që e sollën në këtë zgrip qeverinë dhe qytetarinë e këtij vendi.
Meqë nuk u plandosën përtokë gjethet në vagëllimin e acarit, atëherë si shenjë falënderimi, pas rrëzimit të votëbesimit dhe mosrrëzimit të qeverisë, disa të rinj maqedonas, të ushqyer prej ideologjisë së të parit të qeverisë, edhe njëherë dëshmuan se bashkëqytetarët e tyre shqiptarë nuk i duan – ata prej tyre duan vetëm gjak dhe dhoma gazi, ngase kështu i mësuan gjyshërit dhe udhëheqësit e tyre politikë. Nga kjo llavë ujqish sa ora pritej që të pësojë ndonjë i pafajshëm shqiptar dhe pastaj sërish puna të fillonte nga e para. Ajo do të ishte: “Ejani së bashku ta mbjellim farën e përbashkët, sepse dielli lind njësojë për të gjithë”! Kjo do të bëhet pasi të bëhen me vaj familjet shqiptare dhe në fund të dalë dhe të rrjedhë se fara ishte hedhur në asfalt dhe se kjo farë vetëm kishte ndotur asfaltin dhe për ndonjë mbirje as që mund të bëhet fjalë.
Gumëzhima dhe angullima e shqiponjave u shua. Nëntori ia mbathi për në dhjetor, e me këtë edhe premtimet e mërzitshme dhe disa herë të përsëritshme. Erdhën ata që vetëm pesë ditë në vit shqiptarët i gëzuan me mospengim të valëvitjes së flamurit shqiptar. Dhjetori, paralelisht me prurjen e acarit, solli edhe mërdhirjen e shqiptarëve, atyre pra që ishin nxehur goxha shumë prej fjalëve patriotike (lexo: patetike) të nxjerra prej barkmëdhenjve. Vargani i trishtueshëm vijonte: “Rrihet një shqiptar në Shkup deri në alivanosje prej disa huliganëve maqedonas; rrihet një turk, vetëm pse kishte folur në gjuhën e tij amtare nga e njëjta dorë; gjykimi për rastin Monstra vërshon edhe me të akuzuar të tjerë; ekstradohet (depërtohet) Shukri Aliju në Maqedoni, njeri që edhe organet përgjegjëse janë në pështjellim dhe në dyzim: vallë ta akuzojnë si kryearkitet të vrasjes së pesëfishtë apo ta burgosin nën akuzën se ky është islamist radikal” dhe një sërë lajmesh të ngjashme e vërshuan shtypin ditor në Maqedoni dhe në rajon. Gjithë kjo, vetëm sa iku dalldia e festave të nëntorit.
Kësisoj, edhe për të satën herë qytetarët shqiptarë në Maqedoni përjetuan lodhje dhe shkërmoqje, dërrmim, i cili vinte prej bubullimës trishtuese, që vetëm bëzante duke lajmëruar ndonjë pikë shiu, teksa thatësia ishte bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së shoqërisë shqiptare. Nëse edhe më tej të zgjedhurit tanë bubullojë dhe fare nuk pikojnë shi (lexo: mëshirë) në tokën e realitetit, atëherë mos të hidhërohen nëse ndokush i hedh në analogji me qentë, duke i njësuar ata me atë thënien popullore, se qentë që lehin nuk hanë, por vetëm lëpijnë ashte ngordhësirash!
Dorëheqja e Pecit, ose gjarpri që e ha bishtin e vet
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Plagosje me armë në Shkup
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- Arta heq dorë nga muzika?
- Gazeta Express: Peci do të shkarkohej shkaku i takimeve sekrete me inteligjencën serbe
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Prapanica e Tunës(FOTO)
- Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta
-
Intervista/ Manajlovski: Si na kthyen në maqedonas, na thoshin kaurr


Share



















