Letër e hapur deputetit z. Xhavit Haliti
Naser RUGOVA
I nderuari deputet Haliti,
Pas fjalës suaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ju i referoheni vrasjeve politike para, gjatë dhe pas luftës, e deklaroni miqësinë me disa zyrtarë të LDK-së si dhe e përmendni edhe një miqësi me familjen Rugova, kam pritur që dikush të reagojë në fjalën tuaj, por pasi që kjo deri tani nuk ka ndodhur e ndiej veten të obliguar, që si qytetar, deputet i legjislacionit të pavarësisë dhe politikan t’i them disa gjëra. Kjo për hir të korrektësisë ndaj qytetarit të Kosovës sepse, duke marrë parasysh se ju jeni një politikan i profilit të lart, fjala juaj padyshim se ka ngjallur huti te qytetarët.
Fillimisht, më gëzon fakti se më në fund e keni thyer heshtjen në lidhje me përfoljet e shumta të cilat kanë qarkulluar që sa vite. Edhe pse përfoljet nuk janë barometër i vlerësimit, dosido veprimi juaj është më se i mirëseardhur. Kosova nuk mund të ec përpara, dhe shoqëria jonë nuk do të mund asnjëherë ta përqafojë një demokraci të vërtetë, përderisa nuk mbyllen plagët e së kaluarës dhe nuk zbardhen rastet që i përmendni edhe ju. Populli i Kosovës ka të drejtë ta dijë se kush është prapa vrasjes së Ahmet Krasniqit, Ali Ukës, Enver Malokut, Ilir Konushevcit, Xhemajl Mustafës, Ismet Rracit, Smajl Hajdarit, Tahir Zemajt... dhe tentim atentatet ndaj Presidentit Rugova. Të gjitha këto janë plagë që ende kullojnë dhe e pengojnë pajtimin e brendshëm dhe njëherësh janë njolla në pedigren e shtetit tonë.
I nderuari deputet Haliti,
Flas në emër të një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të brengosur, të cilët edhe më kanë kërkuar që ta shkruaj këtë letër, kur them se hetimet e mirëfillta janë më se të domosdoshme. Megjithatë, për hir të korrektësisë, fjala juaj nuk duhet të ngelë në nivel të një akrobacioni politik të bërë, ndoshta rastësisht, në seancën e fundit të sesionit pranveror.
Padyshim se ju jeni një nga njerëzit më të informuar në Kosovë, dhe në mënyrë që e vërteta të dal në shesh, zbërthimi i së vërtetës duhet të fillojë mu nga ju.
Si shoqëri ne kemi nevojë për një të vërtetë të pastër dhe jo për justifikime në stilin “nuk ka dëshmi”, siç rëndom flasin disa, sepse kjo sentencë indirekt nuk e mohon fajin.
Mendoj se familjet e viktimave, e po ashtu edhe familjet e atyre që fajësohen për këto vepra, kanë nevojë për të vërtetën, për drejtësi dhe jo edhe për një cikël të ri thashethemesh. Kjo është jetike sepse nuk ka nevojë që njerëzit në rrugë ta shikojnë njëri tjetrin me dyshim dhe frikë.
I nderuari deputet Haliti,
Si zyrtar me ndikim i partisë suaj, si një nga protagonistët kryesor në lëvizjen e krahut tuaj politik para, gjatë dhe pas luftës, ju keni obligim qytetar dhe politik që të ndikoni edhe të zyrtarët tjerë të partisë suaj, por edhe më gjërë, që këto raste të dhimbshme të hetohen si duhet dhe të mbyllen njëherë e përgjithmonë.
Sa i përket deklarimit të një miqësie me familjen Rugova duhet cekur, dhe këtë e dini edhe ju, se për të gjallë të Presidentit Rugova, ju nuk keni pasur kurrfarë raporti me Presidentin Rugova!
Familja Rugova, nga Cërrca e Istogut, numëron mbi 30 shtëpi. Miqësia e mundshme, e krijuar së voni, si rezultat i akrobacioneve politike dhe afariste, me ndonjë individ (kushëri tonin) nuk ua jep të drejtën ta deklaroni miqësinë me familjen Rugova sepse kështu shkaktoni huti në opinion si dhe në raportet brenda familjare.
Në këtë pikë nuk ka hapësirë për mjegullime dhe mistifikime. Shpresoj se nuk do të më keqkuptoni në këtë pikë!
Në fund dua të inkurajojë të gjithë ata që janë në dijeni të fakteve që ta thyejnë heshtjen dhe të dalin publikisht.
Njëherësh e ftoj lidershipin e LDK-së që të jetë më aktiv dhe këmbëngulës në domosdoshmërinë që e vërteta për vrasjet e kokave më të ndritura të LDK-së më në fund të dal në shesh.
Sinqerisht,
Dr. Naser Rugova
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
Zbuluesit e “plagjiaturës” dhe injoranca
- Turqia jep udhëzime për seksin në çift: Bëni sa më shpesh dhe lahuni
- Menduh Thaçi pas hapave të Ali Ahmeti-t, merret me opinionet e miletit?!
- Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
- Departamenti Amerikan i Shtetit : Nuk kishte fakte për terrorizëm islamik në akcionin policor "Monstra"
- Tre parimet e z. Ali Ahmeti
- Xhami në "Allianz Arena", fillon gara për Imam
- Krasniqi: Zoti e drejtoftë Kadarenë që të mendoj drejtë për shqiptarët muslimanë !
- Gruaja e Baldwin i “harron” të mbathurat
- Ballistët vërshojnë Shkupin - FOTO
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa

Share



















