Kush për të mirë, e kush për të keq!
Emad MEHMETI
Megjithatë të veprohet në një shoqëri si e jona, ku ende librezat e shumë përfolura partiake, përcaktojnë “mençurinë” dhe “vlerat” më të larta që mund ti posedojë një individ është më se e komplikuar
Në një hapësirë të ngulfatur nga politika është shumë rëndë të çash rrugën me ide dhe veprime, për një mirëqenie kolektive, e lëre më ta identifikosh veten, duke vepruar i vetëm. Dihet tashmë se ankesat dhe arsyetimet janë veti shtesë për personat e dobët, të cilët çdoherë dështimet i fshehin pas arsyetimeve të pa arsyeshme. Kjo nuk do të thotë se, dështimet gjithmonë janë të turpshme, sepse si çdo gjë tjetër, edhe veprimi i ka të dy anët e medaljes, humbjen dhe fitimin. Nëse nuk do të ishte humbja, kush do e dinte se çfarë domethënie do të kishte të fitosh? Kur të gjithë e dimë këtë, nuk ka pse ti frikohemi edhe dështimit edhe përkundër faktit se, është rëndë të veprohet në kohë kur çdo gjë është partizuar. Ajo të cilës duhet ti frikohemi është, nënshtrimi dhe mos veprimi, si dhe mos reagimi në çastet dhe momentet e duhura.
Megjithatë të veprohet në një shoqëri si e jona, ku ende librezat e shumë përfolura partiake, përcaktojnë “mençurinë” dhe “vlerat” më të larta që mund ti posedojë një individ është më se e komplikuar. Një gjë e tillë u vërtetua edhe më lëvizjen më të re, ndër shoqërinë shqiptare në Maqedoni, “Pykë-n”. Me anë të së cilës u zbërthye vetvetiu një fenomen shqetësues që si duket ka ekzistuar por , i heshtur, i cili ka të bëjë me frikën e panevojshme nga ana e grupimeve politike, nga çdo iniciativë qytetare që shfaqet. Ende pa ndërmarr asnjë aksion, kjo lëvizje ishte në shënjestër si të partive politike, po ashtu edhe të disa medieve, vetëm me qëllim që shoqërisë dhe neve si rini, të na transmetohej se: gjithçka që nuk i shërben partisë, nuk është në shërbim të popullit, dhe për të mirën e popullit.
Të jem i sinqertë deri në fund, në lidhje me lëvizjen “Pyka” e cila u shfaq bujshëm nëpër medie, edhe kështu duke mos qenë as anëtarë i saj, më kanë pyetur shumë bashkëmoshatar të mi studentë, se si mund të anëtarësohen në këtë lëvizje. Për mua ky interesim i studentëve, ishte ajo që më bëri të besoj se, nuk vlen gjë paniku dhe as ngushtimi i hapësirës për të vepruar nga kushdo qoftë, aty ku është kuptuar se mos veprimi sjell dëm, dhe jo veprimi.
Esenca nuk është aspak te lëvizja “Pyka”, por është ajo që na u la ta nënkuptojmë, nëpërmjet kësaj lëvizjeje, si dhe mesazhet që dolën në sipërfaqe. E që na bëri me dije të gjithë neve, se të lëvizësh tek ne jashtë kornizave partiake, do të thotë se ti vihesh përballë, ndonjë shkëmbi ku duhet ti bësh ballë vazhdimisht furtunave të cilat vijnë nga çdo anë.
Jetojmë në një kohë të cilën e kemi bërë vetë të tillë siç është, kaq shumë gjëra i kemi dhënë politikës dhe njëkohësisht po aq shumë sipas anketave nuk i besojmë politikanëve, që do të thotë absurditet, ngase kur vijnë votimet ne po të njëjtët i votojmë, duke mos gjetur zgjidhjen e duhur.
Gjithsesi, asnjë zgjidhje nuk vjen vetvetiu, nuk vjen as duke i paragjykuar të tjerët qoftë individualisht, qoftë kolektivisht, duke i etiketuar ende pa dalë në sipërfaqe si duhet. Mesazhet që përçoi klasa politike shqiptare kohëve të fundit ndaj sektorit joqeveritar, sidomos duke ia “ngushtuar” hapësirën “Pykës”, ishte shumë i drejtpërdrejtë. Dhe ai mesazh linte të nënkuptohej se: hapësirë për të vepruar ka aq sa nuk mund të ta merr mendja, por brenda në parti, se jashtë partisë do e kesh vetëm ngushtë! Shpresoj që këto mesazhe të mos i demoralizojnë, themeluesit e lëvizjes më të re, sepse në gjendjen në të cilën jemi mjafton veprimi i sinqertë e pa manipulime që të vijë suksesi. Fundja, ata që duan ta kenë më “gjerë” e aspak ngushtë, le të rrinë aty ku janë ulur nëpër kolltukë, por le të mos i drejtojnë të tjerët nga e mira dhe e keqja që ata servirin, kur vetë e praktikojnë vetëm këtë të dytën.
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
Zbuluesit e “plagjiaturës” dhe injoranca
- Menduh Thaçi pas hapave të Ali Ahmeti-t, merret me opinionet e miletit?!
- Xhami në "Allianz Arena", fillon gara për Imam
- Krasniqi: Zoti e drejtoftë Kadarenë që të mendoj drejtë për shqiptarët muslimanë !
- Ballistët vërshojnë Shkupin - FOTO
- Gruaja e Baldwin i “harron” të mbathurat
- Turqia terheq markat globale
- Shtatzënë dhe krenare
- “Agimi i Artë”, kërcënime myslimanëve. Pjesëmarrës në gjenocidin në Srebrenicë
- Pastori Xhons: Do i djeg 2.998 libra Kuranor
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)

Share



















