BDI (s) është parti shqiptare ?!
Sheval MEMISHI
Partia Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e formuar 10 vjet më parë (2002), nga një konglomerat individësh dhe përvojash marksiste-leniniste të emrave që kanë vepruar në diasporë (të ashtuquajturit azilantë), të bashkërënduar me individë që kanë shërbyer lojalisht në sistemin socialisto-komunist të ish Jugosllavisë (të ashtuquajturit gjeneralë dhe eprorë ushtarak Jugosllavë), por edhe të maskuar me individë që kanë përvojën e shkollës institucionale post-komuniste, qoftë në petkun e gazetarit, si kabinetistë apo edhe si “korierë” të shefave të tyre slavë (të ashtuquajturit bashkëpunëtorë të Fërçkovskit, Cërvenkovskit, Gruevskit, Mijalkovit,etj.)
Ky konstatim i hidhur nuk vjen nga dëshira për të diskredituar individë,apo subjektin në fjalë, por nga realiteti zhgënjyes, për të kuptuar se neve shqiptarve, të tjerët “na vrasin me dorën tonë”.
Duke përshkruar kronologjikisht veprimet 10 vjeçare të BDI-së, i zbardhim shumë elemente dëshpëruese, zhgënjyese, por edhe shkatërruese për shqiptarët në FYROM siç janë:
• Moszgjidhja e përdorimit të gjuhës shqipe në nivel vertikal dhe horizontal;
• Moszgjidhja e drejtë e përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare;
• Moszgjidhja e e çështjes së dëshmorve, ish ushtarve të UÇK-së dhe familjeve të tyre ;
• Pozicioni inferior dhe tejet servil ndaj partnerve sllav të të dy proviniencave (LSDM dhe VMRO-DPMNE);
• Ndarja jo e drejtë territoriale, e cila dëmton shumë komuna me popullatë shqiptare;
• Provincializmi i skajshëm, i cili përçan shqiptarët në nivel të përgjithshëm territorial;
• Pasqyrimi i gabuar, që shqiptarët i paraqet si të paaftë për të vepruar institucionalisht;
• Relativizimi i vlerave me antivlerat;
• Veprimet e papërgjegjshme dhe të padënueshme të funksionarve partiak (qeveritar);
- Ndarja jo proporcionale e buxhetit te shtetit ;
- Punësimi jo i drejtë i shqiptarëve në admisnistraten e shtetit;
• Dëmtimi dhe shkatërrimi i buxhetit, i pronës, i ekonomisë dhe perspektivës së familjeve shqiptare dhe biznesit shqiptar;
• Rrënimi dhe degradimi i sistemit arsimor; i kulturës; i shëndetësisë; i aspekteve sociale, etj.
Pra, nga veprimtaria “politike”10 vjeçare e BDI-së , konstatohen më shumë se 1001 elementë mjaftë të dëmshëm dhe shkatërrues për shqiptarët në FYROM, duke përmendur (me dhimbje) edhe humbjet e shumë jetëve të reja pas periudhës 2001, pikërisht në kohën kur ka qeverisur BDI.
Një konstatim tjetër, por shumë i drejtë, është edhe ky se, BDI nuk e gëzon mbështetjen e shqiptarve, sepse gjatë përiudhës së veprimit 10 vjeçar politik, dalin në pah disa elementë adoleshentë multi-etniko-integrues si që janë:
-Formimi i degëve dhe nëndegëve të BDI-së edhe në vendbanimet sllavo-maqedonase (Koçan, Vinicë, etj.);
-Bashkëpunimi i krerëve të BDI-së me individë kontroverz siç ishte Nikolla (Kole) Dijamanti;
-Përzgjedhja dhe futja nëpër listat për funksionar si kandidatë: sllavë “Natalia Pishmanovska”; boshnjakë (Rafet Muminoviç); torbeshë (Ikmet Ejup, Nuredin Seferoski, Ramadan Amzov, Adnan Adioski); romë etj.;
-Garimi i Bujar Osmanit me “zedno kon celta” nëpër vendbanimet sllavo-maqedonase të njësisë zgjedhore 3;
-Përkrahja e BDI-së nga “simpatizantë” romë të Shuto Orizares, etj.
Duke përmendur këto fakte dhe argumente në mesin e 1001 fakteve dhe argumenteve tjera që dëshmojnë se BDI, nuk e gëzon legjitimitetin për të përfaqësuar dhe aq më pak për të udhëhequr shqiptarët në FYROM, duhet potencuar gjithashtu se “ky legjitimitet i pretenduar politik” është kategori harxhuese, prandaj edhe me të drejtë mund të thuhet se BDI nuk është parti shqiptare! Ajo nuk është duke artikuluar interesin shqiptarë, por BDI është (si që e kanë identifikuar disa politikanë) shoqëri aksionare e disa “azilantëve”, apo kualifikimi tjetër : “BDI nuk është subjekt politik, por është parti tenderash”.
Se vërtet është kështu, këtë konstatim e ndajnë shumica e shqiptarve në FYROM, të cilët për çdo ditë përjetojnë dhe vuajnë pasojat e pseudo-përfaqësimit nga ky grupacion, që reflektohet me nënçmim, frikësim, varfërim, izolim dhe mungesë lirie për shqiptarët. Prandaj imperativ i kohës është që ky grupacion të "dekodohet" dhe delegjitimohet me qëllim që vërtet të konstatohet se a mund që ky subjekt politik të ndërlidhet me elementin shqiptar në këto troje?!
Një nga thëniet e përvojave të lashtësisë është edhe kjo:
“Ai që ringritet është shumë më i fortë se ai që nuk është rrëzuar asnjëherë “!
BDI-në gjatë këtyre 10 viteve, e kanë mbajtur në këmbë shumë elementë të dyshimtë sllav (nuk është rrëzuar), prandaj rënia e domosdoshme e saj do të dëshmoj kapacitetin eventual. Ndryshe me përkrahje të sllavëve, boshnjakëve, romëve, torbeshëve, BDI nuk ka të drejtë dhe nuk mund të pretendoj se ka legjitimitetin e shqiptarve, të cilin legjitmitet vazhdimisht e përdor si alibi për të maskuar fytyrën e saj të vërtetë.
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
- Ballistët vërshojnë Shkupin - FOTO
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Gruaja e Baldwin i “harron” të mbathurat
- Zbulohet identiteti i 16 vjeçares që dje u hodh nga ura e lumit Vardar
- Krasniqi: Zoti e drejtoftë Kadarenë që të mendoj drejtë për shqiptarët muslimanë !
- Anulohet ndeshja Shkëndija-Teteks shkaku fyerjeve etnike
- Zajmina “reklamon” pjesët seksi te trupit
-
Terror në Londër/ “Betohem për Allahun se nuk do ndalojmë së luftuari me ju” - VIDEO
- Shtatzënë dhe krenare
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)

Share



















