Makiato verore
Xhelal NEZIRI
Çdo verë, bashkë me të nxehtin përvëlues, seç më shfaqen do ambicie politike! Jo se dua të merrem me politike, por ua kam lakmi politikanëve se ku i kalojnë pushimet verore. Disa ne Antalia, tjerët në ishujt Phi Phi në Tailandë, e disa në Rimini...Na thonë: nuk ua marrim paratë nga xhepi, i fitojmë vet, që do të thotë i marrim nga buxheti i shtetit. Sikur aq jemi naivë sa të mendojmë se buxheti i shtetit mbushet me para që bien nga qielli, e jo nga taksat tona. Përveç se i bëjmë të pasur, me ndërtesa e biznese, i çojmë edhe në det që të pushojnë nga puna "e lodhshme" e pushtetit. Të merresh me popullin është punë e lodhshme. Populli të lodh me rikujtimin e premtimeve, andaj kanë aq nevojë për pushime. E ne populli, ne të rëndomtit qe vdesim për parime, ne që kërkojmë etikë e moral edhe në politikë, do digjemi duke pirë makiato e espresso, herë-herë me limonadë. I nxehti vërtetë t'i tollovit agjendat dhe ambiciet.
Nëse nisesh nga praktika e këtushme politike, ku shijohen vetëm privilegjet dhe nuk mbahet përgjegjësi për obligimet, ku punon vetëm për vete dhe merr legjitimitetin e të gjithëve sa herë që ka zgjedhje, atëherë politika vërtetë shfaqet si një profesion tejet atraktiv. Le të gjejë dikush punë ku mund të marrë vetëm rrogë të majme e nuk është i obliguar të bëjë punën për të cilën paguhet. Kjo ndodh vetëm në politikë, ku mëditje të majme merret edhe për gjumin e pasdites në seancat qeveritare. Shkenca e ka dëshmuar se dremitja e pasdites i bën mirë shëndetit, ndërkohë që qeveria mund të kuptohet edhe si "hotel i dremitjes".
Në një gazetë lexova një temë që kishte të bëjë me librat që i preferojnë politikanët. Disa lexonin "Kodin e Da Vinçit" e disa të tjerë "Prillin e thyer". Unë do ua kisha preferuar librin "Manuali i gjumit të pasdites" të shkrimtarit francez Frederik Ploton. Në këtë libër Ploton jep këshilla se si të bëhet një gjumë i rehatshëm në punë, me maskë për sy për të eliminuar dritën, me një jastëk me ajër që mund të futet edhe në xhep, por thekson nuk duhet të harrohet zilja e zgjimit.
"Mos harroni, dremitjen duhet ta bëni gjithmonë në të njëjtin orar, lironi kravatën dhe hiqni këpucët”, këshillon shkrimtari francez në librin e tij. Në rastin e vendimit qeveritar për transferimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore të Shqiptarëve, ministrat shqiptarë me siguri kanë haruar ta kurdisin zilen, gjë që e këshillon Plotoni. Harruan ta kurdisin edhe në rastin e vendimit që këtij Instituti t'i ndahet një shumë "e madhe" e parave prej pesë mijë eurosh (paramendoni 5 mijë euro) për shënimin e 100-vjetorit të flamurit shqiptar. Zëvendësministri i Kulturës kishte parë të arsyeshme se kjo shumë e madhe do ta dëmtonte rëndë buxhetin shtetëror dhe do mbeteshin pa mjete për pastrimin dhe mirëmbajtjen e Promotheut me brekë. Nuk e kishin kurdisur zilen as për konkursin e fundit për pranimin e policëve të rinj. Pushojnë, dremisin para se të shkojnë në plazh. Prandaj ua këshilloj si libër “Manualin e dremitjes së pasdites” sepse aty shkruan se dremitja nuk duhet të zgjasë më shumë se një orë dhe se për një zgjuarje të sigurt nevojitet zilja apo alarmi i celularit.
Meqë jemi në sezon vere, Ploton sugjeron disa rregulla bazë për dremitjen në plazh. Një produkt kudër mushkonjave dhe një kapele prej kashte në mënyrë që ta mbajë kokën sa më të freskët. Ideale janë kapelat tradicionale meksikane.
Nëse i bën mirë shëndetit le të dremisin, nuk ua zëmë për të madhe, pasi votat tona do i kenë të garantuara. Vetëm do i kisha lutur me dashamirësinë më të madhe ta kurdisin zilen apo alarmin në celularët e tyre IPhone 4S. Edhe në pushim le të shkojnë, bile në hotele me 5 yje dhe aranzhmane all-inclusive, nuk është problem. Ajo që është e padrejtë, shumë e padrejtë, është ndryshimi i Ligjit të ri të punësimit. Aty parashihet që qytetarëve të lajmëruar në Entin e Punësimit t'u ofrohet punë, edhe nëse nuk është kompatibile me nivelin e arsimimit të tyre. Që do të thotë, një magjistri të papunë mund t'i ofrohet punë sezonale në mbushjen e gropave në rrugët e qytetit apo edhe për pastrimin e borës gjatë sezonit të dimrit. E nëse e refuzon këtë punë, atëherë fshihet nga lista e të papunëve dhe me këtë mbetet edhe pa sigurim shëndetësor. E padrejtë kjo, pasi në politikë kemi njerëz që me lidhje e intervenime kanë marrë shkollën e mesme kurse diplomat e titujt i kanë blerë në pazarin ilegal të dijes. Këto politikanë vendosin për fatin tonë, mbajnë pozicione të larta shtetërore e politike, kanë të ardhura të majme, punë të sigurta dhe me prestigj, kurse mijëra të papunë me fakultet dhe qindra me tituj shkencorë, leje që s'kanë punë, por do të detyrohen të pastrojnë rrugë e të mbushin gropa. Sinqerisht e padrejtë kjo, nuk është fer! Por, më i pasuri i botës Bill Gates, në një fjalim para studentëve këto ditë, renditi disa parime për të arritur sukses në jetë. Parimi i pare është: Jeta nuk është fer - pajtohu me këtë!
Nuk e di nëse edhe në të ardhmen, pasi të kalojë vera e gjatë dhe e nxehtë, do të ekzistojë kjo tollovi e ambicieve dhe agjendës time jetësore. Ashtu siç është krijuar kohëve të fundit në kokat e shumë të rinjve të shkolluar, të kualifikuar dhe me kualitete profesionale, të cilëve u rrezikohet edhe sigurimi shëndetësor pasi nuk do të pranojnë që pas gjithë atij shkollimi të mundimshëm dhe stresues të pastrojnë rrugët e qytetit. Mbase te shumica është shfaqur ambicia politike.
Këto ditë dëgjoj intensifikimin e aktiviteteve për një lëvizja të re politike që pritet të dalë në skenën politike shqiptare. Duhet vetëm një gjë ta kenë parasysh: ta eliminojnë dremitjen e pasdites dhe për çdo rast ta kenë të kurdisur zilen e zgjimit. Apo, politikën ta kuptojnë si përgjegjësi e jo si privilegj.
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
Zbuluesit e “plagjiaturës” dhe injoranca
Të jetosh me “majmunllëkun “ e Ben Blushit
Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berisha
Debakli
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Universiteti i Kembrixhit: Shum femra britaneze pranojn Islamin
- Gostivar: Një i plagosur, dy të sulmuar
-
Mallkimet e Menduh Thaçit, ofendime për shqiptarët(VIDEO)
- Tuna, tjetër njeri pa grim(FOTO)
- Muazi dhe Namani, kurbane të lirisë në Siri
-
Shkup, huliganët sulmojnë dy të rinj në afërsi të stadiumit(VIDEO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Kalaja e Ohrit, vepër shqiptare
-
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Debakli
- Zvicër: Vritet Selim Elshani në prani të fëmijëve
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam

Share



















