Antivlerat
Mersel Bilalli
Para syve na rrënohet ardhmëria jonë e vërtetë që të ndërtohet e kaluara e tjerëve e rejshme
Maqedonia definitivisht është në izolim të plotë ndërkombëtar. Këte shtet më askush serioz nuk e viziton, e as që ndokush thirrë dikë nga këtu. Kemi vetëm vizita të tipit shatëll që kanë për qëllim të përcjellin paknaqësitë. Pas dështimeve të njëpasnjëshme në agjendën auroatlantike, në qarqe diplomatike tani haptas flitet se këtij pushteti as që i bëhet vonë për NATO e Union Evropian. Flitet se në këtë shtet të vogël e me probleme të mëdha gradualisht është duke u instaluar një formë specifike e diktaturës. Pushteti kontrollon bizneset, institucionet dhe mediumet. Organizatat joqeveritare i ka shndërrua në organizata proqeveritare. Pushteti madje kontrollon edhe komunikimin privat në mes njerëzve. Diskriminimi dhe shkelja mbi dinjitetin e individit apo grupeve tani më është shndërruar në veprim rutinor. E gjithë kjo përcjellet me heshtje. Heshtin mediume. Heshtin sindikatat. Heshtin intelektualë. Apo thjeshtë ndikohen nga konformizmi. Madje heshtin edhe e partite politike. Ose reagojnë sa për sy e faqe. Adekuat trendeve aktuale vlenë thënia e Njemolerit, i cili përshkruan fazat e aplikimit të diktaturës në vendin e tij me këto fjali - kur paten ardhur për komunistët, s’kisha nevojë për frikë pasi nuk isha komunist. Kur paten ardhur pas ebrejve nuk u shqetësova pasi nuk isha ebrej. Kur paten erdhën pas unionistëve nuk kundërshtova pasi nuk isha unionist. Kur paten ardhur pas meje nuk kishin mbetur të tjerë.
Ky mendim kristal i Njemolerit, shumë më përkujton në realitetin e tanishëm tonin politik, i cili karakterizohet me heshtje apo indiferencë, madje edhe me koalicionim të hapur me djallin. Një filozof thotë – nëse djalli ju thirrë në vallëzim thuani “asnjëherë”, pasi shanset janë të mëdha që ate vallëzim ta keni të fundit. Gjithnjë e më i vogël është numri i atyre individëve që marrin kurajo të flasin publikisht për problemet kruciale, e të mos flasim për kritika të hapura ndaj pushtetit. Sikur njerëzit janë të vetëdijshëm nga pasojat që mund t’i ndjejnë nga ushtrimi i kritikës ndaj pushtetit. E kanë të qartë se nuk kanë kurfar mbrojtje. Sot që ta përdorish gjuhën e gjatë të duhen këmbë edhe më të gjata. Njerëzit jo vetëm që frikohen ta flasin të vërtetën por kanë frikë ate edhe ta dëgjojnë. Por, s’bënë ndryshe pos organizuar të kundërshtojmë. Ai i cili nuk kundërshton haptas padrejtësinë nuk meriton as drejtësinë. Ai që nuk i kundërvëhet të keqes bashkëpunon me të keqen.
Vite me radhë Komisioni Evropian na i shpallë aktgjykimet. S’ka datë për bisedime pa zgjidhur emrin. Maqedonia sikur qëllimisht mbetet jashtë binarëve të cilët çojnë në Bruksel. Shkelim në vitin e shtatë pas fitimit të statusit kandidat për antarsim në UE, kurse asnjëherë më largë Brukselit. Kurse ne Shqiptarët në qeverinë e Gruevskit më nuk jemi as për dekor. Ne sikur jemi të thirrur në darsmën e VMRO-së vetëm për të bajtur ujë. Përpara syve na rrënohen vlerat dhe ndërtohen antivlerat. Na rrënohet ardhmëria jonë e vërtetë që të ndërtohet e kaluara e tjerëve e rejshme. Na rrënohen fjalët e Zotit që të bekohen ato të djallit. Na verfërohet populli që dikush të pasurohet. Na shpërngulen fëmijtë që të mbeten mafiozët. Kurse neve nuk ka force që mund të na e prishë tender rahatinë. Madje u patën miratua edhe ligje fashizoide (për natalitetin), kurse ne mbetëm sikur të jemi pa sy, pa veshë, pa gojë, e pa ndjenja. U mbyllën mediume e u shkel mbi njerëz, kurse liderët vajin e njerëzve të zakonshëm e përjetojmë si këngë të tyre. Volteri pat thënë – kur janë pyetje paratë atëherë të gjithë jemi të një gjaku. Për hirë të një interesi lejojmë që për ardhmërinë e gjeneratave të tanishme të vendosin skeletët antikë që na qeverisin nga varret e tyre të paidentifikuar. Fundja, kur janë pyetje tenderët edhe djalli citon fjalët e Zotit. Tani çdo kush e ka në dije se tregtia me ndërgjegjen është më profitabile se çdo biznes tjetër. Qeveria e Maqedonisë definitivisht na vë në dije se proceset evroatlanike nuk janë agjendë e saj. Ajo tani ka nevojë që në rrethana mjegullore të rrumbullaksoi ndërtimin e biznis-elitës së vet partiake, e cila do t’i shërbejë si logjistikë në luftën e saj për pushtet në vitet e ardhshme. Ekspertët e përafërt me pushtetin siç janë për shembull Dimitar Mirçev dhe Risto Nikovski, haptazi në mediume deklarojnë se nuk kemi nevojë për ,,Evropën e shëmtuar,, dhe për ,,Amerikën joparimore,,. Kurse ne edhe më tej me vetëdie të plotë vazhdojmë lundrimin pa busollë. I ngjajmë Kristofer Kolumbës. Ai, kur u nis nuk dinte se ku shkon. Kur arrini nuk dinte se ku gjindet. Kur u këthye nuk dinte se ku ka qenë.
Nërkohë, intenzivisht vazhdon shpërlarja e trurëve nga mediumet legalisht të koruptuar nga pushteti. Kjo ka bërë që në shiqim të parë njerëzit të duken si të kënaqur e të lumtur, duke mashtrua veten se bëjnë diçka historike. Pushteti me ndihmën e mediumeve ua ka fut magjinë. Kjo magji është duke i bindur qytetarët që t’u gëzohen mossukseseve dhe të qëndrojnë indiferent ndaj gjetjes zgjidhje. Që më tepër t’i besojnë mashtrimit se sa të vërtetës. Mashtrimi plasë nga shëndeti kurse realiteti mbetet i shëmtuar. Në këte mjedis rrena gjithëherë arrinë para kohe, kurse e vërteta gjithëherë vonohet.
Në gjithë këte, sikur më të lumtur janë shitësit e llopatëve, të cilëve si duket llopatet u shiten si allvë. Kjo është rezultat i “bumite ekonomik” që është duke na ndodhë e të cilën ne nuk kemi shqisa që ta shofim. Persona qeveritar, çdo ditë aty këtu hudhin ndonjë llopatë sa për sy e faqe, të përcjellë me lutjet e priftërive dhe me fjalime historike se definitivisht na ndodhë diçka e rrallë, e që më vonë terrenet në fjalë të mbeten kullosa plotë ferra ku kohën kalojnë gomarët lokal. Por, qëllimi është arritur, pasi udhëheqësit e rilindjes në njëqin hapa janë prezentuar me dimenzione të hijes së mëngjesit. Jetë të gjatë kësaj qeverie i dëshirojmë edhe ne. Por, po t’i miratonte Zoti të gjitha lutjet e mrshangrënëse (leshinari) të gjithë kafshët do të kishin ngordhur.
Disa të tjerë njerëz imun nga magjia mediatike mbetet që t’i lutet Zotit që t’i pushojë stuhitë shumëkahëshe politike të cilat permanent lëvizin kahjet e tabllove udhëtreguese. Duhen ndryshime, pasi është e kotë të priten punë të shndosha nga një pushtet i sëmurë. Në fakt ardhmëria nuk është çeshtje e rastit por e zgjedhjes. Definitivisht na duhet një organizim i ri politik dhe një Taip Rexhep Erdoan i yni./almakos
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
Zbuluesit e “plagjiaturës” dhe injoranca
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Ofenduesi i shqiptarëve Bllazhe Ristovski, tani edhe hajdut?!
- Danaj: Aleancë shqiptaro-greke për ndarjen e Maqedonisë
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Ushtari rus, qëllohet me plumb në lule të ballit dhe nuk vdes
- Vajza 16 vjeçare hidhet në lumin Vardar
- Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit!
- Kumanovë: Vetëvaret 35-vjeçari nga fshati Llojan
- Pse vazhdon të fshehet lajmi për arrestimin e djalit të Veljanovskit nga mediet maqedonase?!
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
- Tv Sitel nacional anti-shqiptar publikon hartën e "Maqedonisë së Madhe" përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Share



















