Vullnete të ndrydhuna

Fillimi | Opinione | Vullnete të ndrydhuna | Add to Facebook Share
image

Mevludi Biba

 

Tek rilexoja Migjenin “Vullnetet e ndrydhuna “ nuk  di për të satën herë, befas risolla në mendjen time atë realitet të viteve20- 30-të  të shekullit  të kaluar në Shqipëri ,dhe befas e  gjeta  dhe ngjashmërinë me ditët  e shekullit 21 .Skamja e asaj kohe më solli në realitetin e ditëve të sotme;më solli tek “vullnetet e ndrydhuna” të popullit shqiptar që jeton ne trojet e veta në IRJM. Pyeta veten: sa ,,vullnete të ndrydhura" , sa zemra e ambicje të djegura jetojnë ne atë hapësirë , sa të rinj s`gjejnë dot një punë ,sa nëna qajnë për djemtë dhe  vajzat e tyre ,që gjithënjë e më shumë, në dritë të diellit ,largohen nga trojet e veta për një punë dhe për një jetë më të mirë ! “Shpëtimtarët”,  Kuislingët, që sot ngrohin kolltuqet e qeverisë antishqiptare ,përmes demagjisë së mbetur, përpiqen të servojnë plane denigruese  të përgatitur në kuzhinat antishqiptare të Shkupit.

Ajo klasë politike që s`njeh sistemin e vlerave , “analfabetët” gjysëm të shkolluar që sot e gjithë ditën po na sjellin “shpëtimin”vetëm në fushata elektorale ,duhet të ndalohen njëherë...Dhe pyta veten time: deri ku arrin papërgjeshshmëria e kësaj klase politike që mbjell të keqen aty ku vë këmbën çdo ditë!

Kjo klasë politike që vret shqiptarë në dritë të diellit ,që inskenon procese të montuara gjyqësore , që dënon njerëz të pafajshëm , që zbraz shtëpitë e shqiptarëve , që s`garanton siguri ;ku s`ka liri fjale a mendimi ,ku nepotizmi është i kuptushëm si pika e lotit në dritë të diellit ,ku margjinalizohet çdo zë që shfaq një  fenomen të dëmshëm dhe që denoncon një proces që “ndrydh vullnete”; kjo klasë që njeh,,moton"  o me ne o kundër nesh “,që popullit i jep  rëndësi vetem në zgjedhje ,duhet të shkojë  sa  më  shpejt! 

Askush nuk bën thirrje të tipit komunist :“T’i kthehet pushteti popullit”, edhe pse ky është një sllogan i bukur dhe një utopi stimuluese. Ta lidhësh pushtetin me qytetarët është një objektiv i cili mbetet ambicioz dhe duket më i ndershmi,per me tepër qe në vet demokracinë “sovraniteti buron nga populli, funksionon me popullin dhe per popullin”  Po si mund të arrihet kjo , duke pasur parasysh që komunikimi politik po huazon forma të reja që e transformojnë dhe e kufizojnë pjesmarrjen e popullit. 

Maqedonia nuk është shtet i ndërtuar mbi konsensus, por një shtet i krijuar nga kompromisi, dhe i mbajtur gjallë nga kompromise të parealizuara, që tashmë iu ka kaluar afati i bërjes realitet të tyre. E si çdo gjë tjetër e skaduar, edhe e ashtëquajtura marrëveshje e Ohrit është teorikisht dhe paktikisht diçka që jo domosdoshmërisht është e pazbatueshme, por po të gëlltitet tani do shkaktoj reaksion dhe të vjella në orgnizëm.

Arsyet ,se pse marrëveshja e Ohrit nuk është zbatuar në tërësi, dhe janë shkelur të gjitha afatet e jetësimit, padyshim janë të klasës politike shqiptare, pa dallim ngjyrimi politik. Edhe para vdekjes formale të asaj marërveshje kam qenë i mendimit se ka qenë një kompromis i dobët dhe i dëmshëm, që nuk reflekton atë se si duhet të jetë rregullimi i çështjes shqiptare në Maqedoni. Fajet e kësaj klase politike bien mbi të gjithë, antarë apo joantarë, simpatizues apo josimpatizues të partive politike. Kjo klasë politike kurrë nuk mund të arrijë synimet e popullit shqiptar, as flamurin e as gjuhën, as respektin, as të drejtat e plota, sepse me vetëdëshirë kanë përcaktuar vijën e kuqe se deri ku mund të veprojnë. Të gjithë të ndershëm apo jo të ndershëm, edhe sikur të duan, nuk do të munden, disa ngaqë janë të shitur, disa ngaqë janë të paaftë, disa ngaqë ju mungon dëshira, disa ngaqë duan të ruajnë pushtetin, disa ngaqë dëshirojnë të marrin psuhtete… Duke ia shtuar kësaj edhe mbytjen dhe mosekzistimin e zërit kritik qytetar e intelektual.Mos antarsimi i Maqedonisë nw Nato , si dhe mos marrja e ftesës për ne EU padyshim qe ndikon në gjendjen e mjerushme ekonomike , mungesën e sigurisë ,mos funksionimin e shtetit ligjor e.t.j.E gjithë barra bie po mbi këtë klasë  politike që ka vetëm një ideal dhe ai është:RUAJTJA E KOLLTUQEVE 

Krejt ne fund dua të theksoj nevojën emergjente që  del si rrugëzgjidhje e vetme në gjithë këtë katrahurë: reformimi i klasës politike ne vënd do të ishte zgjidhja e vetme dhe detyra qe vë para nesh historia ,në mos duam të vritemi e denohemi pafajësisht , të etiketohemi si qytetar të dorës së dytë ,që të mos jetojmë në këtë gjendje të mjerushme ekonomike, pa dinjitet ,  liri fjale e mendimi ...Në mos po, mallkimi I fëmijve tanë dhe historisë do bjer mbi ne që lam Kuislingët të udhëheqin me fatin tonë.Indiferenca është më e rrezikshme se oponenca  thote nje shprehje e vjetër . Të mos që ndrojmë indiferent ndaj fatit tonë, t`i dënojmë me vote  gjithë ata që na sollën në këtë dorë dite, për ardhmërinë e fëmijve tanë dhe të gjithë kombit shqiptar ! 

 

 

 

 

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS