Kërcënimi gjerman i Europës
Joshka Fisher
Situata në Europë është serioze, shumë serioze. Kush do të mendonte se kryeministri i Britanisë, David Cameron, do t’u bënte thirrje qeverive të Eurozonës që të gjenin kurajën për të krijuar një bashkim fiskal?! Cameron po ashtu argumenton se integrimi më i thellë politik është mënyra e vetme për të ndaluar shpërbërjen e euros. Një Kryeministër konservator!
Shtëpia europiane është në flakë dhe bën thirrje për përgjigje racionale dhe të vendosur të brigadës së zjarrit. Për fat të keq, brigada e zjarrit udhëhiqet nga Gjermania dhe shefja e saj, kancelarja Angela Merkel. Si rezultat, Europa vazhdon përpjekjet për të shuar zjarrin me benzinë – me masat shtrënguese që ka imponuar Gjermania. Të mos e mashtrojmë veten! Nëse euro shpërbëhet, do të shpërbëhet edhe Bashkimi Europian, duke shkaktuar një krizë globale ekonomike në atë shkallë të cilën, shumica e njerëzve që jetojnë sot, nuk e kanë përjetuar kurrë. Europa është në buzë të greminës dhe me siguri do të bjerë në të, nëse Gjermania dhe Franca nuk ndryshojnë kursin.
Zgjedhjet e fundit në Francë dhe në Greqi, së bashku me zgjedhjet lokale në Itali dhe trazirat e vazhdueshme në Spanjë dhe Irlandë, kanë treguar se publiku ka humbur besimin në kursimet e rrepta, të detyruara nga Gjermania. Ilaçi i Merkelit është kundër realitetit dhe demokracisë. Jemi duke mësuar edhe një herë se kur ky lloj kursimi zbatohet nën dhëmbët e një krize të madhe financiare, ai çon vetëm drejt Depresionit. Ky ishte një mësim i madh nga politikat shtrënguese të presidentit Herbert Hoover në Shtetet e Bashkuara dhe të kancelarit Heinrich Bryninh në Gjermani, në fillim të viteve 1930. Për fat të keq, Gjermania duket ta ketë harruar këtë.
Një gjë është e sigurt: rënia e euros dhe e Bashkimit Europian do të sillte daljen e Europës nga skena botërore. Politika aktuale e Gjermanisë është absurde në kuptimin e pasojave të hidhura ekonomike dhe politike. Varet nga Gjermania dhe Franca, Merkeli dhe presidenti Francois Hollande, sesi do të vendosin për të ardhmen e kontinentit. Shpëtimi i Europës tani varet nga një ndryshim thelbësor i qëndrimit ekonomiko-politik të Gjermanisë dhe nga pozicioni i Francës në integrimin politik dhe reformat strukturore.
Franca duhet t’i thotë “po” bashkimit politik – një qeveri e përbashkët me kontroll të përbashkët parlamentar të Eurozonës. Qeveritë kombëtare të Eurozonës tashmë janë duke vepruar si qeveri “de fakto” për të adresuar krizën. Ajo që po bëhet gjithnjë e më e vërtetë në praktikë, duhet të shtyhet përpara dhe të formalizohet. Gjermania, nga ana e saj, duhet të zgjedhë bashkimin fiskal. Në fund të fundit, kjo nënkupton t’i garantohet mbijetesë Eurozonës.
Dikush lehtësisht mund të imagjinojë çarjen e Gjermanisë me këtë lloj programi: borxhe më shumë; humbje e kontrollit mbi pasuritë tona; inflacion; thjesht, nuk funksionon. Por, nuk është kështu. Rritja e eksporteve të Gjermanisë bazohet në programe të tilla në vendet në zhvillim dhe në Shtetet e Bashkuara. Nëse Kina dhe Amerika nuk do të hidhnin para të borxhit në ekonomitë e tyre në fillim të vitit 2009, ekonomia në Gjermani do të pësonte goditje të rëndë. Gjermanët tani duhet të pyesin veten nëse ata, që kanë përfituar më së shumti nga integrimi europian, janë të gatshëm të paguajnë çmimin për një gjë të tillë apo preferojnë ta lënë të dështojë.
Përveç bashkimit politik dhe fiskal, si dhe politikave afatshkurtra të rritjes, europianët kanë nevojë urgjente për reforma strukturore që synojnë rikthimin e konkurrencës së Europës. Secila nga këto shtylla është e nevojshme nëse Europa do që të kapërcejë krizën e saj ekzistenciale. E kuptojmë ne gjermanët përgjegjësinë pan-europiane? Vërtet nuk duket kështu. Në fakt, Gjermania ka qenë rrallë e izoluar siç është tani. Vështirë se dikush e kupton politikën dogmatike të kursimit, e cila shkon kundër çdo përvoje. Nuk është ende vonë të ndryshohet drejtimi, por tani kemi vetëm ditë dhe javë, ndoshta muaj, dhe jo vite.
Gjermania ka shkatërruar veten dhe rendin europian dy herë në shekullin e 20-të dhe ka bindur Perëndimin se ka hartuar konkluzione të duhura. Vetëm në këtë mënyrë – e cila pasqyrohet më mirë në përqafimin e saj të projektit europian – Gjermania ka fituar pëlqimin për ribashkimin e saj. Do të ishte tragjike dhe ironike nëse një Gjermani e riparuar, me qëllimet më të mira, sjell shkatërrimin e rendit europian për të tretën herë.
*Ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë dhe zëvendëskancelar në periudhën 1998-2005.
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
Respekt për misionin e Xha Brankuas
Qeveria e Kosovës terrorizon shqiptarët e Luginës
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Kurti: Jemi për bartjen e shamisë në shkolla mbi moshën 16 vjeç
- Merr hov tregu me prostituta shqiptare të Kosovës
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
- Shefqet Krasniqi: Albinin Kurti po hap një kapitull të ri në politikën kosovare
-
Premierë: Spoti i ri i Tunës dhe Cozman, vjen shumë "hot"
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
- India thyen tabunë për marëdhënjet seksuale
- Ahmeti në Kërçovë organizoi piknik me Rikerin dhe Volersin(FOTO)
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Erdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
- Prapanica e Tunës(FOTO)
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
-
Intervista/ Manajlovski: Si na kthyen në maqedonas, na thoshin kaurr

Share



















