Si ta ndërtojmë kohezionin social dhe medial në Maqedoni?
Emad MEHMETI
Sipas të gjitha statistikave rezulton se Maqedonia në sferën mediale, po shënon vetëm regres. Një gjë e tillë është vërtetuar edhe nga Asociacioni i Gazetarëve “Reporterët pa kufij”, me ç‘rast Maqedonia radhitet “krahë për krahë” me shtetet Afrikane, sa i përket lirisë mediatike.
Mediet te ne janë në një sfidë të vazhdueshme përpara lexuesve, dëgjuesve apo edhe shikuesve. Kjo sfidë, vjen si pasojë e disa arsyeve të forta, që ndërlidhen më së shpeshti me çështjet ndërfetare e ndëretnike në Maqedoni. Se kujt i konvenojnë rrethanat që krijohen duke keqpërdorur këto dy çështje të ndjeshme kohë pas kohe nuk e di, por për një gjë jam i sigurt: gjithmonë vetëm popullata e pëson.
Kur ndodhin ngjarje ku “nxehen” gjakrat ndëretnike ose ndërfetare, vijnë në shprehje shpejtë, akumulimi i urrejtjes ndërnacionale, duke u pasqyruar kështu në kornizat e raportimeve e njëanshme të medieve.
Maqedonasit janë numerikisht me numër më të madh, kurse shqiptarët me numër më të vogël. Dhe nëse gjithmonë kompromis duhet të bëjnë më të “mëdhenjtë”, duke treguar kështu madhështinë e vet, mediat maqedonase nuk kanë treguar një gjë të tillë deri më tani. Por e kanë bërë të kundërtën, normalisht jo të gjitha.
Më tregoni se si mund të ruhet e ndërtohet kohezioni social - medial, kur shikon gazetarë që konsiderohen të afërt me kryeministrin Gruevski, të cilët kërkojnë “Aushvic, apo Breivik për shqiptarët”. Ose kur për rastet më të ndjeshme si që ishte aksioni “Monstra”, gazeta pro-qeveritare kanë mbi titull “u kapën monstrumët”. Ku ta gjejmë, shtegun e rrugë ndërtimit të kohezionit social dhe medial këtu!
Raportimet bëhen të njëanshme edhe nga mediet shqiptare në raste të caktuara, dhe s’kanë se si të jenë ndryshe kur nga këta gazetarë “eminent” maqedonas, gjithmonë shoqëria shqiptare shpallet si e rrezikshme dhe problematike. Gazetarë të cilët kur japin lajmet, më përpara i komentojnë e më pas e transmetojnë kronikën!
Shoqëritë e përziera në bazë të nacionaliteteve dhe feve si e jona, janë problematike për mediat. Këtë e tregoi edhe protesta e fundit që u zhvillua kundër aksionit policorë “Monstra”. Ngase, disa medie maqedonase protestën e paraqitën si protestë islamike, kështu lajmin mbi protestën e ilustruan vetëm me ikonografi islame. Domethënë ata fare nuk investiguan protestën në thelb. Sepse protesta ishte krejtësisht politike, kurse shumica e medieve maqedonase atë e paraqitën sikur të ketë qenë fetare. Kështu si pasojë, vetvetiu te mediet shqiptare lind nevoja për ti kundërshtuar këto raportime tendencioze. Të cilët shfaqin qëllimisht atë që iu konvenon, dhe jo atë që është qenësore.
Andaj, nëse dëshirojmë të ecim drejtë mirëqenies sociale, duhet që përfundimisht mos të manipulohet, sidomos me lajmet e “nxehta”. Të cilat lehtësisht mund të trazojnë, kohezionin social në Maqedoni.
Për të qenë realist deri në fund, dua të ceki një gjë të rëndësishme: nuk ekziston gazetarë apo person publik shqiptarë në Maqedoni, që ka kërkuar “Aushvic ose një Breivik” për maqedonasit. Ose nuk ka asnjë institucion, që për maqedonasit ka publikuar ndonjë enciklopedi ku ata të quhen të “ardhur nga mali”. Ndoshta këto janë fakte të mjaftueshme për tu precizuar faji, dhe jo të shpërndahet gjithandej, që në fund të mbeten të gjithë të “fajshëm” nga pak.
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
Zbuluesit e “plagjiaturës” dhe injoranca
Të jetosh me “majmunllëkun “ e Ben Blushit
Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berisha
Debakli
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Universiteti i Kembrixhit: Shum femra britaneze pranojn Islamin
- Gostivar: Një i plagosur, dy të sulmuar
-
Mallkimet e Menduh Thaçit, ofendime për shqiptarët(VIDEO)
- Tuna, tjetër njeri pa grim(FOTO)
- Muazi dhe Namani, kurbane të lirisë në Siri
- Kalaja e Ohrit, vepër shqiptare
-
Shkup, huliganët sulmojnë dy të rinj në afërsi të stadiumit(VIDEO)
- Evropa nuk e mëson leksionin e shqiptarëve tash e 300 vjet
-
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Debakli
- Zvicër: Vritet Selim Elshani në prani të fëmijëve
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam

Share



















