Roli i Grupit Medial "Llulla"
Berat BUZHALA
Me rastin e Fatmir Limajt edhe më tutje nëpër këmbë, me LDK'në që prej një aleati të pabesë u kthye në kundërshtar edhe më të pabesë, me Lëvizjen Vetëvendosje tepër ambicioze e me mediat që tash e sa kohë e kishin varrosur Kodin e Gazetarisë duke u shndërruar në partizanë partiakë të forcave opozitare, Kryetari i Partisë Demokratike, Hashim Thaçi, arriti të bënte atë që askush nuk e besonte: i palojë të gjithë këta ashtu siç i palon punëtori i mirë drutë e dimrit. Kudo që u përsëritën zgjedhjet për parregullsi, PDK në rivotime i fitoi edhe më bindshëm.
Në një situatë të tillë krejtësisht të re politike, Hashim Thaçi e kishte mundësinë që ta krijonte një kabinet qeveritar, komplet sipas shijes së tij, sa i përket ministrave të PDK’së, kurse aleatët e koalicionit i kishin bërë kalkulimet e tyre. Sido që të jetë, ky ishte kabineti i parë qeveritar në historinë e Kosovës ku shumica e ministrave ishin krejtësisht të virgjër sa i përket akuzave për korrupsion dhe krim të organizuar.
I vetëdijshëm se do ta ketë të vështirë të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar Thaçi II, Limaj ditën kur u bë inaugurimi i deputetëve të dalë prej zgjedhjeve deklaroi para gazetarëve dhe u tërhoq 'vullnetarisht' prej kësaj mundësie. Dhe kur tamam po mendohej se epoka e tij në politikë po perëndonte pothuajse palavdishëm, si i dyshuar për korrupsion, e ndoshta edhe si i dënuar, atëherë ndodhi çudia. Prej dëshirës tepër të madhe për ta asgjësuar përjetësisht prej politikës ndaj tij u rrit aq shumë doza e sulmeve, sa filloi që opinioni publik ta shihte si viktimë.
Në fakt edhe ishte viktimë. Ai po humbiste një nga një anëtarët e familjes, që teorikisht nuk kishin lidhje me politikë, mirëpo njerëz jemi dhe edhe nëse nuk ka lidhje, ne do t’i lidhim. Së paku simpati do të ndiejmë për një qytetar të Republikës së Kosovës kundër të cilit janë ngritur në këmbë e gjithë bashkësia ndërkombëtare për ta futur në burg, por që gjithashtu fatkeqësitë familjare po e godisnin një pas një. Madje tash për të po "qanin" edhe ata që kishin lobuar medialisht kundër tij, që kishin botuar shkrime shpifëse kundër tij, që kishin kërkuar prej Kryeministrit Thaçi që ta shkarkonte.
Tash të njëjtit po mbanin anën e Limajt, e i cili në disa raste për kushedi se çfarë arsyeje po luante në terrenin e tyre. Për shembull, në kulmin e spekulimeve kundër tij, të cilat spekulime kishin pjellë pikërisht në oborrin e Grupit Medial 'Llulla', Limaj ulej në studiot e kësaj redaksie dhe i drejtonte shigjetat kah PDK'ja, ku realisht gjendeshin miqtë e tij të vetëm. Ky ishte një gabim i rëndë strategjik dhe taktik i z. Limaj, i cili më gjasë ishte në aso pozite private dhe publike sa nuk kishte kohë për analiza më të detajuara. Sipas të gjitha gjasave, në atë kohë edhe këshilltarët që i kishte afër po e orientonin për së mbrapshti.
Sidoqoftë, nuk vonoi shumë dhe kundër Limajt shpërtheu edhe bomba e dytë, rasti Kleçka. Tash u bë krejtësisht e qartë se afera për korrupsion ishte lansuar për të arritur te rasti për krime të luftës. Prokurorët kishin bërë kalkulime politike. Fillimisht e kishin rrënuar reputacionin e z. Limaj për të goditur mandej për rastin që ata ishin përgatitur që një kohë të gjatë, për krime lufte.
Limaj ishte i lënduar personalisht, kurse ngrohtësia e raporteve të tij me Partinë ishte në nivele arktike. Në anën tjetër, Grupi Medial "Llulla" vazhdonte t'ia përkëdhelte sqimën z. Limaj, por nuk pushonte se botuari kundër tij ku është një e zezë. Ditari famëkeq që doli të ishte falso u botua në vazhdime. Në fakt ai fejton ishte edhe një lloj aktgjykimi. EULEX-i me "Llullën", duke shpalosur fakte të shpikura të një dëshmitari fatkeq, e përgatitën opinionin që kundër Limajt të ngrihej aktakuza dhe që pa ndonjë reagim qytetar ai të qëndrojë i arrestuar në shtëpi.
Por, përpara se të vinte puna deri te arrestimi i Fatmir Limajt, skenaristët e kësaj drame kishin vendosur që të na testonin të gjithë neve. Kërkohej që atij fillimisht t'i hiqej imuniteti. Kushtetuta ishte kristal e qartë se Limaj nuk ka imunitet, kur është fjala te krimet e luftës, por kjo nuk i mjaftonte EULEX-it e as Grupit Medial "Llulla". Ata dëshironin që ose Qeveria ose Kuvendi më dorë të veten ta nisnin për në Gjykatë Kushtetuese kërkesën për ta sqaruar çështjen e imunitetit. Që i binte se ai që e niste letrën në Gjykatë Kushtetuese, ishte ai që po ia vinte prangat z. Limaj.
Që i binte se ai deputet që do të votonte pro heqjes se imunitetit, ai ishte pjesë e aksionit për arrestimin e z. Limaj. Pra, ne të partisë së z. Limaj, dikush dëshironte që të bëheshim pjesë e aksionit për arrestim. Të bëheshim pjesë e farsës gjyqësore. Ndodhi si ndodhi dhe kërkesa për dërgimin e letrës në Gjykatën Kushtetuese nuk u procedua përmes Kuvendit të Kosovës, mirëpo do të ishte jokorrekte prej meje që tash të mos i tregoj z. Limaj se cila do të ishte vota ime si deputet: për hir të tij dhe për hir të vendit do të votoja që të kërkoja prej Gjykatës Kushtetuese mendimin nëse Limaj kishte imunitet. Thjesht e dija se do të votoja për arrestimin e tij. Mirëpo, ky akt me ose pa PDK'në në Qeveri, me ose pa PDK'në shumicë në Kuvend do të ndodhte. Në mendjen time dëshiroja t'ia shkurtoja dhimbjet dhe dramën z. Limaj. Ishte vetëm një rrugë. Se ishte kështu dhe se Limaj nuk do të mund t'i ikte drejtësisë, e dinte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës. z. Jakup Krasniqi, e sidomos e dinte Grupi Medial "Llulla".
Prapë u desh që prej qorrsokakut ta nxjerrë vendin Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke e dërguar atë letër epike deri në dyert e Gjykatës Kushtetuese, e cila e konfirmoi atë që të gjithë e dinim. Kjo ishte sikur t'i dërgonim pyetje Institutit Hidrometeorologjik nëse është e vërtetë që "gjatë dimrit bie më shumë borë sesa gjatë verës". Dhe ndodhi ajo që pritej: Limaj u arrestua.
A jemi koritur ne të tjerët me sjelljen përballë z. Limaj, kur ai ishte në telashe të mëdha? A kemi mundur të bëjmë diçka më tepër për të?
Rreth këtyre supozimeve opinioni është i ndarë ndoshta në dysh. Ka të tillë që thonë se Partia nuk ka bërë sa duhet. Mirëpo, të shumtën ata që kanë thënë kështu, janë pikërisht ata që të parët e kishin filluar luftën publike për diskreditimin publik të z. Limaj. Grupi Medial "Llulla" që shkruante se z. Limaj po keqpërdorte 80 milionë euro, që pjesëtarët e familjes së tij po bartnin euro me thasë në shpinë për në Perëndim, tash ishin kthyer në aleatë të tij, i kishin hapur dyert hapekrah për të, për të deklaruar gjithçka e mundësisht sa më shumë kundër Kryetarit të PDK-së z. Hashim Thaçi.
Pra, këto falanga mediale dhe tek tuk ndonjë plak senil provonin ta mbronin Limajn duke e izoluar nga partia, apo duke e bindur Limajn se nuk janë prokurorët, por është vetë Partia Demokratike e Kosovës ajo që po e dërgonte prapa grilave. Madje aludohej qartazi se nëse dëshironte PDK, ai do të lirohej sa hap e mbyll sytë prej të gjitha akuzave. Broçkulla. Limaj në këto raste mund të ndihmohej prej partisë, aq sa mund AAK-ja ta ndihmojë liderin e saj z. Ramush Haradinaj. Mirëpo, në mënyrë tendencioze interpretohej se gjoja nëse ne deputetët nuk ia heqim atij imunitetin prej deputeti, atëherë gjasat që ai të mos persekutohej më ishin tepër të mëdha. Interpretime sharllataneske, por edhe malicioze në të njëjtën kohë.
Vijon.....
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
Respekt për misionin e Xha Brankuas
Qeveria e Kosovës terrorizon shqiptarët e Luginës
Kombi dhe feja
- Kryeministri japonez tenton t'ia kap prapanicën Merkelit, ndalohet nga Putini
- Plagosje me armë në Shkup
- Shkupjani i zhdukur gjendet i mbytur
- Ahmeti takohet me Zhernovskin, rivalin e partnerit të tij – Gruevskit
- Vlora Çitaku, zyrtarja e parë e Kosovës në Serbi
- Ajo shtatzënë me një tjetër, ai e rreh për të abortuar
- Merr hov tregu me prostituta shqiptare të Kosovës
- Arta heq dorë nga muzika?
- Pesë këshilla për të mbijetuar vapën tropikale
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Rrahje masive në Gostivar
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Prapanica e Tunës(FOTO)
- Erdogan: Shqiptarë jemi një, ju qëndrojmë në dispozicion në çdo kuptim
- Telefonon policinë sepse nuk i pëlqeu prostituta

Share



















