Populli e fitoi luftën, politikanët e humbën betejën!
Azbi NUREDINI
A thua ka lindur Helmut Kohl-i i politikës Shqiptare? Është një prej shumë pyetjeve që më shkon në mend mua dhe shumë bashkëbiseduesve të mi me të cilët kur pimë kafen ndajmë brengat e përbashkëta. Jemi një popull që Zoti na dha të mira natyrore të pafundme dhe një pozitë gjeografi ideale. Nuk kanë munguar as edhe personalitetet e shquara dhe figura të fuqishme të të gjitha profileve gjatë historisë së ekzistimit tonë si komb. Por, sidomos gjatë dekadës së fundit, shqiptarët mbeten në pritje të një “Kohl-i”, i cili përballë “rusëve të Ballkanit” do të prezantonte realitetin e shqiptarëve, pa gjuhën e dhunës dhe pa u gjunjëzuar para askujt, që do të promovonte vlerat e këtij kombi dhe do të kontribuonte në unifikimin e jetës dhe lirisë së popullit tonë, njëjtë sic dikur bëri kancelari gjerman Helmut Kohl, i cili do të mbahet në mend për sakrificën e tij, pa trazuar jetën e popullit të vet që ishte venë përballë sfidave të shumta.
Ne të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarjeve të shëmtuara politike, të cilat dominojnë në mbarë hapësirën shqiptare. Me avancimin e medieve, sidomos gjatë dekadës së fundit, që të gjithë kemi rastin të lexojmë lajme qoftë nga shtypi shqiptar, qoftë edhe nga shtypi i shteteve fqinje se si shqiptarët do të organizohen në kryengritje për të parandaluar mbrapshtit politike, t’i rrëmbejnë të drejtat e tyre apo edhe të reagojnë në vetëmbrojtje.
Pas luftërave që u zhvilluan në Kosovë, Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc, pas luftës së vitit 2001 në Maqedoni, shqiptarët nuk duhet më ta shohin vetëm luftën si mjet të vetëm për përmbushjen e të drejtave të tyre. Për realizimin e synimeve tona të përbashkëta kombëtare tashmë janë krijuar parakushtet që këtë “luftë” ta zhvillojnë përfaqësuesit tanë politik në tryezën e bisedimeve. Sa më afër realizimin të qëllimeve politike janë shqiptarët, aq më e zëshme bëhet propaganda antishqiptare, e cila i përdor mediat për ta jetësuar strategjinë se gjoja shqiptarët bëjnë thirrje për luftë. Ndërkohë, askush prej nesh nuk i kundërvihet kësaj propagande të ndyrë antishqiptare, e cila në vazhdimësi tenton që shqiptarët t’i paraqesë “çeçenet ose palestinezët” e Ballkanit. Madje, këtyre thirrjeve u kontribuojnë edhe disa të ashtuquajtura figura publike shqiptare.
Shqiptarët nuk kanë gjak për të derdhur vetëm pse përfaqësuesit tanë politik nuk e kanë as mençurinë dhe as guximin për t’u ballafaquar me fqinjët tanë. Nënat shqiptare nuk kanë djem për të çuar në luftë vetëm shkaku pse disa huligan të rrugëve kanë arritur të depërtojnë në politikën shqiptare me qëllimin e vetëm – të pasurimit të shpejtë.
Shqiptarët njihen si populli më i ri në Evropë dhe është fat që kanë një rini të shkëlqyer dhe të vyeshme po aq sa edhe shtete më të zhvilluara evropiane apo edhe ndërkombëtare. Në mesin e kësaj rinie ka djem dhe vajza që janë të aftë t’u bëjnë ballë “rusëve të Ballkanit” dhe mund ta menaxhojnë në mënyrë të shkëlqyer situatën në favor të realizimit të interesit kombëtar, njëjtë siç e menaxhoj kancelari gjerman z.Helmut Kohl-i i cili bashkoi gjermanët pa e shkrepur asnjë plumb. Ka ardhur koha që ky popull t’i dënojë ata politikanë që nuk kanë aftësi presionet e politikës t’i bartin mbi supet e veta por ia ngarkojnë, pa të drejtë, atë barrë popullit që i ka zgjedhur t’i përfaqësojë në institucione. Ka ardhur koha që këtij soji të politikanëve, të cilët njohin vetëm benifitet e pushtetit për vete dhe familjarët e tyre tu thuhet haptazi “shkoni në pleh – plehra...
Është për tu habitur se me sa lehtësirë dhe pa fije turpi politikanët tanë zhduken nga çdo presion politik dhe nguten që të futen në birucat e pushtetit nga i aktivizojnë thirrjet “ish luftëtarët do të riaktivizohen”. Ata me sa duket kanë humbur kontaktin me realitetin dhe nuk janë në gjendje as ta kuptojnë se sot nuk “riaktivizohet” askush në një kohë kur shqiptarët e kanë kryer misionin e tyre kombëtar. Kosova u bë shtet, ajo ecë sigurt drejt së ardhmes së saj në strukturat veriatlantike dhe evropian. Shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, po ashtu, i arritën ndryshimet që i kërkonin, por sot i vuajnë pasojat e dështimeve të përfaqësuesve të tyre politik, si dhe politikbërjes së gabuar të politikanëve shqiptar të trojeve tjera. Dhe këtë më së miri e dëshmon fakti se atyre u shkelen edhe drejtat elementare, ndërkohë që serbëve të veriut, lëre që u garantohen të drejta speciale, por nuk ndërmerren masa as edhe ndaj grupeve që tashmë haptazi merren me kontrabandë në veri të Kosovës. Kjo ndodh ngaqë përfaqësuesit politik të shtetit të Serbisë zhvillojnë politikat e duhura duke i shfrytëzuar të gjitha predispozitat gjeopolitike.
Edhe shqiptarët e Maqedonisë, vitin 2001, e bënë ndryshimin e tërësishëm të kushtetutës së Maqedonisë, pavarësisht lëshimeve të shumta, gjë që rezultoi me marrëveshjen e Ohrit, e cila do të shënonte paqen e brishtë në Maqedoni. Mirëpo, sërish, problemet mbeten pothuajse të njëjta, pasi që në zgjedhjet e përgjithshme, “të zgjedhurit” e shqiptarëve rezultuan të jenë njerëz me kurriz të thyer! Dhe ne më kot presim që këta politikanë ta mbajnë kokën lartë, derisa tashmë ajo u është futur ndër vegë në mungesë të shtyllës kurrizore.
Këtë bindje e mbështes në shembujt e shumtë që ndodhën kohëve të fundit në Maqedoni, e të cilët ishin në dëm të shqiptarëve. Sa për ilustrim, para sa muajsh, në Gostivar, ndodhi një vrasje për motive të ulëta, më ç’rast një polic maqedonas vrau dy shqiptar. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, nxitoi të deklaronte se vrasësi ka vrarë në vetëmbrojtje në një kohë kur ende nuk ishin përfunduar hetimet dhe duke i siguruar kështu alibi kryesit të këtij akti të shëmtuar, i cili nxiti protesta masive në Gostivar. Pavarësisht këtyre deklarimeve të papërgjegjshme, asnjë nga pushtetarët shqiptar nuk reagoi, madje për më tepër, ata më vonë u deklaruan njëjtë sikurse zëdhënësi i MPB – së, duke e quajtur banale motivin e vrasjes për arsye të parkingut, pa dashur që t’i jepnin ngjyra ndëretnike këtij akti kriminal. E kundërta ndodhi me rastin tragjik në Smillkovcë me ç’rast barbarisht u vranë pesë qytetar maqedonas. E para e MPB – së, Gordana Jankullovska gjatë konferencës, në prani të zëvendësit të saj shqiptar nga radhët e BDI – së, i shpalli terroristë islamikë dhe vrasës të arrestuarit, në mesin e të cilëve kishte edhe nëna dhe motra shqiptare. Zëvendësministri shqiptar lëre që nuk i shkoi mendja që të mbrojë integritetin e femrave shqiptare, të cilat edhe ashtu më pas u liruan, por për më tepër, ai e arsyetojë arrestimet e kryera nga njësitet speciale.
Andaj, me dhimbje më duhet ta them se përderisa këta matrapazë politikë me kurriz të thyer na përfaqësojnë, shqiptarët e këtushëm vetëm sa do të largohen nga interesat e përgjithshme kombëtare, ndërsa përfaqësuesit e tillë do të jenë gjithmonë afër qëllimit të tyre të vetëm – përfitimit për interesa personale.
Udhëheqësit politik janë pasqyra e popullit të tyre. Një popull është i fuqishëm, aq sa i kanë të fuqishme idetë udhëheqësit e vet. Ka ardhur prej moti koha që të ndalojmë së qeni të burgosurit e së kaluarës. Në duhet të bëhemi arkitektët e së ardhmes!
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
Respekt për misionin e Xha Brankuas
Qeveria e Kosovës terrorizon shqiptarët e Luginës
Kombi dhe feja
- Noizy i thotë Tunës "k***"
- Loja me fotografitë e ushtarëve të UÇK-së!
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
-
Futbollistët francezë para gjykatës, seks me prostitutën minorene (VIDEO)
- Aksion i madh policor në Turqi
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- Thaçi: S'ka ‘Shqipëri të madhe’
- Rama me helikopter nga Shkodra në Vlorë, Berisha premierë në “Top Story”
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)

Share



















