Letër të hapur z. Menduh Thaçi
Valmir Shabani
z. Thaçi, pikë së pari ju përshëndes dhe uroj të jeni mirë në këtë situatë të stërngarkuar që po përjetojmë neve si popull, dhe ju si politikan që keni në dorë çelësin e së ardhmes sonë. E them këtë pasi që ju jeni ata që vendosni për të ardhmen tonë, ju jeni ata që do të na i hapni dyert ose që do të na i betononi ato ashtu siç duhet, krejt kjo varet nga “potezat” që do t’i bëni ditët dhe muajt në vijim, uroj që të mos gaboni si herat tjera.
Unë jam nga Tetova, jam një ish student i Universitetit Shtetëror të Tetovës, drejtimi juridik, kam qenë i regullt në çdo ligjeratë, kam mësuar shumë, dhe tani shumë po shëtis dhe po endem rrugëve, por pak me frikë. Përshembull, natën, kohëve të fundit nuk dal e sidomos nga ana e Maqedonëve, e në Shkup kam kohë pa dalë, sidomos natën kur ka lezet, jo që nuk kam se me çka të shkoj, po nuk edi se si dhe a do të mund të kthehem shëndosh e mirë. Me anë të kësaj letre vendosa t`u drejtohem juve, të qaj pak hall me juve dhe ti nxjer këto të këqija që i kam në bark. Situata është “berbat” themi nga Tetova, situatë e rëndë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhën në trojet shqiptare, por më duket se epiqendra e këtij sikleti është këtu tek ne në Maqedoni. Unë, familja ime dhe shokët, bashkëmoshatarët e mij dhe shumë ftyra të lodhura që shoh jemi të zhgenjyer deri në palcë me situatat që po përjetojmë, ju garantoj që perveç atyre që i kanë prindërit nëpër funksione të larta shtetërore të tjerët të gjithë e shprehin pakënaqësinë dhe dëshprimin, flas për gjeneratën time që i takojmë moshës 25 vjeçare. Mirëpo, ne do të presim që të ndërrmerni masa dhe hapa Ju, ose ne si rini dhe si gjeneratë e re do të organizohemi me protesta për t’ia hapur vetes rrugët dhe të gjitha përspektivat që na i keni hedhur në baltë.
Kemi shpresuar aq shumë unë dhe familja ime saqë dy anëtarë të familjes time desh e flijuan edhe veten në konfliktin e armatosur të 2001, për një jetë më të mirë dhe më të lirë, por jo si kjo që po e jetojmë që me anë të deklaratave politikë të më bindin se unë po jetoj në një shtet “multietnik” ku gati se çdo ditë arrestohet ose vritet ndonjë shqiptarë, po tash është bërë edhe më keq, kanë filluar të na i marrin gratë dhe motrat nga shtëpitë, ndërsa këta “tonit” atje lartë e lavdërojnë kryeministrin, ose ose nuk e lavdërojnë por e shikojnë me katër sy kur ai ua bën me sy, hiç nuk edi pse, më duket se janë të përlyer me diçka e fshihen pas kryeministrit, Zoti hajrin, për tu çuditur, ende mundohen që të na bindin se punët janë mirë.
Punët u pane qartë, gjithçka e paskan bërë për pushtet, e gjithë ajo që ndodhi para 11 viteve paska qenë që sot unë dhe çdo shqiptarë të bindemi me anë të deklaratave politike se “çdo gjë është mirë” dhe se në shumë raste duhet të kemi durim. Megjithatë, nuk dua të mendoni Ju por edhe lexuesit që un jam ndonjë simpatizues i partisë tuaj, ajo që më shtyu të ju shkruaj juve është se më është kujtuar një deklaratë e vjetër e juaja ku keni thënë: “Shqiptarët e maqedonisë këto të drejta që i kanë tash kanë mundur t’i kenë edhe pa luftë”, pra unë tash po e kuptoj se ne nuk paskemi fituar asgjë përpos punësimeve, gjë që është fakt se punësime do të bëheshin gradualisht edhe pa luftë në cilin do sektor qofshin ato punësime.
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
Zbuluesit e “plagjiaturës” dhe injoranca
Të jetosh me “majmunllëkun “ e Ben Blushit
Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berisha
Debakli
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Universiteti i Kembrixhit: Shum femra britaneze pranojn Islamin
- Gostivar: Një i plagosur, dy të sulmuar
-
Mallkimet e Menduh Thaçit, ofendime për shqiptarët(VIDEO)
- Tuna, tjetër njeri pa grim(FOTO)
- Muazi dhe Namani, kurbane të lirisë në Siri
- Kalaja e Ohrit, vepër shqiptare
-
Shkup, huliganët sulmojnë dy të rinj në afërsi të stadiumit(VIDEO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Debakli
- Zvicër: Vritet Selim Elshani në prani të fëmijëve
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam

Share



















