Ju lumtë protestuesve

Fillimi | Opinione | Ju lumtë protestuesve | Add to Facebook Share
image

Burhan SEFERI

Nisja e protestit u bë nga kompleksi Çairçanka, edhe pse keqdashësit e kombit shqiptar deshën që këtë protestë ta bëjnë si fetare, kjo aspak nuk e ndërpreu vullnetin e popullit për të dalur, trilluan se organizatorë janë këshilli i Xhamisë së Jahja Pashës, por kjo aspak nuk ishte faktor për manipulim me shqiptarët që ta ndalin protestin.

Shqiptarët me këtë protestë treguan se krenohen me popullin e tyre, krenaria është një gjë që nuk blihet, por është dhunti që fitohet nga sinqeriteti i individit. Shqiptarët treguan se për ta treguar edukatën dhe bashkimin e tyre, nuk kanë nevojë për organizatorë, për këshilla dhe koordinime, dhe se që të gjitha këto, populli shqiptar i merr në duart e veta, për ta bërë protestën e cila lirisht mund të quhet protestë e krenarisë.

Në mesin e protestës, kur e pashë se njerëzit vijnë grupe grupe, më bëhej të qajë, e jo nga mërzia, por nga gëzimi dhe është hera e parë që gjendem në mesin e atyre që çdo ditë iu bëhet padrejtësi, qoftë kjo padrejtësi nga qeveria anti shqiptare, apo nga shqiptarët e shitur për interesa personale.

Populli i jonë tregoi kapacitetin e tyre se janë të gatshëm që të ngriten kundër çdo padrejtësie që i bëhet një shqiptari, qoftë ky edhe një shqiptar i largët, sepse populli i jonë është i lidhur mes vete dhe padrejtësitë që i bëhen i marrin mbi vete si shembull, për t’ua shtuar edhe më shumë vullnetin që masovikisht të dalin në protesta. Dinjiteti i popullit nuk blihet, por dinjiteti mbrohet, nga rinia e këtij populli që treguan se janë të gatshëm që shpirtrat e tyre t’i lënë para qeverisë, vetëm se për ta mbrojtur nderin e tyre që nënçmohet dhe shkapërderdhet nga qeveritë anti shqiptare, keqdashëse të këtij populli.

Eh, sa grupe të vogla kanë triumfuar mbi grupet e mëdha, me ndihmën e Atij lartë, dhe sa ushtri të përgatitura janë mposhtur para ushtrive të papërgatitura, e gjithë kjo për një arsye: Sepse fitoren asnjëherë nuk mund ta gëzojnë mizorët, fitorja i jepet njeriut krenar, i cili flijohet për popullin e tij.

Populli jonë tregoi se janë të lidhur mes vete, edhe atë sikur që funkcionojnë organet e trupit mes vete, nëse një pjesë dhemb, i gjithë trupi fillon të ketë dhimbje. Këtë, populli e ka kuptuar, dhe pa marrë parasysh kërcënimeve partiake që mos të dalin në protesta, aspak nuk ishte shkaktar që mos të dalin, përkundrazi, numri i tyre u dyfishua, pa pritur dhe pa kujtuar, askush nuk mund ta kupton se si mundet, çfarë u bë dhe çfarë ndodhi.

Sot, u dallua ushtria e padrejtësisë me ushtrinë e drejtësisë, u dallua i shituri nga ai që ndjehet krenar, u dallua trimi nga frikacaku. Sot, populli gjendet kundër partive politike dhe kërkon që këto parti të zhduken, të shkatërrohen dhe kryesia e tyre asnjëherë mos të del në publik, sepse këta, që të gjithë, qofshin ata në qeveri apo ata në opozitë, janë faktorë kryesorë që shqiptarëve ua kanë nxirrë fytyrën. Sot u tregua se populli shqiptarë ka nderin e tij, krenarinë e tij, mburrjen e tij dhe që të gjithë njëzëri, kërkuan zhdukjen e tradhtarëve, keqdashësve, të shiturve nga ky popull. Sot. populli i shpalli luftë padrejtësisë, nënçmimit, talljes dhe burgosjeve të montuara. Populli në këtë tubim tregoi se nderi i tyre është i shtrenjtë dhe nuk do të lejojnë që të nënçmohet nga çdo dorë e fëlliqur dhe se janë të gatshëm që për një person të popullit, të ngriten që të gjithë, pa marrë parasysh se kush është ai kundërshtarë.

Pas gjithë kësaj, populli është si gishtat e dorës dhe bashkimi i tyre e formon grushtin, grushti i popullit sulmon çdo padrejtësi dhe me atë grusht, sot, si pjesë e tij, jam krenarë që jam pjesë e këtij populli, pjesë e këtij grushti, që i tregoi dhëmbët dhe fuqinë e tij./almakos

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS