Cilët shqiptarë i kullosin kuajt që Gruevskit i solli në Shkup?

Fillimi | Opinione | Cilët shqiptarë i kullosin kuajt që Gruevskit i solli në Shkup? | Add to Facebook Share
image

Koment: almakos.com

 

Të rinjtë shqiptarë protestojnë dhe as që kanë kohë e mundësi të shohin se Gruevski i solli ne Shkup edhe pesë kuajt e praruar, që i vendosi përpara Parlamentit republikan. I ka vendosur aty ku më lehtë do mund t’i shohin deputet shqiptarë dhe mbase të shtrojnë pyetjen: Në livadhin e kujt u majmën ata kuaj dhe Gruevski kënd donë ta shpall gomar! Si dhe pyetjen: cilët janë ata shqiptarë që s’bëjnë gjë tjetër përpos që lejojnë që edhe me parat e shqiptarëve, Gruevski t’i ushqej “kuajt” e tij? 

Të rinjtë shqiptarë protestojnë, ngaqë më nuk u besojnë as institucioneve të shtetit, as partive të tyre. Ata edhe nuk mund t’u besojnë atyre që të arrestojnë, të zhdukin, e pastaj, edhe nëpërmjet gojës së shqiptarëve, paturpshëm të thonë se je vetëzhdukur. 

Rinia shqiptare proteston e vetë organizuar ngaqë më në fund e kuptoi se sa i rëndë është zgjimi kur bënë gjumë në shtratin partiak. Ajo proteston e vetë organizuar ngaqë ka humbur besimin te partitë shqiptare, e të cilat, sa herë që nuk ia dalin që protestat t’i përdorin për qëllime të vetat, mundohen ato t’i shpallin si të organizuara “ nga qendra të jashtme”.

Rinia shqiptare proteston, ngaqë e ka kuptuar se në këtë shtet dikush dëshiron të barazojë përkatësinë e tyre etnike me atë religjionin. Edhe atë me qëllim që ata të ndjehen inferior edhe shkaku i përkatësisë etnike edhe asaj religjioze, me qëllim që sipas nevojës, herë t’i shpallin “terrorist islamik” e herë “shovinist shqiptarë”. 

Rinia shqiptare proteston sepse e ka kuptuar se si do që ta kthesh, në këtë shtet dikujt i pengon shqiptaria, se atyre u është rrezikuar përkatësia kombëtare, e jo ajo fetare. Andaj edhe barazohen emblemat kombëtare të gjetura te “terroristët islamik”, siç u pa në incizimet e MPB-së gjatë aksionit policor “Monstër”. 

Rinia shqiptare ndjen dhembshuri ndaj çdo viktime të pafajshme, ajo kërkon që krimineli të marr dënimin e duhur, por kjo rini nuk lejon që dikush të prekë në institucionin më të shenjtë  që ka mbajtur gjallë gjatë shekujve këtë popull: Nderin dhe Moralin familjarë! Kjo rini nuk pranon as fajësinë kolektive, ajo nuk pranon atë që e pranojnë përfaqësuesit e sajë politik: që policia të jetë prokuror, gjykatë dhe ndëshkues.

Rinia shqiptare proteston edhe shkaku se ndjehet e pambrojtur, e rrezikuar dhe e ngirë nga gënjeshtrat e përfaqësuesve shqiptarë nëpër institucionet e shtetit, që thonë se kjo polici nuk të arreston nëse je duke falur namazin e sabahut, apo përderisa je duke palosur flamurin me shqiponjën dykrerëshe. Kjo rini thjeshtë kërkon që askush të mos e mëkëmbë më të vlefshmen që ka ky populli – ylberin shumëreligjioz, e që e bënë edhe më të madhërishëm fluturimin e   shqiponjës dykrerëshe./Almakos    

 

 

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS