Lufta e Ftohë që s’mbaron kurrë

Fillimi | Opinione | Lufta e Ftohë që s’mbaron kurrë | Add to Facebook Share
image

New York Times

Dy dekada pas fundit të luftës së ftohtë Mitt Romney ende e konsideron Rusinë si ‘armikun gjeopolitik nr.1’ të Amerikës. Komentet e tij shfaqin ose një mungesë tronditëse njohurish rreth çështjeve ndërkombëtare, ose janë vetëm politikë e dobët. Cilado qoftë, ato janë të papërgjegjshme dhe poshtë nivelit të kandidatëve presidencialë.

Z. Romney nuk priti për të reaguar kur presidenti Obama i tha presidentit rus Dmitri Medvedev -gjatë një bisede në një samit të armëve bërthamore, e cila u kap nga mikrofonët -se ai do të ishte më elastik në mbrojtjen anti-raketë dhe çështje të tjera pas zgjedhjeve.

Së pari, kjo është një shpallje e ndershme e një fakti, siç edhe demonstroi qartësisht reagimi i z. Romney. Atmosfera politike në Washington tani është kaq e helmuar sa bashkëpunimi në çdo çështje do të qe pothuajse i pamundur. Romney e akuzoi Obama-n se po sinjalizonte se pas zgjedhjeve ai do të ‘tkurrej’ sa i takon mbrojtjes bërthamore. Në revistën Foreign Policy pak ditë më parë z. Romney e akuzoi atë për përkulje para Rusisë, sa i takon pakësimit të armëve bërthamore dhe Iranit. Kjo nuk është e vërtetë.

Dy vjet më parë presidenti Obama firmosi një traktat me Rusinë, që mundëson shkurtime modeste në armët bërthamore të secilës palë dhe premtoi se të tjera shkurtime do të pasojnë. Megjithëse z. Romney ishte kundër traktatit, 13 senatorë republikanë iu bashkuan demokratëve për ta kaluar atë. Çdo president, që nga Ronald Reagan, e ka shkurtuar arsenalin bërthamor në mënyrë thelbësore. Thjesht ne nuk kemi nevojë -dhe as nuk na e mban xhepi- për mijëra armët që ende zotërojmë.

Deklarata e Obama-s se do të jetë elastik sa i takon mbrojtjes bërthamore nuk do të thotë ‘dorëzim’. Dy vjet më parë ai mori një vendim të fortë strategjik kur shfuqizoi një plan të dyshimtë të presidentit George W. Bush për ndërtimin e një sistemi mbrojtës antiraketë në Poloni dhe Çeki. Pentagoni po zbaton një sistem më pak ambicioz, por më praktik interceptorësh dhe sensorësh, fillimisht në anije dhe më vonë edhe në tokë. Rusia ka objeksionet e saj ndaj një sistemi në Europë, me pretendimin se rrezikon raketat e saj me rreze të gjatë. Ky nuk është qëllimi i Amerikës -targeti është Irani- dhe Obama ka të drejtë që punon në gjetjen e një kompromisi.

Sa i takon Iranit, presidenti Obama dhe diplomatët e tij ia kanë arritur ta bindin Rusinë që të pranojë sanksione të kufizuara, por të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ata me të drejtë, pa pyetur Moskën, kanë vendosur sanksionet e tyre mbi Teheranin dhe ato janë më të rënda sesa ato të presidentit Bush. Rusia ka punuar frytshëm me Shtetet e Bashkuara sa i takon Libisë dhe Afganistanit.

Rusia nuk është një lojtar i mirë. Në dhjetor partia e Vladimir Putinit u përpoq që të manipulonte zgjedhjet parlamentare; këtë muaj ai u akuzua për mashtrim nga vëzhguesit ndërkombëtarë, pas rizgjedhjes së tij si President. Ai ka shtypur kritikët dhe ka kufizuar demokracinë. Mbështetja e tij për presidentin Bashar al-Assad të Sirisë është e paskrupullt.

Por Rusia as nuk mund të denoncohet dhe as të urohet që të zhduket. Duhet sfiduar dhe raporti me të duhet menaxhuar me vigjilencë e skepticizëm. Administrata amerikane kishte të drejtë kur shprehu shqetësime rreth zgjedhjeve parlamentare të manipuluara dhe që u përpoq ta turpëronte publikisht Kremlinin në Siri. Z. Obama gjithashtu duhet të mbështesë më fuqimisht demokracinë në Rusi dhe t’i kujtojë z. Putin  se shumë pengesa në bashkëpunim janë vepër e tij.

Ndërkohë ekzistojnë kërcënime të njëmendta: Al Qaeda dhe imituesit e saj Irani, Koreja e Veriut, dhe shqetësimet e ekonomisë. Z. Romney u ka borxh amerikanëve një diskutim mbi sfidat e njëmendta me të cilat përballet ky vend dhe zgjidhjet e tij për to.

tav
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS