Sërish vjen marsi
Liridona VELIU
M’u tha edhe mua të shkruaj për Kërçovën . Ka shumë dhe ka asgjë për Kërçovën mendova. Ka shumë shtëpi , plot. Shtëpitë kanë shumë kate, shumë. Kemi dhoma , dhoma të mëdhaja. Të mëdhaja e të zbrazta, boshe …vetëm qoshe.Ka shumë rrugë në Kërçovë , me gropa e pa gropa. Rrugë të vetmuara, të kota, që s’i mban dhe toka. Ka shumë ëndrra Kërçova, tepër. Ka plot histori, shumë. Ka heronj Kërçova, të vdekur . Ka fjalë Kërçova ,me thes. Ka njerëz Kërçova?! Këtu romantizmi bien dhe më tepër se kurrë të ngjall nevojën për të potencuar “hiçi-n” karshi “shumës” . Këtu të duhet patjetër të zgjohesh jasht poezive , këngëve e përrallave dhe të futesh në një katrahurë shifrash nga të cilat mvaret fati kërçovarë. Prandaj, ju që s’e doni matematikën, për Kërçovën , tani duhet ta doni.
Ç’na thotë matematika jonë ? Matematika thotë : “Unë them si thoni ju”. Për t’mos hyrë në një lojë “më thaje –të thash” me matematikën, le ta formojmë ne vetë llogarinë tonë. Në zgjedhjet 2013 kërçovarët më tepër se kurrë kanë nevojë për një matematikë të mirëfilltë dhe mbi të gjitha, për një hartim të mirëfillt të saj. Fillimisht, Kërçova humbi shumë kohë . Kohë kjo që doemos shërbeu në favor të fqinjëve tonë, si gjat kryesimit me këtë komunë ashtu edhe në aspekt të organizimit më të gjatë për ditën e zgjedhjeve lokale në Kërçovën, Zajazin, Osllomenë, Dërgovën dhe Vraneshnicën e bashkuar. Bashkimi që duhej të bëhej më 2008-ën , u arrit sot, vite më vonë. Si të arrihet fitorja është çështja. Për fat të keq, duhet t’u referohemi shifrave dhe të dhënave ekzistuese që ndonëse janë fiktive apo joreale, ne s’kemi ku tjetër të mbështetemi. Sipas të dhënave në librin : "Popullsia e përgjithshme, familjet dhe banesat në Maqedoni" të formuluar nga Enti statistikor, Kërçova disponon më gjithsej 30138 banorë ( 28112 qytetarë me të drejtë vote ) prej të cilëve 16140 maqedonas, 9232 shqiptarë, 2430 turq, 1630 rom, 76 vlleh, 56 serb, 7 boshnjak dhe 567 të papërcaktuar. Në Kërçovën e bashkuar nga 9232 shqiptarë llogariten rreth 6500 votues, ndërkaq komuniteti turk llogarit në 1600 votues dhe ai rom në 1000 votues. Zajazi pritet të vijë me rreth 10 000 votues, Osllomeja me rreth 8650, Vraneshnica me rreth 800 si dhe Dërgova me rreth 2700 votues. Ajo që në fakt bën përshtypje është numri i votuesve maqedonas prej rreth 19 000 , që është qesharak në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullatës maqedonase në Kërçovë prej rreth 16 000 .Votues më tepër se njerëz ! Tani, a thua mund edhe të vdekurit të votojnë? Paj, jo shumë e besueshme , por ama, mund të gjallët të votojnë në emër të të vdekurve. Kjo po që është shumë e besueshme dhe kjo është ajo që pikërisht ndodh. Qytetarët maqedonas përpos që votojnë dyfish njëherë nëpër fshatra e pastaj në qytet, ato edhe votojne për familjarët e ndjerë të tyre që nuk janë paraqitur kurrë si të vdekur .Kjo nuk mjafton. Duke parë rrezikun e fitores së shqiptarëve si shumicë në Kërçovë me bashkimin e komunave , ka filluar edhe paisja me dokumente zyrtare të identifikimit të qindra maqedonasve nga jasht vendi . Si duket fqinjët tanë kohë më parë kanë përpiluar teknikat dhe metodat për të fituar superioritetin karshi nesh saqë edhe kontraditat nëpër rezultatet statistikore te Enteve shtetërore haptazi shpallen dhe kjo s’i bën kujt përshtypje. Dokumente identifikimi jepen falas duke mos dhënë llogari për kriteret e shpërndarjes së po të njëjtave. Dorën në zemër , bravo ju qoftë. Bota ndërtojnë identitete më buste, ura dhe ndërtesa antike , transportojnë votues andej-këndej, “vrasin larg”- thotë populli, por ama s’kanë pse të ndjehen në siklet miqtë tonë. Në fakt, me këto shifra që disponojmë , shqiptarët edhe ashtu s’janë aq afër fitores. Pse?
Në bazë të një studimi të bërë nga Instituti Liberta- Qendra për hulumtime politike dhe ekonomike nga Shkupi, thuhet se : “…nevojiten 6.235 votues për balancimin etnik të votave (përkthyer në mjete transporti – 31 avionë ose 125 autobusë të mbushur me votues shqiptarë me të drejtë vote në ditën e votimit )." Ato japin një pasqyrë se si do te dukej komuna e re e Kërçovës, po të ishin zgjedhjet lokale 2013 të njëjta me ato të vitit 2009. Për ti rënë më shkurt, në “zgjedhjet lokale të vitit 2009 në komunat e cekura (Kërçova e kombinuar me Vraneshticën, Dërgovën, Zajazin dhe Osllomenë) kanë dalur në votime gjithsej 24.502 votues, prej të cilëve 14.544 maqedonas dhe 8.309 shqiptarë.” Këtu edhe arrimë tek thelbi : Numri i shqiptarëve të regjistruar në këto komuna, nuk ka vlerë poqese nuk reflekohet në numrin e votuesve. Na duhen jo vetem njerëz, por njerëz – votues , përndryshe numri i shqiptarëve mund të bëhet vetëm pjesë e lëvdatave dhe fryerjeve euforike të shqiptarëve në bisedat e zakonshme të kafeneve pa ndonjë peshë politikë në realitet. Bashkimi i komunave në fakt, bart në vete rrezikun e humbjes së Osllomesë dhe Zajazit. Ndonëse numri i këshilltarëve shqiptarë do të rritej, ne sërisht do të ngelnim pakicë në rast humbjeje. Kjo do të thotë së nëse tani humbim, humbim shumë më shumë se çkemi humbur më parë. Ku shpresat?
Shpresat tek plagët . Ndonëse me shifra e statistikë, s’ke se si të shkruash për shqiptarët e t’mos bëhesh romantik. S’ke se si të shkruash për shqiptarët e t’mos ua shohësh plagët.Ne presim nga mërgimtarët. Me bindjen që ato kanë një pasqyrë të rrugëve të Kërçovës jo vetëm ditëve e netëve të verës kur ato ngjallen, por edhe stinëve të tjera ku të rijntë s’ka ditë që t’mos thonë : “Duam jasht !” , me bindjen se gjallëron ende tek ato gjeni i kombit që i mbajnë emrin, me bindjen se jo vetëm dasmat i bëjnë të kujtohen për truallin ku kanë shtëpitë, me bindjen se ato do te dinë të bëhen shembulli më i denjë se si duhen trojet, ne presim nga mërgimtarët.Mërgimtarët tanë kurrë më tepër se tani s’do të kenë rast më të mirë për të dëshmuar përkushtimin ndaj vendlindjes së tyre. As që do të kenë rast më të mirë për t’ua dëshmuar fëmijëve të tyre se si duhet të ndihmoet Kërçova që më së shumti e shohin një herë në vit. As që do të kenë rast më të mirë për të transformuar thirrjet euforike : “O sa mirë me qenë shqiptarë!” në vepra,përfitime e krenari konkrete.Në botën e shekullit XXI, shpesh dashuri shprehet me shifra e jo me fjalë. Në botën e këtij shekulli vendlindja duhet me vota e jo me këngë , dasma e valle.Përshtatu ose vdis ! Ne e dimë që patriot të mirëfilltë, s’bëhemi dot vetëm me votime , por nëse s’i jemi pranë tokës, gjithmonë të derdhur këndeve të botës, ti gjindemi së paku kur t’i zgjidhen krerët , sa për të thënë me dinjitet : “E duam at cop trulli. Eshtë i yni.”
Kjo është më tepër se një luftë votash. Kjo është më tepër se “Rroftë partia!” . Kjo është edhe më tepër se një fitore politike. Edhe në mos ndryshoftë diçka,kjo është gjallërim i ëndrrës së kahëmotshme : “Uskana e shqiptarëve.” “Kur thyet çerrja, xhinen udhët .” – e dëgjova. Të mos lejojmë të gjejmë zgjidhje pasi t’ia pësojmë njëherë keq .Kur të thyejmë karrocën, të mbani mend, do të flasim më vrull, nervozizëm , keqardhje dhe dëshpërim se si duhej të kish qenë. Kur të thyejmë karrocën do t’ia mbathim në këmbë , por në këmbë të nderuar ecet shumë ngadalë. Ne edhe ecim se jemi mësuar që të shqyejmë këmbët në gracka të historisë , herë nga të huajt e herë nga vetja. Ndonëse dhimbja nuk do të jetë aq e madhe sepse jemi bërë edhe imun ndaj dëshpërimit , por ama ndaj inatit jo. Në mos për më tepër , për hirë të atij inati që do t’na hajë qelizat kur të shohim të tjerët të na kalojnë pranë më karrocë e ne të zbathur, për hirë të atij inati në mos për më tepër -të zgjohemi. Gjumi rrit femijët, por popujt i vdes. E si rriten fëmijët në një komb të vdekur ? Jetimë.
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
- Xhami në "Allianz Arena", fillon gara për Imam
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Krasniqi: Zoti e drejtoftë Kadarenë që të mendoj drejtë për shqiptarët muslimanë !
- Gruaja e Baldwin i “harron” të mbathurat
- Zbulohet identiteti i 16 vjeçares që dje u hodh nga ura e lumit Vardar
- Anulohet ndeshja Shkëndija-Teteks shkaku fyerjeve etnike
- Shtatzënë dhe krenare
- Zajmina “reklamon” pjesët seksi te trupit
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
- Tv Sitel nacional anti-shqiptar publikon hartën e "Maqedonisë së Madhe" përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Share



















