Pse balloja në Shutkë të jetë huq?

Fillimi | Opinione | Pse balloja në Shutkë të jetë huq? | Add to Facebook Share
image

Ramadan RAMADANI

Fjalët, ndonjëherë, u ngjajnë druve për ngrohje. Për funksionin e njëjtë, ngrohjen për shembull, ndonjëherë duhet më tepër, e ndonjëherë më pak. Kështu është me fjalët – për shpjegimin e një ndjenje të vetme, ndonjëherë nevojiten më tepër fjalë. Ja, këtu dhe tani, për informatën për një ngjarje të mbajtur, nevojiten shumë fjalë dhe dy anekdota të plota. Për shpjegim më të saktë të ndjenjës për pasiguri, që ndoshta, e ndajnë më tepër njerëz në Maqedoni, të cilët kanë kuptuar për ballon e mbajtur në Shutkë, fjalët i dinë, të pranishmit po ashtu, por ja, nuk kanë pasur rast të jenë prezent në këtë ngjarje. Pse kjo ndjenjë e pasigurisë është një pyetje e vështirë, sa edhe pyetjet – pse ballo dhe pse në Shutkë?

Balloja është lloj ngjarjeje legjitime, në organizimin e një kryetari të komunës dhe një deputeti, babai dhe i biri, në pjesën, ende, më romantike të Shkupit. Në fund të fundit, pse disa familje të jenë më pak të rëndësishme se sa disa familje tjera? Pse incizimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme dhe qendrore, duhej të “rrjedhë” vetëm më pas, në media margjinale, edhe pse, sipas rëndësisë së nikoqirëve dhe të ftuarve, duhej të transmetohet edhe në mediat qendrore? Është e dukshme se ata që të parët marrin vesh për diçka, kur nuk u shkon për kuti, tregojnë të fundit. Mirëpo, është problem që me shembuj të këtillë tradhtohen për kriterin edhe për kutin, sipas të cilit caktojnë çka do të transmetojnë. 

Aq të rëndësishëm ishin të ftuarit aty, si; kryeministri, shefi i policisë sekrete, prokurori publik dhe ministri i Drejtësisë, që veç mund të supozohet ndjenja e irelevancës,  të cilën ndoshta e kanë ndierë të papranishmit nga kreu shtetërorë në atë ngjarje, si Gjorge Ivanovi dhe Musa Xhaferi. Kjo ndjenjë ndoshta mund të shpjegohet me përrallën e parë që duhet të tregohet. E ka parë një njeri, nga toka, se si një tjetër mbytet në ujë dhe bërtet. E pyet: Pse aq shumë bërtet, çfarë zori ke? Nuk di të notojë, iu përgjigj ai. Pusho më, nuk di as unë, iu përgjigj ky, por ja, nuk bërtas!

Por, ndjenja e pasigurisë është më e ndërlikuar se çështja në përrallë dhe vjen nga profili gjyqësor – policor, i të ftuarve. Gjatë të pranishmëve të tillë dhe ndjenjës së tillë, vijon një çështje tjetër, e cila e shtruar me fjalorin gjyqësor – policor do ishte si vijon – kush për kë do të jetë dëshmitar mbrojtës? Çka nëse opozita e zemëruar, si njerëz të cilëve u është treguar gishti i mesëm, nesër, kur do të vijnë në pushtet vendosin se disa praktika gjyqësore, si dëshmitari mbrojtës e kështu me radhë, munden ende të praktikohen, e vetëm pastaj të jenë edhe juridikisht, sikur në shtet të vërtetë, të reformohen? Apo, nëse vendosin se reformat në burgje në Maqedoni dhe përmirësimi i kushteve nëpër burgje janë diçka që mund të presin edhe ndonjë vit? 

Kjo ndjenjë e pasigurisë mund të mundet veç me sinqeritet dhe konsistencë. Çka do që të vendoset në takimet e liderëve, kurdo që të vendoset të ketë dhe çfarëdo qofshin zgjedhjet e ardhshme, njerëzit të cilët dëshirojnë të mos jenë në pasiguri, duhet të jenë të sinqertë dhe konsistentë. Sipas shembullit të një fshatari gjerman të përrallës korrekte politike me personalitete jokorrekte politike, njëjtë si ky shkrim, me shumë fjalë dhe përralla për një ndjenjë të vetme. 

Gjatë një fushate politike, shkoi Hitleri dhe tërë përcjellja e tij në një fshat të thellë në Gjermani dhe hyn në një kafene. Thonë se Hitleri kishte vetëm një veti të mirë, nuk ka pirë. Që t’i shërbejnë, i pyesin se çka do pinë. Së pari, Hitleri, personalisht, porosit limonadë, pas tij, tërë përcjellja e tij dhe të gjithë të pranishmit: Limonadë, limonadë... Kur, nga fundi i kafenesë u dëgjua një zë i një fshatari: Birrë! Qetësi në kafene. Tërë përcjellja shikuan me mosmiratim drejt fshatarit dhe Hitleri ngre dolli dhe i drejtohet vetëm atij, fshatarit, dhe vetëm me atë ngre dolli: Gëzuar, i thotë, vetëm unë dhe ti, nga tërë kafeneja këtu, e pimë atë që e dëshirojmë! 

(Marrë nga "Fokus", 14.02.2013)

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS