Kadare dhe Inva
Jeta Starova Mehmeti
Dihet që Franca është ombrella e civilizimit, qytetërimit, i kulturës, artit, është edhe tempulli i dijes dhe i shkencës, etj. Ajo të ofron shumëcka, luksin, qetësinë, relaksin, ushqimin e verën… Por, nga ana tjetër ballafaqohesh dhe vihesh në sprovë orë e çast … Bile të stërmundon e të sfidon sidomos kur je student/e.
Pra, sikurse Franca , asnjë vend nuk është si në libra dhe në filma, duhet punë, sakrificë për të arritur objektivin. Bile, duhet shumë energji për tu ndjerë me dinjitet dhe integritet , cka do të thotë të sfidosh kompleksin e inferioritetit në raport me kolegët që vijnë nga vende më të qytetëruara dhe më të zhvilluara. Për t’i dhënë kuptim artikullit, po i rikthehem kohës së studimeve.
Një ditë leksioni, njëra nga pedagoget e cila shquhej për temperamentin e saj stimulues, shfaqi interesin që të njihet më nga afër më studentët e saj duke na vënë në sprovë përmes një pyetje të thjeshtë..Ajo, duke iu drejtuar auditorit, tha: secili nga ju, më thoni disa karakteristika të vendeve prej nga vini? Një pyetje e befasishme që shkaktoj habi tek studentet të cilët u përpoqën të promovonin si me mburrje vendet e tyre. Dikush e lartësonte, për teoricinë, mendimtarë, filozofë me famë botërore, të tjera për burrë shtetas, për naftën, për kështjellat në kohën e bizantit, dikush tjetër për vlerat dhe traditat kulturore, e të tjerë për civilizim, për ekonominë, industrinë, për prodhim makinash, e avionësh, etj.
Kur me erdhi radha të përgjigjem, tentova të bëjë një prezantim të detajuar, psh, nga jam shqiptare dhe si e tillë kam një histori të lashtë e një gjuhë indoevropiane më e vjetra në ato hapësira, në ditët e sotme ne shquhemi për harmoninë fetare e cila merret si model në të gjithë botën, etj, etj.
Isha e bindur se nëse do hyja në detaje të kësaj natyre nuk do zgjoja ndonjë interes të vecantë, dhe befas më pushtoj zëri magjepsës i Invës Mulës dhe kryeveprat e Kadaresë. Në moment shpërtheva duke iu drejtuar pedagoges: a keni dëgjuar për Inva Mulën, po për Ismail Kadarenë? Ia ktheva. Po- u përgjigj ajo rrufeshëm dhe nisi të flasë më një pasion të madh për disa nga librat e shkrimtarit tonë të madh, po ashtu foli me plot adhurim për sopranon e talentuar Inva Mula.
I kujtova, Skenderbeun, Nënë Terezën, apo nobelistin shqiptar Ferit Muratin dhe shtova si me mburrje - ne jemi një popull i vogël, por me njerës të mëdhenj…
Pasi përfunduam leksionin, disa kolegë të miat patën një interest të jashtëzakonshëm për tu njohur pak me shumë me kulturën dhe artin shqiptar, aq sa zilia e dy ballkanasve të tjerë dallohej hapur. Ja, pra e solla këtë eveniment për të përforcuar bindjen time se ne jemi një komb me vlera të jashtëzakonshme.
Jemi një popull që edhe pse na është dashur të ballafaqohemi me beteja të pashëmbullta për mbijetesë kemi arritur të nxjerrim nga gjiri ynë figura të spikatura të cilat janë përfaqësuesit më dinjitozë në arenën ndërkombëtare. Ne jemi një komb me njerëz të fyer që na bëjnë të mos ndihemi inferiorë karshi të tjerëve.
Përmes Kadaresë dhe Invës, unë arrita të bind një auditor që shqiptarët nuk janë shpellarë vrasës, plagprishësh, të pacivilizuar dhe as të paqytetëruar. Por, megjithatë, pashmangmërisht del një pyetje: C’duhet të bëjmë më tutje?
Sa më shumë Kadare dhe Inva aq më shumë forcohet imazhi ynë në botë, aq më shumë e prezantojmë vetën si një komb që prodhon vlera, aq më shumë sfidojmë të gjithë ata që propagandojnë se jemi komb pa qytetërim dhe pa civilizim. Për tu arritur ky objektiv, duhet strategji të cilën e përsëris gjithnjë në shkrimet e mia.
Po , po duhet program i mirëfilltë në emër të përfaqësimit, dinjitetit dhe seriozitetit të një kombi të lashtë. Dashtë zoti që një ditë nuk do mungojnë as strategjitë, as programet dhe as vullneti. Imazhi i një kombi është shumë i rëndësishëm!
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
Zbuluesit e “plagjiaturës” dhe injoranca
Të jetosh me “majmunllëkun “ e Ben Blushit
Kam një parandjenjë që po të vjen fundi, Berisha
- Një Tetovar humb jetën dhe 3 persona lëndohen nga aksidenti i rëndë në Beograd
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Ushtaraku serb: Ja si vramë e dogjëm në Kosovë
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!
- Fotoshënim: Me flamur të Kosovës midis Beogradit
- Strehimi i muxhahedinëve, Teherani paralajmëron Tiranën
- Eva Longoria pa të brendshme tregon gjithçka
- Arrestohet pronari i shkritores serbe që punoi bustet e “Shkupi 2014”
- Gruaja diskuton me burrin, dashnori ikën nga dritarja
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Rufi Osmani: Koalicioni i rrezikshëm VMRO-BDI. Njerëzit ishin nën presionin e bandave(VIDEO)

Share



















