Letër zv. Ministrit për arsim dhe shkencë z. Safet Neziri
Besfort Idrizi
I nderuari zotëri zv. ministër dhe ish profesor i imi, Safet Neziri. Ju, përveç që jeni historian, njëkohësisht jeni edhe njeri që karierën tuaj e keni filluar si mësimdhënës dhe me siguri i mbani mend detyrat dhe obligimet e arsimtarëve. Tani, në shekullin XXI dhe pas gjithë atyre fushatave për e-maqedoni, arsimtarët që ju mbetën besnik nxënësve janë të detyruar t'i plotësojnë ditarët elektronik. Kjo është një iniciativë shumë fisnike, se përveç tjerash, çdo prind do të mund në çdo kohë ta kontrollojë gjendjen faktike të fëmiut të vet. Mirëpo nga ana tjetër është e paqartë përse këto ditarë elektronik funksionojnë vetëm në gjuhën maqedonase, ku edhepse ka opcion për ta përzgjedhur gjuhën, përsëri ditari vazhdon të funksionojë vetëm në gjuhën maqedonase?
Me këtë mosangazhim për implementimin e gjuhës shqipe në ditarin elektronik, i gjithë mundi, qëndrimi dhe sakrifica e arsimtarëve gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, kur kanë luftuar pikërisht për të drejtën për të pasur ditarë shkollor në gjuhë shqipe, e jo në gjuhë tjetër, bile jo as ditarë dygjuhësh, hidhet në ujë.
Ju, si historian që jeni, por edhe nga përvoja juaj jetësore, se në rast se nuk keni qenë arsimdhënës, së paku keni qenë nxënës në atë kohë, ndaj dhe me siguri e dini që arsimtarët për këtë gjë kanë qenë të përndjekur, të larguar nga puna, të kontrolluar nga lloj lloj inspektorë të ndryshëm etj. sa që bile janë detyruar për të mbajtur edhe ditare ilegale në gjuhë shqipe, vetëm e vetëm për të mos u përgjunjur përpara qeverisë së atëhershme.
Mirëpo të gjithë e dijmë se si ka funksionuar qeveria e atëhershme dhe çfarë roli kanë luajtur shqiptarët në të, por tani kur shqiptarët janë të përfaqësuar në qeveri dhe kur pretendojmë që jemi popull shtetformues dhe i barabartë, e jo i rendit të dytë, parashtrohet pyetja, pse duhet arsimtarët t'i kujtojnë vitet e 80-ta dhe 90-ta të shekullit dhe shtetit të mëparshëm?
Me respekt,
Besfort Idrizi
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
- Ministrit Hoxhaj i "del gjumi", irritohet nga shpërfillja e Maqedonisë
- Laura Vorpsi zëdhënësja e PD-së e Sali Berishës, pëlqen armët dhe mesazhet për seksin
- Joana: Bëra seks në BB, Elona është lesbike “vdes” për Riken
-
Egjipt, gazetarja heq perçen përpara imamit!(VIDEO)
- Tjetër skenë e nxehtë në Kanë
- DSHM: BDI-ja të del në mbrojtje të shqiptarëve në Maqedoni
- Argjentina reklamon trupin seksi
- Mariah Careyt, për pak të mbetet pa fustan para publikut
- Arrestohen 22 shqiptarë në Mal të Zi
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!
- Djali i një politikani të njohur në Maqedoni kapet me drogë dhe armë!
-
Skandal, nxënësja zhvishet në orë të mësimit - VIDEO

Share



















