Kristua dhe Ivica - pasaportat dhe lapidari
Alban TARTARI
Mbrëmjen e të hënës (28 Janar) shumica e miqve të mi në Facebook shkruanin pafund reagime për një intervistë të politikanit neonazist grek Kristos Papas, dhënë për gazetarin Artur Zheji. Shumë, syresh, i përgjigjeshin me të njëjtën gjuhë atij, në një turravrap gjaknxehtë me motive kombëtare. Shumë kritikonin Zhejin që pse e mbartte këtë zë dhe e sillte në Shqipëri... Por ka edhe të tjerë, grup ku edhe unë bëj pjesë, që mendojnë se është më mirë t’i dimë, t’i dëgjojmë, t’i shohim ato që të tjerët thonë apo bëjnë për ne. Kështu është më mirë; të paktën ndajmë qartësisht mikun nga armiku siç thotë një poet i madh.
A duhet të bëhet faktor ai në marrëdhëniet dypalëshe? Sigurisht që jo. Por faktorizimi i neonazistëve grekë – një proces i gabuar- nisi që me debatin në të cilin u përfshi edhe partia e re Alenaca Kuqezi e Kreshnik Spahiut.
Deklaratat e Papas-it ishin tërësisht luftënxitëse dhe fyese. Nuk ka rëndësi nëse ai shpallet apo jo person i padëshiruar (non-grata) në Shqipëri ashtu siç ndodhi një ditë më vonë. Çështja është që ky lloj radikalizmi, i veshur edhe një mantel shtetëror-zyrtar- ligjor, po bllokon dhjetëra familje me fëmijë të vegjël që mbeten kufijve e aeroporteve!
Dëgjova një prind që sa nuk po qante përballe mikrofonit të gazetarit! Ku të shkojnë ata me këto pasaporta? Vini re! Shteti grek nuk toleron asgjë; ai të kthen pas e nuk të lë të hedhësh këmbën andej në rast se ligjërisht të mungon diçka. Një gjë nuk na është shpjeguar: a duhej shteti ynë që t’i shkruante edhe në anglisht emrat e qyteteve të Greqisë ku kanë lindur fëmijët shqiptarë? Nëse po përse nuk e merr kurrkush përgjegjësinë mbi supe? Përse nuk kompensohen ata emigrantë që bëhen telef nëpër pika kufitare?
Këto duhet të shohim dhe jo të ndjekim çdo fjalë të një skizofreni politik, që fatkeqësisht merr vota nga qytetarët grekë.
Nga ana tjetër media në Shqipëri u mbulua nga deklaratat e kryeministrit serb Daçiç në Shkup ku paralelizonte UÇPMB-në me Al Kaedën dhe shqiptarët i bënte terroristë. Ai foli sërish për ligjin. Ashtu si në rastin e Greqisë, fjala ligj bëjnë të ndalin të gjithë, vendorë e ndërkombëtarë, SHBA dhe BE. Askush nuk dëshiron të dalë jashtë korrnizës. Edhe lufta ka ligjet e saj. Edhe unë që nuk di serbisht e kuptova ku ai tha se “Serbia nuk është republikë bananesh”.
Pra, në dy raste paralele, shtetet e tjerë fshihen pas ligjit, mbulohen me ligjin. Kurse ne ende fshihemi pas fjalës, që do të thotë se jemi më shumë të ndjeshëm sesa llogjikë. Jemi më shumë gjaknxehtë sesa racionalë. Nuk shohim asnjë gabim, asnjë mangësi në anën tonë; gjithmonë e shohim atë te shtete të tjerë që ndoshta e meritojnë epitetin. Por ama edhe fjala, debati dhe deri te lufta, ka rregullat dhe ligjet e saj.
Kosova dhe Shqipëria nuk po koordinohen në asgjë rajonale. Të paktën kjo është përshtypja që sheh në media. Nganjëherë ndjen se ka garë mes të dyjave, nga ana tjetër nganjëherë sheh se të dy palët janë në gjumë duke u marrë me çështje të brendshme, të rëndësishme apo çikërrima. Edhe kur bëhen deklarata ato janë më shumë emocionale, duket sikur edhe janë personale të liderëve që i deklarojnë dhe jo i subjekteve, strukturave shtetërore që ata përfaqësojnë.
Qeveritë dhe opozitat shqiptare në Tiranë/Prishtinë/Shkup nuk duken gjëkundi bashkë për çështje të rëndësisë kombëtare, pikërisht për ato çështje kur mund të kenë këndvështrime të ndryshme, por një politikë të vetme.
Ju lutem shihni Athinën ç’mendon për Qipron... ndoshta është e vetmja pikë ku të gjitha palët janë në një mendje, janë në një qëndrim. Kaloni në Ankara se ç’mendojnë po për të njëjtën gjë, për Qipron... po ashtu edhe ata janë në një mendje, në një qëndrim, në një hap.
Sepse këto janë çështje kombëtare. Fakti i ndasisë kufitare e shtetërore për një shekull tashmë ka bërë që edhe kokat të mendojnë ndryshe. Ndoshta nuk bashkojmë as kokat e as tokat siç thotë Kim Mehmeti por ama duhet të bashkojmë qëndrimet për çështje që kanë rëndësi jetike kombëtare. Pasi duket që preshevarët dhe qindra e ndoshta mijëra emigrantë në Greqi, po lihen pa zot, në mëshirë të mëshirës së munguar të Serbisë dhe Greqisë.
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
-
Vojvodët ndezën flamurin shqiptar. Reagojnë: Ivanov, Thaçi dhe Jankullovska(VIDEO)
- Nazim Rashidi, e jo komandant "Shpati" në postin e ambasadorit në OKB?
-
Nxënësit tetovar i dhanë përgjigjen më të mirë qeverisjes së BDI-së – FOTO+VIDEO
- Arrestohet Sami Lushtaku
- Fjalitë më "bombastike" të Menduh Thaçit në emisionin e fundit
- Zbulohet strehimorja misterioze e Titos në Shkup
- Chris çfarë ke humbur!
-
Bexheti: Në 2025, shqiptarët shumicë në Maqedoni!
- Buzhala: Për arrestimet e fundit fajtore VV, nëse Thaçi toleron, po vjen fundi i tij dhe i PDK-së
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)

Share



















