Të u’a rikujtojmë partive shqiptare në Maqedoni

Fillimi | Opinione | Të u’a rikujtojmë partive shqiptare në Maqedoni | Add to Facebook Share
image

Blerim Husejni-Tetovë

Për të gjithë ata që kohës së fundit kanë filluar aksionin e blerjes (talljes) me votën e shqiptarëve sidomos ne Shkup dhe rrethinë ju apeloj këto para shpenzoni për familjet e dëshmoreve,jetimat, invalidët apo për shërrim të fëmijve të luftëtarëve siq ishte rasti i fundit ku kërkohej ndihmë per djalin e komandant Zogut ,apo rasti kur familja e komandant Telit e mbetur në rrugë pa kurrfar përkujdesje u dashtë humanist dhe biznismen nga diaspora të tubojn para për ti blejt nje banese per femijet jetim të tij.

Nuk mund të flasim se këto para ata ti shpenzojne për ndonje projekt me vlerë për rinine shqiptare sepse të tillët nuk posedojne kapacitet intelektual për të bërë apo realizuar projekte.

Poashtu juve që ju ofrohen para në shkëmbim të votës ju apeloj : refuzoni ,mos pranoni që të bëheni mallë tregu që të tallen me ju,sepse ju atëher i keni vendosur një çmim vetes ashtu siq u vendosin mallrave nëper tezgat e bit pazarit .A thua vallë nuk do te ndjeheni të ofenduar kur para femijve tuaj pas një kohe do të ju bëjn me gisht “Ja njeriun qe e blejtëm ” sepse të tillët që skan turp të ofrojn para për votën tuaj duke keqpërdorur varfërin që mbretëron te familjet shqiptare e cila varferi eshte pasoj e qeverisjes së tyre për nje dekad , ata nuk do të ken turp që më pas të tallen me ju që pranuat të “shiteni”.

Shikoni dallimet në Shkup ,aty ku kan vendosur kufirin te Ura e gurrit ,ne njërën ane zhvillim,ndertim,etj. nga ana tjeter gropa dhe mjerim i skajshëm .Vetëm kështu mund të vëreni ndryshimin.Ata qe ju mashtruan tash e 10 vite do të vazhdojn të ju mashtrojn edhe në të ardhmen .

Ju përkujtojme :

Edhe me rastin e përfundimit të zgjedhjeve më 2011 u pa qartë se në vend që të ofrohet bashkëpunim ndërshqiptarë e më pas të inkuadrohen në pushtet këta pushtetarët e sotëm pa kurrfar programi dhe kërkesash u instaluan në qeveri. Të gjithë e dijme se atëhere opozita shqiptare pranoi rezultatin zgjedhor duke e uruar publikisht si dhe duke i bërë të qartë se nuk do të jetë pjese e asnjë lloj pazarllëku për formimin e qeverise dhe ashtu veproj.

Nga ana tjetër BDI duke patur edhe numrat e deputetëve i mundësonin me një bashkërendim me opozitën shqiptare një veprim të tillë që të kushtëzohet pala maqedonase cila nga partitë Maqedonase do të ishte ne gjendje të inkorporoj në programin e vet qeverisës edhe projektet shqiptare.

Por qëllimi ishte pushteti për realizim të interesave individuale e jo aty e kombëtare ,se po të ishte e kundërta nuk do të guxonte Gruevski të hartoj ligje antishqiptare ,të financoj enciklopedi antishqiptare ,të bastisë dhe arrestoj shqiptarë duke i akuzuar si terorista islamik duke mos kursyer as edhe gra shtatëzëna dhe plaka ,te hartoj ligje “për branitellat”,të ndaj nga buxheti 3% për shqiptarët, të mos respektoj dygjuhësine, te zvogëloj madhësine e përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar në trajta qesharake dhe ate vetëm në komunat ku shqiptarët janë mbi 50% dhe jo në nivel shtetror dhe shumë vendime tjera diskriminuese për shqiptarët.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS