Mbytje nga numrat
Ramadan RAMADANI
„Mbytje nga numrat“ (Drowning by Numbers) është filmi i bërë në vitin 1988 nga regjisori i famshëm britanik Peter Greenaway (Piter Grinuej). Në atë film, një ekspert gjyqësor hulumton rreth tri vrasjeve në të cilat tri heroina i mbysin burrat e tyre. Në tregim ka edhe një vajzë e cila me kërcim e vendos rregullin e numrave, nga një gjer në njëqind. Ndjekja e këtij filmi konsiston në ndjekjen e numrave, si dhe perceptimin e asaj se sa rrezik mund të vijë nga ato numra.
Ndjekje e këtillë e vëmendshme e numrave nevojitet ndonjëherë, që përnjëmend të kuptohen gjërat në ndonjë vend. Kjo mendoj se është rast për shumëçka edhe në Maqedoni. Gjithsesi se numri ynë më i rëndësishëm këtë javë është vendi i dytë “krenar” në listën botërore të papunësisë së të rinjve, por ka edhe numra tjerë të cilave duhet t’u japim rëndësi.
Njëri ndër ato numra, i cili kohë të gjatë paraqitet në anketa dhe analiza kredibile, është edhe numri i shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët edhe minimalisht marrin pjesë në jetën politike në Maqedoni. Them minimalisht, ngase këto numra prej 30 – 40 për qind u referohen atyre të cilët e plotësojnë minimalen e përfaqësimit politik: votimin në zgjedhje. Gjithsesi se ndjekja e këtij numri është në radhë të parë, çështje dhe problem i shqiptarëve. Kjo për shkak të faktit se me përfaqësim të këtillë të vogël politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe me trendin pakësimit të këtij përfaqësimi, në mënyrë të pakthyeshme rrezikohet pesha, prania dhe tërë procesi politik historik i shqiptarëve në Maqedoni. Diçka që filloi të shkaktojë edhe interes rajonal, nga ana e të gjithë shqiptarëve në rajon, të cilët, ngadalë por qartë, fillojnë të pyeten, nëse vallë dhe sa, është legjitime në përgjithësi paraqitja e disa njerëzve dhe partive si përfaqësues të shqiptarëve të Maqedonisë?
Por, ky numër është njëjtë i rrezikshëm edhe për Maqedoninë në tërësi. Posaçërisht kur këtij numri i shtohet numri i atyre qytetarëve të Maqedonisë që mërgojnë përhershëm apo edhe i atyre që vendosin të marrin shtetësi bullgare, dhe parimisht, nuk janë të interesuar në përgjithësi për jetën politike në Maqedoni. Kjo është kështu për shkak të ekzaktësisë së numrave, numrat nuk janë të njëanshme e të vlejnë vetëm si në atë thënien ballkanase: përderisa njërit nuk i ngrys, tjetrit nuk i agon! Por këto janë numra të cilat reflektojnë tërësishëm. Kjo në rastin e Maqedonisë është për shkak të faktit se qeveritë vijnë dhe shkojnë, kurse përfaqësimi i tyre legjitim është çdoherë nën gjysmë. Kjo pastaj pasqyrohet në efikasitetin e tyre, që mëpastaj, me përfaqësim aq të vogël nuk mund të zbatojnë as reforma dhe as ligje. Kjo është duke i ndodhur edhe kësaj qeverie në ikje, e cila tani është e përqendruar në atë nëse ndonjë Koljo Diamant prej Indisë do të rrëfejë seriale indiane për pëshpëritjet e Nënës Terezë. Apo edhe më frikshëm, të pritet me papuçe, sikur princi i Katarit që priti këtë Gjorgji Ivanovin!
Numrat e sakta në Maqedoni nuk do të dihen deri në kohë të afërt, sepse, sikurse në filmin e Grinuejit, ku vajza e cila numëronte vdes para se të përfundojë filmi, dhe me këtë rëndohet të kuptuarit e filmit për shikuesit, ashtu njëjtë, në Maqedoni nuk u mbajt regjistrimi i popullsisë dhe nuk ka lajmërim se do të mbahet edhe këtë vit. Deri atëherë na mbetet me kujdes t’i ndjekim numrat, si dhe ku paraqiten, që disi ta kuptojmë këtë mbytje politike e cila është duke na ndodhur.
Dhe në fund, vetëm shkurtimisht rreth një sqarimi se e tërë kjo, opozita maqedonase jashtë, një konstruktivitet i çuditshëm, madje edhe i partive opozitare shqiptare, është në të vërtetë një aksion i përbashkët për emërim të shtetit tonë. Për shkak të faktit se emri i shtetit u problematizua për një kohë të gjatë dhe u ndërlidh madje edhe me çështjet e identitetit, unë do të jem konsekuent në qëndrimin shqiptar për mospërzierje në çështjen e emrit. Qëndrim ky i cili ishte politikisht jokorrekt, por njerëzisht më se i korrekt.
Kështu, do të tregojë një anekdotë turke për punëtorët, mëditës, në Anadollin e largët. Atje djelmoshat e rinj i kanë dërguar nga fshatrat malore në qytet që të punojnë. Njëri, pak kokëtrashë, kuptoi se atje bëjnë gjumë në bujtore kolektive, dhe i frikësuar, konsultohet me nënën e tij: çka do të bëjë nëse humbas, kur të zgjohem. Si do të dijë se unë, jam, unë?! Nëna, për shkak të akcionit politiko – ekonomik, njëjtë si partitë shqiptare të cilat ndonjëherë ofrojnë zgjidhje të shpejta dhe për një përdorim, i lidh një lidhëse në gishtin e këmbës djalit së saj dhe kështu e dërgon në qytet, në kurbet. Kur do të zgjohesh do ta shohësh lidhësen dhe do të kuptosh se: ti, je ti! Ja që, gjatë bujtjes së parë njëri nga grupi, e vëren lidhësen dhe vendos që të luajë. Kur heroin tonë e zuri gjumi, ky tjetri ia zgjidhi lidhësen nga gishti i tij dhe ia lidhi vetes në gishtin e këmbës. Kur heroi u zgjua, gjëja e parë në çka shikoi, pasi hapi sytë, gjithsesi, ishte lidhësja. U shqetësua dukshëm, shikoi përreth dhe e vërejti tek ai tjetri. Shkoi tek ai, e zgjoi dhe me mirësjelljen më të mirë iu drejtua: unë e di se kush je ti, të lutem më trego kush jam unë tani?
Marrë nga gazeta "Fokus" (31.01.2013)
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
Respekt për misionin e Xha Brankuas
Qeveria e Kosovës terrorizon shqiptarët e Luginës
Kombi dhe feja
Shpërqëndrimi i vëmendjes së opinionit
Telashet brenda islamit
- Pse u takuan "Branitellat"?
- Tuna: Jam zogu më i mirë!
- Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët!
- Vrasja mafioze: “Ky është ndëshkim për këta shqiptarët e m***t” *
- Zanfina tregon më shumë se ç'duhet(FOTO)
- Andi Bushati: Historia e arrestimit të Berishës dhe pse vendosa t’a transmetoj
- Ahmeti, analistit amerikan Edward Joseph: Ne nuk e pranojmë pabarazinë
- Mbi një mijë shqiptarë përkrahën dje Erdoganin
- Hetim pagesës 80 mijë USD për foton e Ramës me Obamën
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"

Share



















