Shqiptarët të parët me natalitet

Fillimi | Opinione | Shqiptarët të parët me natalitet | Add to Facebook Share
image

Prof.Dr. Izet Zeqiri

Prognozat analitike të bazuara në të dhënat shtetërore të statistikës aq sa janë të besueshme tregojn se shqiptarët  sipas regjistrimit të 2011 duhet të jenë mbi 26.38% e popullsisë së Republikës së Maqedonisë. Këtë e dëshmon nataliteti dhe shtimi i popullësisë i shprehur në komunat ku popullësia shqipëtare është shumicë ku dallimi midis lindjeve dhe vdekjeve është pozitiv, përkundër dallimit negativ ose të ulët në shumicën e komunave ku popullësia maqedone është shumicë

Numri i popullsisë është kategori  dinamike, çka do të thotë se në mënyrë të vazhdueshme duhet të bëhet përcjellja e popullsisë, pasi që ajo paraqet nevojë  ekonomike dhe shoqërore për çdo vend të botës. Por në Maqedoni edhe nevojë politike pasi që me kushtetutë dhe me ligje të drejtat e shqiptarëve janë të lidhur me levizjet e numrave. Sot të gjitha shtetet duke u bazuar në studimet demografike i mbledhin, i analizojnë trendet dhe të dhënat statistikore për popullsinë e tyre, duke kryer regjistrime (sondazhe sistematike të  planifikuara)  për të njohur dinamikën e ndryshimit të popullsisë. Shumica e studimeve demografike prirjen e kanë të jenë statistikor duke regjistruar dhe analizuar të dhënat e popullsisë. Në këtë drejtim edhe studimet demografike në Maqedoni janë të orientuara kah analiza e popullsisë, regjistrimi i popullsisë, i cili do të sigurojë një tabllo të saktë të shtimit të popullsisë në Maqedoni. Në shumicën e vendeve në çdo dhjetë vjet bëhet regjistrimi i popullsisë, ndërsa studime pilot bëhen edhe më shpesh.  Shiquar historikisht, regjistrimet e realizuara deri tash në Maqedoni  janë bërë në vitin: 1953, 1961,1971, 1981, 1991 (dhe 1994 mos pranimi i rezultateve) dhe regjistrimi i fundit i realizuar në vitin 2002 pas tri prolongimeve, prolongimi i parë ishte prej 1 Prillit të vitit 2001, i dyti prolongim ishte në vjeshtën e 2001 dhe i treti u caktua prej 1 Prilli të vitit 2002. Të gjitha këto prolongime janë bërë për arsye më të njohura për të gjithë për shkak të situatës pas luftës që ka mbretëruar në Maqedoni dhe mos besimit të shqiptarëve lidhur me definimin real të strukturës nacionale të popullsisë. Edhe ky regjistrim i 2011 e ka fatin e regjistrimit të 2002 duke u bazuar në problemet me të cilat hasen në këtë proces dhe prolongimeve që iu bën.

 

Statistikat demografike nuk kan qenë tërësisht të përpikta

Shqiptarët nuk u kanë besuar të gjitha regjistrimeve të popullsisë. Ato nuk u kanë besuar statistikave shtetërore lidhur me numrin e popullsisë shqiptare si në ish-Jugosllavi poashtu, edhe në Maqedoni. Arsyet për këtë mosbesim qëndrojnë në mostransparencën dhe në mossigurimin e kushteve minimale teknike-organizative, juridike dhe politike për regjistrim nga ana shtetit. Shqiptarët nuk kanë pranuar të dalin në regjistrim ose pjesërisht e kanë refuzuar regjistrimin, sepse  janë frikësuar nga manipulimet e ndryshme lidhur me numrin e popullsisë. Ata kanë pasur dyshime në përdorimin e koncepteve statistikore bazë nga demografët në ndjekjen e ecurisë së popullsisë, siç janë koeficienti i përgjithshëm i lindshmërisë, pjellorisë, koeficienti i përgjithshëm i vdekshmërisë etj, të cilat e determinojnë rezultatin e  përgjithshëm të popullsisë në Maqedoni.

Në vazhdën e këtyre dyshimeve bën pjesë regjistrimi i vitit 1991, i cili u bojkotua nga shqiptarët, pastaj  regjistrimi i vitit 1994 si një proces human dhe i rëndësishëm, i cili u realizua me qëllim që të korrigjojë regjistrimin e vitit 1991 në mbikëqyrje të Këshillit të Evropës nuk dha një pasqyrë të plotë të popullsisë në Maqedoni. Në bazë të të dhënave statistikore të vitit 1994 Maqedonia ka pasur 1 945 932 banorë, mirëpo vlerësimet e Entit Shtetëror të Statistikës  më 31.12.2000 kanë qenë se në atë kohë në Maqedonia ka pasur 2 031 112 banor. Këto devijime në numrin e popullsisë janë si rezultat i asaj se regjistrimi i popullsisë  në vitin 1994 nuk ka qenë i tërësishëm, ai ka qenë i vlerësuar edhe si jo i plotë për arsye të bojkotit të një pjese të madhe të popullsisë shqiptare. Regjistrimi i vitit 2002 ka qen më i pranuar ku numri i popullësisë në Maqedoni  ka qenë 2.022.547, analizuar në strukturë nacionale : maqedon ka pasë 1.297.981 gjegjësishtë 64,18%; shqiptarë 509.083 në përqindje  25,17%;  turq 77.959 ose 3,85%; rom 53.879 ose 2,66%, vleh 9.695 ose 0,48%, serb 35.939 ose 1,78%, boshnjak 17.018 ose 0,84% dhe të tjerë 1.04%.

 

Dinamika e shtimit  të shqiptarëve bazë për prognozë të regjistrimit të 2011

 

Po të analizohen të dhënat lidhur me lindjen, vdekjen dhe shtimin natyror të popullsisë gjegjësishtë të analizojm natalitetin si një komponentë dinamike, mortalitetin  si komponentë negative e lëvizjes së popullsisë dhe shtimin natyror të popullsisë që paraqet dallimin midis numrit të të lindurve dhe të të vdekurve në një mijë banor në një periudhe të caktuar kohore, do të mundë të paraqitet ecuria e lëvizjes së  popullsisë dhe norma e shtimit natyral të popullësisë në Maqedoni. 

Duke analizuar natalitetin dhe mortalitetin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë sipas përkatësisë etnike do të shohim tendencat e lëvizjes së popullësisë nga e cila rrjedhë rritja apo zvogëlimi i numrit të popullësisë. Në analizë si ekzemplarë janë marë të dhënat e shtimit të popullësisë sipas përbërjes etnike të vitit 2008, 2009 dhe 2010. Të dhënat statistikore flasin qartë që në periudhën 2008-2010 konform vjetorëve statistikorë për vitet 2008, 2009, 2010 numri i maqedonasëve është zvogëluar për -5368, numri i vllehëve për -104, numri i sërbëve për -771 përderisa numri i shqiptarëve është rritur për 13385, i turqëve 1812, numri i romëve është rritur 3751, boshnjakët për 271. Kjo mundet të vërehet nga tabela 1.

Tabela 1: Lëvizja natyrore e popullsisë në Republikën e Maqedonisë në vitet 2008,2009,2010

 

 

Etnikumi 

Lindur

 

Gjithsej

Vdekur

 

Gjithsej

Lëvizja e popullsisë 2008-2010

Viti

2008

Viti

2009

Viti

2010

Viti

2008

Viti

2009

Viti

2010

Maqedonas

12254

12490

12658

37402

14140

14332

14298

42770

-5368

Shqiptarë

7309

7454

7888

22651

3170

3023

3073

9266

13385

Turq

979

1087

1080

3146

417

467

450

1334

1812

Rom

1558

1749

1806

5113

449

456

457

1362

3751

Vlleh

15

18

17

50

48

44

62

154

-104

Serb

138

128

109

375

375

344

427

1146

-771

Boshnjak

183

193

192

568

94

111

92

297

271

Tjerë

497

533

479

1509

289

283

254

826

683

Panjohur

12

32

67

111

0

0

0

0

111

Nëqoftëse bëhet një analizë e thjeshtë duke marrë par bazë rezultatet nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2002 si dhe të dhënat për lëvizjen natyrore të popullsisë në Republikën e Maqedonisë në periudhën 2008, 2009 dhe 2010, vërehet qartë një zvogëlim i pjesëmarjes së popullsisë maqedonase në numrin e përgjithshëm të popullsisë në vend dhe krahas kësaj një rritje e pjesëmarrjes së popullsisë shqiptare në të. 

Pra, në bazë të projeksionit të kryer  vetem për periudhën 2008,2009,2010 pa analizën e pesë viteve tjera nga 2002-2007, pjesëmarja e shqiptarëve në numrin e përgjithshëm të popullsisë duhet të jetë më së paku 25.66%, pra shënon një rritje prej 0.49 pikë përqindëshe. Kjo përqindje nuk është e plotë sepse përfshinë të dhënat e vitit 2008-2010. Një simulim tjetër më i përafërt ku për periudhën 2008, 2009 dhe 2010 janë shfrytëzuar të dhënat e entit statistikorë ndërsa për periudhën pesëvjeçare nga viti 2002, 2003, 2004, 2005, 2006 në mungesë të të dhënave janë shfrytëzuar të dhënat e vitit 2010 që kanë tendeca pothuajse të ngjajshme me divijime të vogla do të nxjerë në sipërfaqe prognozen e strukturës vijuese etnike të popullsisë në Republikën e Maqedonisë (Tabela 2).

 Tabela 2: Simulim për përbërjen etnike të popullsisë së RM-së me regjistrimin e 2011

 

 


Prognozat analitike të bazuara në të dhënat shtetërore të statistikës aq sa janë të besueshme tregojn se shqiptarët  sipas regjistrimit të 2011 duhet të jenë mbi 26.38% e popullsisë së Republikës së Maqedonisë. Këtë e dëshmon nataliteti dhe shtimi i popullësisë i shprehur në komunat ku popullësia shqipëtare është shumicë ku dallimi midis lindjeve dhe vdekjeve është pozitiv, përkundër dallimit negativ ose të ulët në shumicën e komunave ku popullësia maqedone është shumicë.
Të dhënat e mëlartme konfirmohen edhe nga tabela e mëposhtme (tabela 3) nga e cila qartë vërehet se gatise te të gjitha komunat me popullsi shumicë shqiptare kemi trend pozitiv të lëvizjes së shtimit të popullsisë ndërsa te komunat me popullsi shumicë maqedonase vërehet një trend negativ i rritjes së popullsisë. Në komunën e Tetovës shtimi është 73, kurse në komunën e Manastirit është -71 , në Gostivar 38 , në Prilep -19 , Ohër është -2, kurse në Strugë 39, Studenican 79 kurse në Gjorce Petrov 11 etj.

 Shqiptarët, duke e ditur rëndësinë e strukturës nacionale të popullsisë në Maqedoni në zhvillimin ekonomik-shoqëror dhe politik, në mënyrë të vazhdueshme duhet kërkuar një transparencë më të madhe në regjistrimin e popullsisë që të fitohet numri real i shqiptarëve në Maqedoni. Çështja e regjistrimit të popullsisë nuk guxon të sakrifikohet dhe të justifikohet pas formulës së “drejtësisë ndërkombëtare” se ai do të vëzhgohet  nga Këshilli i Evropës dhe EVROSTAT-i ,  por ai duhet të ndiqet institucionalisht nga ekspertë shqiptarë të vendit, me qëllim që të mos ngadhënjejë sërish ai fat i “verbër”  dhe i “padrejtë” historik lidhur me numrin e shqiptarëve në Maqedoni. Sepse me gjithë metodat rigoroze të mbledhjes së të dhënave, përvojat tregojnë se statistikat demografike nuk janë tërësisht të përpikta, pasi shumë  njerëz nuk janë të regjistruar në statistika  zyrtare të popullsisë, shumë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Maqedoni  nuk kanë as të dhëna për veten e tyre. Në bazë të ligjit të ri nuk do të kenë mundësi të regjistrohen punëtorët që punojnë në botën e jashtme e që janë me qëndrim më shumë se një vit jashtë, e kështu me radhë.
Ndryshimet e ligjit mbi regjistrimin e popullësisë dhe problemet rethë procedurave statistikore ekzistuese jotransparente deri në fund në regjistrimin e popullsisë paraqesin një dyshim për regjistrimin që do të realizohet. Jorastësisht te shqiptarët mbizotëron mendimi se për të besuar saktë në statistikat demografike, duhet t’ia fillojmë nga dyshimi se mund të bëhen manipulime. Për këtë arsye duhet të ndëgjohen sugjerimet e ekspertëve shqipëtarë, qoftë demografë e qoftë njerëz, të cilët i njohin mirë çështjet statistikore dhe konceptet bazë të demografisë  si në komisionin shtetëror të regjistrimit të popullsisë ashtu edhe jashtë tijë.

(Autori  është deputet i Rilindjes Demokratike Kombëtare)

tav
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS