Mbrojta e mjedisit detyrë e çdo qytetari, pavarësisht nga mosha dhe gjinia

Fillimi | Opinione | Mbrojta e mjedisit detyrë e çdo qytetari, pavarësisht nga mosha dhe gjinia | Add to Facebook Share
image

Daut EMINI

“Pastërtia është gjysma e shëndetit”, është një nga frazat e para që fëmijët e dëgjojnë, prej kur e fillojnë shkollimin, apo kur shkojnë në çerdhe. Kam përshtypjen se kjo frazë, e ndjekur nëpërmjet brezave, ka një efekt, shumë të nevojshëm, pozitiv te fëmijët, por jo edhe të mjaftueshme në të gjitha fazat e jetës së tyre. Fëmijët, këtë frazë: “pastërtia është gjysma e shëndetit”, e kuptojnë të kufizuar, vetëm si nevojë personale, dhe ashtu e zbatojnë, duke u kujdesur për pastërtinë fizike të trupit të tyre. Ky është një fillim i nevojshëm, për fëmijët, për të kuptuar në thelbë, rëndësinë e “pastërtis”, por jo edhe i mjaftueshëm për të gjitha moshat.

Pas kësaj faze fillestare, ekziston nevoja për një program edukativ, dhe të përshtatur sipas  ndryshimeve në moshë të njeriut, për të mësuar në thelbë, kuptimin e “Pastërtis”, të shtrirë në gjithë zonën, nga e cila është i rrethuar, dhe për të kuptuar se gjithë mjedisi  rrethues ka nevojë të mbrohet nga ndotja e mundshme, subjektive dhe objektive. 

Prandaj, duke pasur parasysh gjendjen aktuale të njeriut, fitohet përshtypja se gjatë fazave të transformimit të tij fizik, nuk bën dhe transformimin e plotë të ndërgjegjës së tij, për të kuptuar  “pastërtin” si mjedis i pastër.

Mbrojtja e mjedisit është nevojë shendetësore

Mungesa e një programi të përshtatshëm arsimor, ka bërë që njeriu, gjatë zhvillimit, të ketë njohuri të kufizuara për mbrojtjen e mjedisit, vetëm në kujdesin për mirëmbajtje personale, dhe asgjë më shumë. Pra, njeriu i kalon të gjitha fazat e jetës së tij, pa e kuptuar se “pastërtia” nuk ka për qëllim vetëm trupin e tij fizik, por ka kuptim shumë më të zgjëruar, përfshirë mbrojtjen e mjedisit. Kështu për shembull, kemi raste kur fëmijët, apo persona të moshave të ndryshme,  ecin duke kaluar mbi mbeturina, pa e ditur se mbrojtja e mjedisit, është gjithashtu detyrë e tyre për të hequr mbeturinat, dhe vendosja e tyre në vende të caktuara. Ndërsa, të tepërta do të jenë fjalët për ata që i kanë lënë apo shkarkuar ato mbeturina, duke e bërë ndotjen e mjedisit. Këto skena, të përditshme, hasen në të gjitha vendet e pazhvilluara, dhe vendet në zhvillim, të tilla si shtetet e Ballkanit, por jo edhe në vendet e zhvilluara, ku egziston një vetëdije e lartë në të gjitha nivelet e moshave të njeriut. Pra, te vendet e pazhvilluara dhe te vendet në zhvillim, kemi të bëjmë me një mungesë të përgjithëshme të edukimit të shoqërisë, nëpër të gjitha fazat e jetës, kryesisht nëpër fazat e shkollimit të tij në të gjitha nivelet. Prandaj programi arsimor për mbrojtjen e mjedisit, duhet të jetë një degë e veçantë si pjesë e programeve mësimore të shkollimit në të gjitha fazat, bazuar në programet mësimore të shteteve të zhvilluara. 

Për të mos u keqkuptuar nga lexuesit, njeriu gjatë fazave të arsimimit të tij, kalimëthi nëpër degë të ndryshme, të tilla si: dituri natyre, dituri shoqërie apo të ngjajshme, kanë pasur mundësi për të mësuar në mënyrë të përgjithshme për “pastërtin”, “mbrojtjen e natyrës”, “mbrojtjen e mjedisit”, “ekollogji” dhe kështu me rradhë, por këto kanë kaluar pa ndonjë vëmendje të veçantë, si nga stafi arsimor, dhe nga nxënësit apo studentët. Kjo vërtetohet nga gjendja aktuale, në mbrojtjen e mjedisit, e cila, fatëkeqsisht, është alarmante, si rrjedhojë e nivelit të ultë të ndërgjegjësimit shoqëror.  

Vendet e zhvilluara, edhe pse kanë shoqëri me nivel të lartë të vetëdijes, të cilët angazhohen për mbrojtje të mjedisit, vazhdojnë të jenë vende me ndotje të lartë të mjedisit si rezulltat i aseteve të shumta industriale, pavarësisht nga përpjekjet e tyre, për të reduktuar ndotjen nëpërmjet filtrimeve moderne. 

Ndërgjegjësimi i shoqërisë është faktori kryesor për të gjitha llojet e ndotjes, qoftë të nivelit ulët apo të lartë. Pra, një vetëdije e lartë dhe e shëndoshë, për shoqërinë, me moton "Mbrojtja e Mjedisit, nevojë jetike për shëndetin", do të ndikojë që të ketë një mjedis të pastër në zonat ku jetojnë dhe punojnë, si dhe do të minimizohet ndotja e mjedisit nga subjektet ekonomike.

Ushqimet ekollogjike bazë për një jetë të shëndetshme

Kohët e fundit, jemi dëshmitarë të një trendi në ritje, për standardizimin e produkteve, përpunimin deri në konsumin e ushqimeve ekologjike nga njerëzit dhe kafshët, për mbrojtjen dhe zvogëlimin e ndikimeve në ndotjet e ndryshme të mjedisit, për të mundësuar reduktimin e sëmundjeve të ndryshme, te njerëzit dhe kafshët,  si rezulltat i ndryshimeve të parametrave  mjedisore, dhe standarteve të ulta ekollogjike. Megjithatë, këto standarde, të tillë si “HASAP”, “Hallall” etj, të cilët janë në aplikim fillestar , nuk do kishin efekte të dëshirueshme, sikur ndërgjegja njerëzore nuk do të jetë e nivelit për të kuptuar se ato duhet të zbatohen në përputhje me udhëzimet e përcaktuara nga ekspertët. Do të jetë i panevojshëm hartimi dhe miratimi i eko-standardeve si dhe kërkesa për zbatimin e tyre, nëqoftëse, në mungesë të ndërgjegjes shoqërore, gjatë konsumit, nuk merren parasysh udhëzimet dhe kërkesat për përmbushjen e kushteve të këtyre standardeve.

E gjithë kjo mënyrë e të menduarit, për hartimin dhe miratimin e eko-standardeve , ka pasur nevojë për një edukim dhe ndërgjegjësim të përgjithshëm shoqëror, për të bërë të mundur, që shoqëria të kupton dhe të njohë qëllimin dhe  përdorimin e eko-standardeve, që kanë filluar të zbatohen. 

Padyshim,  këto  eko-standarde  janë të destinuara për të mundësuar, ushqim të shëndetshëm dhe të pastër ekollogjik, si produkte të një mjedisi të pastër, për konsum nga të gjithë qenjet njerëzore dhe jo-njerëzore. 

Por çfarë ndodh në realitet?

Nëse bëhet një sondazh, ngjajshëm si anketat e bëra për partitë politike, për një opinion mbi njohurinë e qytetarve për eko-sdandardet, do të ketë një shumicë, mbi 90%, të atyre që nuk kanë njohuri bazë për eko-standardet. E pjesa tjetër, prej 10%, shumica prej tyre kanë dëgjuar për eko-standardet, por nuk kanë njohuri të nevojshme për ato! E gjithë kjo situatë alarmante, që kemi në shqoqëri, vjen si pasojë e mungesës së informacionit, për shoqërinë në përgjithësi, për të kuptuar se çfarë janë eko-standardet, për çfarë janë të destinuara, për çfarë shërbejnë, dhe kështu me radhë, nga institucionet, që dmth, mbajtja e një diskutimi të gjërë publik, në çdo mjedis të banuar, të organizuar nga qeveria e Maqedonisë si sponzorues kryesor për hartimin dhe miratimin e eko-standardeve. 

Para zgjedhjeve, qoftë lokale apo qendrore, mbahen tubime nëpër çdo mjedis të banuar, ku shpalosen programet e partive politike, ku qytetarët njihen drejtëpërdrejt me programet e tyre, duke bërë sqarimet e detajuara, për të vetmin qëllim, që të jenë më bindës dhe të përfitojnë sa më shumë simpatizantë dhe votues, ndërsa, për eko-standardet, me propozimin e Qeverisë, Kuvendi i Maqedonisë miratoi ligj, ku obligohen të gjithë subjektet për zbatimin e eko-standardeve, të tilla si “HASAP” ose “Hallall”, ndërsa për konsumatorët e eko-produkteve, si prodhime të eko-standardeve, nuk parashihet ndonjë program, për t’u njohur me këto eko-standarde, dhe për nevojën e hartimit dhe të miratimit deri në mënyrën e përdorimit të tyre, aq të nevojshme dhe të domosdoshme për shëndetin e tyre dhe jo vetëm!  

tav
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS