Mali Sharr, dhuratë natyrore, i pa shfrytëzuar

Fillimi | Opinione | Mali Sharr, dhuratë natyrore, i pa shfrytëzuar | Add to Facebook Share
image

Daut EMINI

Le bon ten" është shprehje franceze, e cila në shqip do të thotë "pamje e bukur". Nga kjo shprehje, mendohet se e ka marrë emrin maja më e lartë e Malit Sharr, Luboteni, e cila ka një lartësi mbidetare prej 2553m. "Le bon ten" ose "pamje e bukur", e quajtur nga vizitorët francez, bazuar vetëm në pamjet vizuale të Malit Sharr, nga lartësia e Lubotenit. Kësaj "pamje të bukur", si e quanin francezët, nëqoftëse i shtohen të gjitha asetet tjera, të dukshme dhe të padukshme, nga syri njeriut, dhe të cilat i posedon Mali Sharr, mund të konkludohet, se kishin të drejtë, shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, të cilët ishin shpirtënisht të lidhur me këto male, t’i konsideronin si “të shenjtë” (“hyjnorë”).

Mali Sharr, fillon nga tre-kufiri, Shqipëri-Kosovë-Maqedoni dhe vazhdon përgjatë kufirit Kosovë-Maqedoni, deri në fushë të pajtimit në Kosovë. Ka një gjatësi prej 80 km, ndërsa ka gjërësi të ndryshueshme (variabile), 10-30 km, në pika të caktuara. Padyshim, Mali Sharr është i njohur, jo vetëm nga shtetet që u përket, por njihet dhe mësohet, nëpër shkolla, në mbarë botën, ndërsa, unë do trajtoj një segment shumë të rëndësishëm, pak të shfrytëzuar, për mundësitë dhe kapacitetet turistike që ofron, në tërë hapësirë e tij. Pra, Mali Sharr ka kapacitet të pakufizuar për zhvillimin e turizmit, dimëror dhe veror, apo më mirë të thuhet, ofron mundësi për zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit.

Malet e Sharrit kanë qenë të njohura, nga kohët antike, në dokumente nga autorë të ndryshëm, nga shekulli i V-të, p.e.s. Në atë kohë, në shkrimet e Heroditit, haset me emrin Mont Skardus. Më vonë në kohën Osmane, Malet e Sharrit quheshin “Çar-dagh”. Ky emër haset edhe në dokumentet Evropjane, të asaj kohe. 

Peisazhi, klima, flora dhe fauna, si dhe të gjitha pasuritë që Mali Sharr i ka, bëjnë që të gjithë vizitorët të habiten nga të gjitha këto bukuri, të dhuruara nga natyra.

Pak vite më parë, një grup i ekspertëve dhe biznismenëve, nga industria e turizmit në Francë, vizituan Maqedoninë, ndërsa qëllimi i ardhjes tyre ishte për t’u njohur nga afër me qendrën turistike, Kodra e Diellit, por, dhe me mundësitë tjera që ofron Mali Sharr.  Pas ardhjes në Tetovë, mysafirët francezë, të shoqëruar nga një grup i zyrtarëve të komunës së Tetovës, shkuam në qendrën turistike, Kodra e Diellit, e cila është në një distancë prej 15 km nga Tetova. Pasi dolën nga automjetet, ekspertët dhe biznismenët francez, filluan të shikojnë, nga të gjitha anët të Kodrës Diellit. Edhe pse nuk kishin filluar të flisnin ndonjë fjalë, në mes veti apo me ne, sytë dhe fytirat e tyre, flisnin mjaftë, që vinte si rezulltat i asaj që ata panë në Kodër të Diellit. Ashtu, pa folur asnjë fjalë, pamja e tyre, tregonte sikur donin të thonin diçka, apo e thonin në vetëvete, pa zë. Më dukej, sikur bënin pyetje, të tilla si: “O Perëndi, pse i dhurove këto vende të bukura këtu, ndërsa nuk e dhurove dhe mendjen, këtij populli, për të përdorur këtë pasuri të madhe?”. Pyetje të tilla, padyshim, bënin sejcili  nga ekspertët dhe biznismenët frances, që ishin bashkë me ne. Kjo, më vonë, gjatë kohës së drekës, u nënkuptua, nga pyetjet që bënin, gjatë bisedës me ne.

Nuk kaloi gjatë kohë, nga vizita e grupit francez, në Kodrën e Diellit, pata mundësi të shkoj për të vizituar motrën time, e cila është e vendosur, së bashku me familjen e saj, në një fshat turistik, të quajtur Saas Grund, Kantoni i Valaisit, në Zvicër. Shkova atje me rastin e vitit të ri, ku pata mundësi për të parë nga afër, mobilizimin e përgjithshëm të banorëve të atij fshati turistik, për të shërbyer turistët e ardhur nga e gjithë Evropa dhe jo vetëm. Saas Grundi, ishte një fshat i vogël turistik, i cili numëronte 1200 banorë ( ky është numëri i  përgjithshëm i banorëve, zvicëranë dhe të huaj, që kishin vendbanim të përhershëm në Saas Grund), ndërsa kapacitetet turistike ishin për disa herë më shumë nga numri i popullsisë rezidente të tij. Në afërsi të këtij fshati, ishin edhe disa fshatra të tjerë turistik, aktiviteti kryesorë i të cilëve ishte turizmi. Saas Fee, ishte fshati turistik më i njohur në atë pjesë, që ishte në një distancë prej 30 km, nga qytetit i Vispit. 

Gjatë qënrimit atje, kuptova se turistët e parë, që kishin ardhë në Saas Fee, kishin qenë britanikët, diku nga mesi i shekullit 19-të. Në atë kohë, nga Vispi për në Saas Fee, ka egzistuar vetëm një rrugë për këmbësorë, kështu që transportimin e turistëve, e kanë organizuar banorët lokal të atyre fshatrave. Një turist britanik, është bartë nga katër persona, të vendosur në tezgë (tezga është një mjet, për bartje, nga druri, që edhe sot gjindet nëpër disa fshatra të largët malor, ku nuk ka transport, për bartë njerëz në nevojë) duke e transportuar nëpër rrugë të vështirë malore, në distancë prej 30 km, për një pagesë shumë të vogël, që ishte një frang zvicërane, për person, dhe po aq janë paguar, për ta kthyer, pas pushimit, deri në Visp. 

Ky shembull konkret, u tha për të kuptuar se zhvillimi i turizmit në këto rajone shkëmbore, të këtyre fshatrave, në kantonin e Valaisit në Zvicër, ka kaluar nëpër një rrugë shumë të vështira, ndoshta jo më pak se disa-fish më vështirë, nga ajo, sikur të ishte Malin Sharr, i cili pa u prekur nga duart e njeriut, kur vizitohet nga turistët e huaj, kënaqen dhe befasohen nga bukuritë e shumta që janë dhuratë e natyrës. Prandaj, duke u rikthyer te vizita e ekspertëve dhe biznismenëve francezë, në Kodër të Diellit, pas vizitës time, në Zvicër, ishta shumë më bindës në vetëvete, pse ata shprehën aq shumë keqëardhje për mos-shfrytëzimin e pasurive të shumta natyrore, që ofron Mali Sharr, në përgjithësi dhe Kodra e Diellit në veçanti.

Vazhdon të jetë e pranishme, një proverbë e urtë popullore, që thotë: “Natyra nuk dhuron, mendjen dhe pasurinë, së bashku, por, për dikë dhuron mendjen, ndërsa për dikë tjetër pasyrinë”. Por, me sa duket, ata, që nga natyra, morrën dhuratë Malin Sharr, nuk e panë, se kanë një pasuri të madhe, si dhuratë e natyrës, dhe akoma nuk mund të bëjnë hapin e parë për të shijar, në shpirtë,  këtë dhuratë. Por, do të jetë gjeneratë tjetër, ajo që do ta njoh dhe shijoj vlerën e kësaj pasurie natyrore, dhe do të kontribon për kthimin e të gjithë atyre, që enden dhe kontribojnë për rregullimin e territoreve shkëmbore nëpër Evropë, për të punuar dhe ndërtuar fshatrat e vetë turistik, në çdo pjesë të Malit Sharr.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS