Bronkopneumonia
Çdo infeksion viral stimulon zhvillimin e një infeksion bakterial, që normalisht është bronkopneumonia aspo siç e quan populli, i ftohur. Disa nga shenjat e virozës janë temperatura e lartë 38-39-deri në 40 gradë, të vjella, rrufë dhe pak kollë.
Ndërsa shenjat e komplikacioneve pneumonare janë atëherë kur fillojnë të dalin shenjat respiratore në pah, kur temperatura nuk është më aq e lartë, por fillon vështirësia në frymëmarrje, sekrecionet dhe kollë e fortë.
Bronkopneumonia është një sëmundje tepër e përhapur dhe që shkaktohet nga disa shkaqe të ndryshme.
Megjithatë, një prej faktorëve kryesorë që ndikon në zhvillimin e kësaj sëmundje janë luhatjet e temperaturave. Kategoria më e rrezikuar nga kjo sëmundje janë fëmijët.
Megjithatë, nuk janë më pak të rrezikuara moshat e treta dhe të sëmurët me probleme të tjera kronike. Shenjat kryesore të sëmundjes së bronkopneumonisë janë temperaturat e larta që shkojnë deri në 38 gradë, si dhe rrjedhjet e sekrecioneve nga hunda. Bronkopneumonia mund të kthehet edhe në laringjit dhe në të tilla raste, karakterizohet nga një kollë e thatë dhe e fortë gjatë natës.
Në këto raste frymëmarrja bëhet e rëndë, e sipërfaqshme dhe më e shpeshtë, duke ngarkuar me intensitet edhe muskujt e kraharorit. Për këtë arsye pacientët e prekur nga bronkopneumonia ankohen nga dhimbja e kraharorit dhe shpatullave.
Anomalia e shkëmbimit të gazrave, pakësimi i oksigjenit në gjak, si dhe shtimi i gazit karbonik, krijon në fytyrën e të sëmurëve ngjyrën mavi, e cila vihet re sidomos në pjesën e buzëve. Këta të sëmurë janë gjithnjë të lodhur, në gjendje plogështie, si dhe dhimbje të kokës.
Megjithatë nuk mungojnë edhe rastet kur këta të sëmurë shfaqin edhe shqetësime të tipit, turbullim i vetëdijes. Në lidhje me kollën, këshillohet bërja e avullit dhe mjekim i shpejtë që në çastin e diagnostikimit të sëmundjes. Në rastet kur imuniteti i organizmit të të sëmurit nuk është i mirë, kalohet në komplikimet e gripit.
Komplikimet në të cilat kalohet janë bronkitet akute, bronkopneumonia dhe më vonë vazhdojnë të shfaqen probleme të tjera, si për shembull: infeksione urinare, apo infeksione të veshit. Infeksionet pulmonare shkojnë deri në bronkite dhe bronkopneumoni.
Bronkopneumonitë ndodhin si shkak i humbjes së elasticitetit të muskujve të muskujve të bronkeve. Këto të fundit mund të mbyllen për shkak të moshës dhe mbylljes së bronkeve, gjë e cila favorizon infeksionin. Komplikimet më të shpeshta të bronkopneumonisë shfaqen kryesisht te moshat e treta dhe te fëmijët. Rekomandimet në këto raste janë, dhënia e vaksinës së gripit tek fëmijët e vegjël deri pa mbushur akoma tre vjeç, si dhe të moshuarit.
Gjithashtu, vaksinimi është i rekomandueshëm edhe për personat që nuk janë në moshë të vjetër, por që mund të kenë probleme kardiake, apo sëmundje kronike. Kontakti i menjëhershëm me mjekun duhet të bëhet në rastet kur temperatura nuk ulet nën 38 gradë, kur i sëmuri fillon të ketë kollë të fortë, kur ka dhimbje të forta të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje.
Pasi i sëmuri ka kryer vizitën te mjeku specialist duhet të fillojë trajtimin me antibiotikë. Këshilla kryesore e mjekëve specialistë për të sëmurët me bronkopneumoni është konsumimi i lëngjeve, i ushqimeve me proteina si për shembull supa, mishi, veza, si dhe mjalti në rastet kur kombinohet me lëngun e limonit.
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
Zbuluesit e “plagjiaturës” dhe injoranca
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Tejkalohet aksident i madh ajror mes dy aeroplaneve mbi qiellin e Maqedonisë
- Britani e Madhe, pakësohen të krishterët, dyfishohen myslimanët
- Pendohet dhe dëshmon “Çakalli” që vrau dhe dogji në Kosovë
- Rufi Osmani paralajmëron: Protestat do radikalizohen
- Nora Istrefi nxjerr në "dritë" të brendshmet
- Huliganët shkatërrojn arat shqiptare në Lisiçe të Shkupit
- Tronditet Kim, Kanye West është gay
- Muazi dhe Namani, kurbane të lirisë në Siri
-
Kush do mbaj përgjegjësi për vrasjen e Harun Aliut me shokë?!
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
- Debakli
- Ish i dashuri publikon fotot erotike të Adelina Tahirit!(FOTO)
- Zvicër: Vritet Selim Elshani në prani të fëmijëve
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)

Share



















