Një rrëfim i dashurisë që pushtoi botën

Fillimi | LifeStyle | Një rrëfim i dashurisë që pushtoi botën | Add to Facebook Share
image

Gjashtëdhjetëvjeçarja Sue Johnson, nga Hjustoni i SHBA-ve, e ka ndarë me lexuesit e revistës “Hypervocal” rrëfimin e saj të dashurisë, i cili falë shpërndarjes nëpërmjet Twitterit ka pushtuar zemrat e njerëzve në botë.

“Bashkëshorti im i dashur John dhe unë ishim në bashkëshortësi për 46 vjet. Çdo vit në Ditën e të dashuruarve ai më dërgonte një tufë lulesh më të bukura – me të cilën vinte edhe porosia e përbërë nga pesë fjalë të thjeshta: ‘Dashuria ime ndaj teje po rritet”. Katër fëmijë, 46 tufa lulesh dhe një jetë përplot dashuri ishin trashëgimia që ai më la kur vdiq dy vjet më parë”, ka shkruar Johnson.

Në ditën e parë të të dashuruarve që ajo duhej ta kalonte vetëm, 10 muaj pasi e kishte humbur bashkëshortin, Sue ishte shokuar kur në derën e saj kishte arritur një tufë e mrekullueshme lulesh, që i dërgonte Johni.

“E hidhëruar dhe me zemër të thyer ajo e thirri lulishten për t’iu shpjeguar se duhet të ketë qenë ndonjë gabim. Mirëpo ata i kishin thënë: “Jo, zonjë. Nuk bëhet fjalë për gabim. Bashkëshorti juaj, shumë vjet më parë para se të vdiste, kishte kërkuar që t’i garantonim paraprakisht se ju do të vazhdoni t’i merrni lulet në Ditën e të dashuruarve. Me zemrën që me erdhi në fyt e mbylla kufjen e telefonit dhe e lexova porosinë që erdhi bashkë me lule. Aty shkruante: ‘Dashuria ime ndaj teje është e përjetshme’”, ka shkruar Sue.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS