Në Durrës zbulohen varre të periudhës helenistike

Fillimi | Lajme | Shqipëri | Në Durrës zbulohen varre të periudhës helenistike | Add to Facebook Share
image

 

Në gërmimet arkeologjike që po kryhen në qytetin bregdetar të Durrësit janë zbuluar mbi 36 varre, në të cilat janë gjetur eshtra skeletore, të vendosur në drejtimin lindje - perëndim që konsiderohen se i përkasin periudhës helenistike nga shekulli II para erës sonë deri në shekullin IV të erës sonë.

Mbikëqyrësi i këtij kërkimi arkeologjik, Surja Lela, u ka thënë mediave shqiptare se zbulimi arkeologjik është i një rëndësie të veçantë për vetë tipat e varreve, të cilat janë ndërtuar në periudha të ndryshme.

“Mes këtyre varreve ka karakteristika të përbashkëta, por edhe anë të veçanta, të cilat do të jenë objekt studimi për arkeologët, siç janë varret me konstruksion me tulla, me tjegulla në formë çatie, me urna prej guri gëlqeror, si dhe me urna amforash dhe enë qeramike”, ka thënë Lela.

Pranë varreve, sipas Lelës, nuk janë gjetur stoli, por sende të tjera me vlerë arkeologjike, që tregon periudhën e datimit.

Duke pasur parasysh faktin se në lagjen 8 të Durrësit, ku janë duke u kryer gërmimet, është zbuluar një fond shumë i pasur arkeologjik, drejtuesit e saj kanë kërkuar shtyrjen e gërmimeve dhe studimit të të gjithë zonës, deri në inventarizimin dhe koleksionimin e të gjithë objekteve arkeologjike. Pas zbulimit të plotë të varreve, nga ana e specialistëve të arkeologjisë do të bëhet inventarizimi dhe dokumentimi i plotë i objekteve, për t’u kaluar më pas antropologëve të cilët do të nisin studimet përkatëse. Pjesa e objekteve të ekspozuara do t’i shkojnë muzeut të qytetit.

 

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus