Fotoja dhe identiteti i vrasësit të foshnjes, Hysen Biba
Ky është Hysen Biba, personi i cili mbrëmjen e së hënës kreu aktin makabër duke hedhur nga kati i katërt foshnjën e tij të sapolindur. Pasi u vetëdorëzua një orë pas ngjarjes, Hysen Biba është shoqëruar ne ambientet e komisariatit Nr. 1 në kryeqytet, ku ndodhet aktualisht në pritje të masës se sigurisë që do të japë për të gjykata.
Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur për “Vizion plus” se 29-vjeçari ka rrëfyer se e hodhi foshnjën pas konflikteve të vazhdueshme me bashkëshorten, që kulmuan pak çaste para se të vriste fëmijën. Ne pyetje janë marrë edhe të afërm të 29-vjeçarit, të cilët kanë treguar se ai vuante nga depresioni dhe prej dy ditësh nuk kishte marrë mjekimin.
Ndërsa për ditën e djeshme ata kanë treguar se ai ishte i qetë dhe kishte shkuar në maternitet për t’i dërguar ushqimin bashkëshortes. Mësohet se 29-vjeçari do t’i nënshtrohet edhe ekspertizës mjeko-ligjore për te përcaktuar gjendjen mendore te tij. Çifti ka edhe një fëmijë dyvjeçar. Ndërsa mësohet se prej disa kohësh kishin konflikte mes tyre. Infermieret e pranishme në spital thonë se ata ishin zënë për atësinë e fëmijës.
Drejtoresha e Maternitetit, Rubena Moisiu, e cila është e tronditur për këtë ngjarje tragjike dhe tregon se gruaja po mbahet nen vëzhgim nga mjekët dhe psikologët.
“Gruaja po mbahet me qetësues dhe antistresantë, për të qenë vetë ajo e qetë, sepse mund të pritet një gjendje psikoze dhe nga ana e nënës. Dy personelë mjekësorë i shërbejnë 24 orë gruas. Ajo ka biseduar me psikologen, por ende nuk është në gjendje shumë të kthjellët,” tha Moisiu.
Gruaja ka lindur me operacion, pasi djali peshonte 4 kilogramë e 100 gramë. Fëmija dhe nena gëzonin shëndet të mirë dhe ishin vendosur në dhomën numër 5 të pavijonit të nënave që lindin me operacion. Mbrëmjen e së hënës, bashkëshorti i gruas së re, i cili kishte rreth një vit që ishte kthyer nga Anglia, ka marrë fëmijën në krahë dhe e ka hedhur nga dritarja. Fëmija ka rënë në tarracën e Qendrës së Gruas dhe ne momentet që është rimarrë nga infermierët është vënë re se ka pasur dëmtime të rënda, të cilave nuk ka mundur t’i mbijetonte.
Nena e re, e cila është rreth 25 vjec, ka dhe një djalë dy vjeç e gjysmë. Por ndërsa gruaja është duke vuajtur dhimbjen e vrasjes së foshnjës, jashtë familjarët e burrit dhe të saj kanë pohuar se nuk do ta marrin gruan e re në shtëpi, pa iu kryer më parë foshnjës ADN-ja, që sipas tyre do të vërtetojë nëse fëmija ishte fryt i një lidhjeje jashtëmartesore, raporton TCH.
Liria e mendjes
E ardhmja e familjes kosovare
Kush kërkon ta vrasë Ramën?
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
- Zbulohet strehimorja misterioze e Titos në Shkup
- Blendi Fevziun e lëshojnë nervat, i bërtet mysafirit: Pushooooo
-
Bexheti: Në 2025, shqiptarët shumicë në Maqedoni!
- Buzhala: Për arrestimet e fundit fajtore VV, nëse Thaçi toleron, po vjen fundi i tij dhe i PDK-së
- Paris Hilton me flamurin shqiptar
- Policia greke: Shqiptari i marrë peng u torturua me ujë me kripë dhe iu prenë gishtat
- Pas vrasjes së ushtarit, sulmohen xhamitë
- Qeveria e Kosovës e brengosur me arrestimet
- Sulmohet xhamia shqiptare e Winterthurit
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
-
Zina Kondi për tetovarët: Ka mundësi këta njerëz kaq të prapambetur...(VIDEO)

Share



















