Betohet mbi Kushtetutë presidenti Bujar Nishani
Bujar Nishani u betua sot si Presidenti i 6-të i Republikës së Shqipërisë. Me dorën në Kushtetutë, Nishani u betua se do t’i bindet ligjeve të vendit. Në fjalën e parë të tij, ai premtoi reformimin e drejtësisë, bashkëpunimin me të gjitha forcat politike që vendi të marrë statusin kandidat në BE. "Ta bëjmë jetën tonë më të lirë", deklaroi ai, duke thënë se do jetë një president mbi palët. Nishani tha se “sot u betova mbi Kushtetutë për të respektuar ligjet, për të mbrojtur lirinë dhe interesat e qytetarëve dhe vendit tim”.
Fjalimi zgjati rreth 30 minuta, ndërsa ceremonia u zhvendos në presidencë ku Bamir Topi i dorëzoi detyrën në prani të 500 të ftuarve, raporton BalkanWeb. Gjithçka nisi me dorëzimin e Kushtetutës tek pasardhësi dhe më pas një takim kokë më kokë në zyrën presidenciale mes Bamir Topit dhe Bujar Nishani.
Ceremonia e dorëzimit të detyrës ndryshe nga 2007, u mbajt në oborrin e presidencës dhe jo të Pallatit të Brigadave. Ceremonia u përmbyll me një kokteil në ambientet e brendshme të presidencës. Në ceremoni edhe kreu i PS-së Edi Rama.
Pas fjalës së Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, Bamir Topi përshëndetet me Bujar Nishanin me shtrengrim duarsh. Bamir Topi sipas protokollit të ndryshuar nuk mbajti fjalim. Topi përcillet deri në fund të shkallëve tek makina nga Drejtori i Protokollit të Shtetit. Shoqërohej nga bashkëshortja. Makina e ish-Presidentit shoqërohet nga katër motoçikletat ceremoniale dhe nga xhami i hapur mbrapa, përshëndet me dorë të gjithë të ftuarit e Tribunës A, kryesisht të Trupit Diplomatik.
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
- Xhami në "Allianz Arena", fillon gara për Imam
- Krasniqi: Zoti e drejtoftë Kadarenë që të mendoj drejtë për shqiptarët muslimanë !
- Gruaja e Baldwin i “harron” të mbathurat
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Zbulohet identiteti i 16 vjeçares që dje u hodh nga ura e lumit Vardar
- Anulohet ndeshja Shkëndija-Teteks shkaku fyerjeve etnike
- Shtatzënë dhe krenare
- Zajmina “reklamon” pjesët seksi te trupit
- Zgjedhjet në Shqipëri dhe shqiptarët e Maqedonisë!
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
- Tv Sitel nacional anti-shqiptar publikon hartën e "Maqedonisë së Madhe" përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Share



















