Bilbil Mema: Vrasjet, rreth 250 mijë armë ndodhen në duart e shqiptarëve
Tiranë Pas çdo ekzekutimi fshihet një armë. Dhe armët në këtë vend ku ndodhin vrasje në familje, vrasje për pronën, për gjakmarrje apo edhe eliminime e larje hesapesh janë një mall i lirë për t’u gjetur. Ish-kreu i Policisë së Shtetit, Bilbil Mema, në këtë intervistë për MAPO-n zbardh një fakt tronditës sa i përket armëve që u shpërndanë më ’97. “Në duart e shqiptarëve gjenden ende rreth 250 mijë armë, të cilat nuk u mblodhën dot pas trazirave”,-thotë ai, ndërsa bën edhe një analizë të vrasjeve në rritje apo të performancës së policisë, për t’i mbajtur konfliktet nën kontroll. Në këtë intervistë Bilbil Mema jep edhe sugjerimet e tij se si mund të dilet nga kjo situatë.
Zoti Mema, gjatë kohëve të fundit janë vërejtur një sërë rastesh të ngjarjeve kriminale të kryera me armë zjarri. Çfarë tregojnë këto ngjarje, sipas jush?
Sipas mendimit tim, është një moment i rritjes dhe i shtimit të krimeve, të cilat kanë si bazë përdorimin e armëve të zjarrit. Po ashtu, mund të them se ka një ulje të ritmit të punës së policisë, e cila mori masa për riorganizimin e saj disa kohë më parë, por ky ristrukturim u ndërpre. Policia nuk e çoi deri në fund ristrukturimin e asaj që në zhargon njihet si Policia Kriminale. Po ashtu, në lidhje me situatën e kriminalitetit dhe për ngjarje të ndryshme të rënda, mendoj se duhet në tërësi një analizë për ngjarjet e ndodhura për një periudhë prej një muaji e gjysmë. Kjo analizë mendoj se duhet bërë në mënyrë të veçantë për vrasjet, ato që kanë bërë jetën më të pasigurt në shumë qytete të vendit. Për mendimin tim, pas një analize që duhet bërë për çdo rast kriminal apo krimi të rëndë, duhet reflektuar menjëherë.
Në ç’kuptim duhet reflektuar, zoti Mema?
Si fillim duhet vlerësuar çdo situatë konflikti, qoftë familjar e shoqërore, por edhe i personave të ndryshëm që kanë tendenca kriminale në të kaluarën, por jo vetëm këta. Po ashtu, çdo ngjarje konflikt mes personave të ndryshëm si në familje, jashtë saj dhe në shoqëri, nuk duhet të mjaftohet vetëm me evidentimin dhe regjistrimin e saj. Gjithashtu duhet të punohet edhe më tej për zbutjen e konflikteve. Çdo ngjarje e ndodhur apo konflikt nuk duhet harruar apo fshehur, por duhet vazhduar të këmbëngulet në evidentimin e ngjarjeve dhe dokumentimin e konflikteve të ndryshme. Ne jemi ende në fazën e mosevidentimit të ngjarjeve, që fillimisht janë konflikte, por më pas degjenerojnë në krime të rënda, plagosje e deri në vrasje. Ka shumë raste që denoncohen nga qytetarët, por policia heziton dhe shmanget t’i evidentojë për shkak të regjistrimit të tyre, duke iu frikësuar rritjes së statistikave. Veç kësaj, mendoj se problem tjetër është edhe trajtimi dhe menaxhimi i policisë, sipas periudhave kohore dhe sezoneve, që kanë të bëjnë me hyrje-daljet e emigrantëve, apo lëvizje të tjera të popullsisë drejt plazheve. Duhet të mendohet që situata të tilla kriminale në rritje i vijnë vendit në momente të tilla kohore edhe sezonesh kur njerëzit vijnë nga jashtë vendit.
Mendoni se një faktor është edhe sezoni i kthimit të emigrantëve?
Edhe këto konflikte duhen evidentuar, duhen parë nga policia. Aktualisht, falë sistemeve të reja të instaluara në kufi, strukturat e saj kanë mundësinë të evidentojnë dhe të identifikojnë personat me probleme si dhe për hyrje daljet e tyre. Gjatë periudhës së pushimeve të verës, por edhe gjatë dimrit, ka shumë njerëz dhe persona që lëvizin nga jashtë vendit drejt Shqipërisë, apo anasjelltas, të cilët kanë probleme. Duhen vlerësuar informacionet për rastet kur persona të ndryshëm të njohur apo që identifikohen si personazhe që kanë konflikte. Këto informacione që merren nga policia nëpërmjet sistemeve të saj, duhet t’u përcillen oficerëve dhe punonjësve të saj në terren, të cilët duhet të vlerësojnë problemet që mund të sjellin personat. Por kjo duhet bërë edhe me orientime nga krerët e policisë, me telegrame, apo letërporosi.
Mendoni se rritja e kriminalitetit, sipas jush, ka të bëjë me mënyrën sesi e kryen punën e saj policia?
Ka ardhur koha që policia duhet ta masë punën e njerëzve të saj me rezultate. Çdo oficer policie në bazë duhet të vlerësohet me nivelin e sigurisë që ai ka arritur në territorin ku ai ushtron funksionin e tij si efektiv policie apo oficer. Sot shumë oficerë vlerësohen nëpërmjet një testimi nga ana teorike që kryhet, dhe jo nga rezultatet, qoftë për rritjen në gradë, apo në karrierë. Kjo duhet të jetë kryesorja për të motivuar oficerët e bazës në rritjen e tyre.
Shumica e krimeve të bujshme të ndodhura gjatë kësaj kohe janë kryer me armë zjarri. Duket se në Shqipëri është fare e lehtë të gjendet pra një armë. Mendoni se ka ende armë në duart e popullsisë nga periudha e vitit 1997?
Krimi, përveç anës së tij subjektive që lidhet me motivet, rrethanat dhe shkaqet e tij që janë sociale, ekonomike, ligjore apo pronësie, ka edhe anën tjetër: atë të mjetit me të cilin ai kryhet. Deri në vitin 2002, kur unë isha Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, ka pasur një projekt të Ministrisë së Rendit Publik dhe Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me PNUD-in për mbledhjen e armëve që i përkisnin Ushtrisë, dhe që ranë në duart e popullatës gjatë vitit 1997. Ishte projekti “Armë në këmbim të zhvillimit”. Gjatë këtij projekti u arritën të mblidhen afërsisht 500 mijë armë, të cilat ishin pjesë e dorëzimit vullnetar të armëve. Pas hapjes së depove të Ushtrisë në vitin 1997, supozohej që më shumë se 800 mijë armë kishin rënë në duart e popullatës. Mund të them se mund të kenë mbetur pa u mbledhur 200-250 mijë armë të tjera, që ishin armë të lehta të këmbësorisë, si armë brezi apo armë krahu. Kjo sasi armësh mendoj se është një potencial i fuqishëm si mjet në duart e njerëzve. Në momente të caktuara të krizave, situatave të gjaknxehtësisë, njerëzit kalojnë edhe në krim dhe armët përdoren, të ndikuar nga faktorë që e çojnë njeriun deri në krim, si problemet ekonomike, sociale, juridike etj.
Pas viteve ’90 dhe kryesisht pas 1997, në Shqipëri është zhvilluar edhe një fenomen tjetër që ka të bëjë me trafikun e armëve. Një pjesë e armëve me të cilat janë kryer krimet vitet e fundit në Shqipëri, i përkasin armëve të prodhimit jugosllav, italian, europian apo edhe amerikan. Vlerësoni se mund të ketë një lloj rritjeje të trafikut?
Duhet veçuar se në tërësi shumica e vrasjeve kanë motive që lidhen me krimin ordiner. Shumica e armëve që ndodhen në duart e popullatës janë rrezik pikërisht për rritjen e këtij lloj krimi. Ndërkaq, për krime specifike, që i përkasin kryesisht krimit të organizuar, armët edhe janë importuar. Por mendoj se shqetësim është krimi ordiner, si vrasja e një kushëriri për gardhin e shtëpisë, krimi i çastit në familje, në mungesë të zgjidhjes së bazës ligjore. Dua të theksoj një fakt që lidhet me krimet e fundit dhe ato me karakter hakmarrjeje, apo siç quhet në zhargonin shoqëror gjakmarrje, nuk mundet dhe nuk duhet që policia të njoftojë në media se një ngjarje e caktuar është kryer për motive gjakmarrje. Kjo formë komunikimi bën që gjakmarrja të përligjet. Ky lloj krimi nuk është i parashikuar në Kodin tonë Penal. Ai cilësohet si vrasje me paramendim, apo si vrasje, por nuk mund të cilësohet si gjakmarrje. Komunikimi i Policisë në nivelin e një Institucioni, duhet të bëhet duke folur vetëm me bazën e Kodit Penal.
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
- Menduh Thaçi pas hapave të Ali Ahmeti-t, merret me opinionet e miletit?!
- Xhami në "Allianz Arena", fillon gara për Imam
- Ballistët vërshojnë Shkupin - FOTO
- Krasniqi: Zoti e drejtoftë Kadarenë që të mendoj drejtë për shqiptarët muslimanë !
- Gruaja e Baldwin i “harron” të mbathurat
- Shtatzënë dhe krenare
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Turqia terheq markat globale
- Miranda Kerr i tregon të gjitha(FOTO)
- Pela pjellë përpara ambulancës së Bit Pazarit në Shkup - FOTO
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)

Share



















