Shoferi: Tmerri në autobus, pasi Land Roveri më goditi gomat!
Fati dhe Zoti kanë shpëtuar 32 personat, kryesisht anëtarë të Aleancës Kuq e Zi, të cilët udhëtonin me autobusin që doli nga rruga dhe ra në humnerë për rreth 15 metra në vendin e quajtur “Qershitë”, ndërsa zbriste Kërrabën. 6 persona u plagosën, një prej të cilëve rëndë, por jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pjesa më e madhe e pasagjerëve shpëtuan me dëmtime të lehta. Ndërkohë janë ende të paqarta arsyet e daljes nga rruga të mjetit dhe mbetet mister ekzistenca e një makine fuoristradë që, sipas disa pasagjerëve dhe shoferit i ka prerë rrugën autobusit, madje është goditur me të, fakt që nuk pohohet nga policia dhe prokuroria. Shoferi i mjetit ka thënë se ka pasur një parakalim të gabuar. “Na goditi një makinë e nuk di nëse e bëri qëllimisht apo aksidentalisht”, ka thwnw Mit’hat Biçaku edhe vetw i plagosur nga pwrplasje.
Ngjarja
Janë ende mister arsyet që çuan drejt humnerës një autobus me 32 persona, pjesa më e madhe e të cilëve anëtarë të Aleancës Kuq e Zi, por ndërsa mjeti ka fluturuar për 15 metra në një greminë në Kërrabë, ishte fat që vetëm 6 persona u plagosën dhe vetëm një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, por jo kritike për jetën, ndërsa pjesa më e madhe shpëtuan me plagë të lehta. Ngjarja ndodhi në orën 16.50 në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në vendin e quajtur “Qershitë”, pranë antenave të Petreshit në zbritje për në Elbasan. Autobusi me targë LB 31 56 A, i drejtuar nga Mitat Biçaku, 48 vjeç, doli nga rruga duke u rrokullisur disa herë në anë të saj në një lartësi afro 15 m. Pas rrokullisjes ai ka qëndruar me gomat lart e kabinën poshtë, duke krijuar një situatë mjaft të vështirë për të lënduarit. Ai ka pësuar dëmtime të rënda, por gjendja e mirë kabinës së autobusit duket se ka shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish në këtë rast. Sipas të mbijetuarve, fati për ta ishte që kabina nuk u shtyp megjithë rrotullimet në humnerën ku ra mjeti. Të lënduarit kanë mundur të dalin nga dritaret dhe të ngjiten deri në rrugën automobilistike për të kërkuar ndihmë. Drejtues të mjeteve të rastit u kanë dhënë atyre ndihmën e parë, ndërkohë që është lajmëruar policia e Elbasanit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore, ndërkohë që është njoftuar edhe drejtoria e qendrës spitalore. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit kirurgjik në Elbasan, ku kanë marrë në kohë rekord ndihmën e parë mjekësore. Fatmirësisht nga ky aksident nuk janë regjistruar viktima, por në spital kanë përfunduar 31 aktivistë të aleancës Kuq e Zi, të cilët ktheheshin nga kongresi i kësaj lëvizje të zhvilluar në Tiranë.
Hetimi
Pasagjerët e autobusit që për pak u kthye në një tragjedi të dytë pas asaj të Himarës, thonë se ka qenë një makinë tjetër që ka provokuar aksidentin. Sipas tyre, një mjet që për një pjesë ishte fuoristradë dhe për të tjerë makinë e vogël, është futur në parakalim dhe ka penguar rrugën e autobusit, madje duke e përplasur këtë gjatë këtij manovrimi. Menjëherë pas kësaj, shoferi ka humbur kontrollin dhe nuk ka mundur të frenojë, ndërsa makina ka përfunduar në humnerë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore, policia rrugore, hetuesit dhe ekspertët. Sipas shefit të qarkullimit rrugor në policinë e Elbasanit, Selman Pema: “Shërbimet e policisë rrugore shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe dhanë ndihmën e parë të lënduarve. Pastaj u kryen të gjitha procedurat e nevojshme në raste të tilla. Autobusi ka dalë nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit”, tha ai. Sipas tij, dyshohet se mund të ketë qenë një automjet që ka parakaluar gabim, por kjo ende nuk është vërtetuar. “Ne deri më tani nuk na rezulton që të jetë përplasur një automjet tjetër me autobusin. Megjithatë, fjalën e fundit do ta thonë ekspertët”, tha Pema. Ndërkohë mësohet se pas dhënies së ndihmës policia ka ndaluar drejtuesin e autobusit dhe ka marrë në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. Shoferi ka pohuar se ka qenë mjeti tjetër që ka sjellë aksidentin, pasi në parakalim e ka përplasur autobusin te goma. “Pas goditjes te pjesa e gomës, nuk munda ta kontrolloj dot më. Unë e bëj çdo ditë atë rrugë dhe e njoh mirë Qafë Kërrabën. Më vjen keq për aksidentin dhe ata që u plagosën”, tha Biçaku.
Ekspertët: Autobusit nuk i është prerë rruga, shoferi ka humbur kontrollin
Ekspertët e policisë rrugore thanë se ka pak shanse që një automjet tjetër t’i ketë prerë rrugën autobusit ose të jetë përplasur me të. Sipas tyre, autobusi udhëtonte nga Tirana për në Elbasan dhe nëse do të kishte një parakalim të gabuar nga një mjet tjetër atëherë autobusi duhej të ishte përplasur në anën e sipërme të rrugës dhe s’kishte pse të rrokullisej në kahun e kundërt të saj për të rënë në humnerë. Megjithatë, hetimet dhe marrja në pyetje e drejtuesit të autobusit dhe dëshmitarëve të tjerë, matjet e ekspertëve dhe llogaritja e shpejtësisë do të zbardhin të vërtetën. Nëse vërtet një mjet ka parakaluar gabimisht, shoferi duhet të japë targën e mjetit për të ndihmuar hetimet, por burime nga grupi i hetimit thonë që drejtuesi i mjetit ka thënë se nuk e ka fiksuar targën e makinës që bëri parakalimin. Policia dhe prokuroria thonë se po kryejnë verifikimin e ngjarjes.
Mjekët: I plagosuri rëndë, jashtë rrezikut për jetën
Ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se 6 pasagjerët e plagosur janë transportuar të gjithë në spitalin e Elbasanit, ndërkohë që vetëm njëri prej tyre, Artan Kojku, ka marrë plagë të rënda, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. “Nuk ka viktima, ky është edhe lajmi më i rëndësishëm. Tetë prej tyre janë me plagë të lehta. Njëri është më rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë po trajtohen në spitalin e Elbasanit. Kemi vënë në dispozicion helikopterët tanë, në afërsi të Elbasanit, në rast të ndonjë përkeqësimi të mundshëm të situatës.”- u shpreh ministri Vasili. Ndërkohë këtë e ka konfirmuar edhe policia. Ndërkohë, sipas mjekëve, të aksidentuarit kanë pësuar trauma dhe politrauma në pjesë të ndryshme të trupit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vetëm tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë, por për ata po kujdesen ekipe të specializuara mjekësh. Ndërkohë që pjesa më e madhe e të lënduarve janë larguar nga spitali pas marrjes së një mjekimi të lehtë dhe vizitës për të parë gjendjen e tyre.
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Noizy i thotë Tunës "k***"
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Loja me fotografitë e ushtarëve të UÇK-së!
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
-
Futbollistët francezë para gjykatës, seks me prostitutën minorene (VIDEO)
- Aksion i madh policor në Turqi
- Thaçi: S'ka ‘Shqipëri të madhe’
- Rama me helikopter nga Shkodra në Vlorë, Berisha premierë në “Top Story”
- Terri informativë në Maqedoni i financuar edhe nga donacionet e huaja?!
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















