Rama: Saliu llastohet si teze nazemadhe

Fillimi | Lajme | Shqipëri | Rama: Saliu llastohet si teze nazemadhe | Add to Facebook Share
image

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha, se me Ramën pi kafe, por negociatat i bëjnë ekspertët.

“Saliu llastohet çuditshëm si teze nazemadhe që po i luten për kafe, ndërkohë që sot tryezën e dialogut politik e kërkon interesi kombëtar!

Reformat i ka bllokuar kryeministri se s’ka vullnet politik për zgjidhje politike,jo teknicienet e matematicienët! Dialog dmth vullnet jo kafemuhabet.

Të bardhen të zezë e të zezën të bardhë kryeministri e ka mësuar në shkollën e Enverit, s’ia kalon kush këtu, po unë përsëris: Vullnet politik, jo dokrra!” tha Rama./tema

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS ALMAKOS