Zbardhet marrëveshja Rama-Meta
Takimi mes liderit socialist Edi Rama dhe kreut të LSI- së, Ilir Meta, në 1 maj në vilën e këtij të fundit, në Gjirin e Lalzit është finalizuar me një marrëveshje të rëndësishme, e cila pritet të ndikojë dukshëm në marrëdhëniet mes dy kundërshtarëve.
“Vizion Plus” ka siguruar ekskluzivisht 4 pikat për të cilat është rënë dakord dhe që sipas burimeve pranë protagonistëve të takimit, janë diskutuar dhe në rrugë formale në takimin e dytë, tashmë publik, mes Ramës dhe Metës.
Marrëveshja përfshin zhvillime te rëndësishme politike, që nga zgjedhja e presidentit e deri te reforma parlamentare.
1. Palët bien dakord për zgjedhjen e një presidenti, jo nga PD.
2. PS dhe LSI do të bashkojnë votat për heqjen e imunitetit, qoftë edhe duke bërë ndryshime në Kushtetutë, sipas rekomandimit të BE-së.
3. Partia Socialiste do të mbështesë kërkesën e LSI për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor, në komisionin e reformës elektorale.
4. LSI e PS angazhohen për të bashkuar votat, për të mundësuar votimin e fshehtë në Kuvend, duke e sanksionuar këtë në reformën parlamentare.
Burime pranë Ramës dhe Metës i pohuan “Vizion Plus” se arritja e kësaj marrëveshjeje është një mundësi dhe një hap i parë për rikthimin e besimit te thyer prej vitesh mes palëve. Nëse pakti funksionon ashtu siç duhet, nuk përjashtohet mundësia qe marrëveshja mes PS dhe LSI te shtrihet edhe me tej, duke përfshirë dhe bashkëpunimin elektoral.
Në të majtë apo në të djathtë?
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
- Ja pse u arrestua Sali Berisha
- Noizy i thotë Tunës "k***"
- Gazeta zvicerane tallet: Në Shqipëri s’blejnë frigoriferë nga frika se shkon Berisha dhe ua inauguron
- Tuneli Tiranë-Elbasan, 11 mijë automjete kaluan në 24 orë
- Loja me fotografitë e ushtarëve të UÇK-së!
-
Futbollistët francezë para gjykatës, seks me prostitutën minorene (VIDEO)
- Aksion i madh policor në Turqi
- Joseph, VV'së: Merreni shembull Ali Ahmetin që hoqi dorë nga ideja e "Shqipërisë së Madhe"
- Thaçi: S'ka ‘Shqipëri të madhe’
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)


Share



















