Banka Gjermane mund të tërhiqet nga interkonjeksioni?
E përditshmja kosovare “Zëri” i është rikthyer lajmit për ndërtimin e autostradës energjetike Kosove-Shqipëri, për të cilën shkruan se projekti po shkon drejt dështimit të plotë, pasi, sipas burimeve të gazetës, financuesi kryesor, banka gjermane, mund të tërhiqet.
Sipas burimeve te gazetës, te afërta me palët e përfshira ne këtë projekt, banka gjermane nuk do të pranoje ritenderim dhe aq më pak nuk do t’ia kalojë projektin kompanisë boshnjake “Energo invest”, e radhitur e dyta sipas pikëve. Gazeta shkruan se palët janë pajtuar me financuesin në këtë rast me bankën gjermane se projektin do ta realizoje kompania që ka fituar më së shumti pikë në vlerësim, kroatja, Dalekovod.
Sipas burimeve të “Zëri”-it, nëse projekti ritenderohet, banka gjermane do të jetë mjaft rigoroze me palët pasi ato nuk i janë përmbajtur marrëveshjes së parë. Duke cituar drejtorin e operatorit te sistemit, transmisionit dhe tregut, Fadil Ismajli, gazeta shkruan se pala kosovare dhe ajo shqiptare janë pajtuar me bankën gjermane se pjesa teknike tërheq pas vetes pjesën me te madhe të pikëve në projekt, ndërsa me pak pikë parashiheshin për anën financiare.
Kreu i KOST-së, Fadil Ismajli, ka pohuar se çdo vonese ne këtë projekt do t’i kushtojë shumë palëve përfituese, konkretisht Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë rajonit.
Për bllokimin e projektit të linjës së interkonjeksionit prej 400 kv mes Kosovës dhe Shqipërisë, gazeta Zëri, akuzoi dy biznesmenët Damir Fazlliç dhe Vuk Humoviç se kanë ndikuar në instancat më të larta shtetërore në Shqipëri. Linja e interkonjeksionit Kosovë-Shqipëri do të krijonte pavarësi energjetike të Kosovës nga Serbia, e cila deri më sot ka pasur monopolin e importit të energjisë.
Pse janë kosovarët pro Berishës
François Hollande , normali i këtyre kohëve anormale
Disa pyetje për Ju, z. Edward Joseph
Gjakova ime, si nëpërmjet lotëve!
Toleranca kritike
Krimet e luftës dhe EULEX-i
Respekt për misionin e Xha Brankuas
Qeveria e Kosovës terrorizon shqiptarët e Luginës
Kombi dhe feja
- Pse u takuan "Branitellat"?
- Tuna: Jam zogu më i mirë!
- Kadare: Pushtimi osman nuk i ka mbrojtur shqiptarët nga sllavët!
- Vrasja mafioze: “Ky është ndëshkim për këta shqiptarët e m***t” *
- Zanfina tregon më shumë se ç'duhet(FOTO)
- Andi Bushati: Historia e arrestimit të Berishës dhe pse vendosa t’a transmetoj
- Ahmeti, analistit amerikan Edward Joseph: Ne nuk e pranojmë pabarazinë
- Mbi një mijë shqiptarë përkrahën dje Erdoganin
- Turqi, Erdogan: Nuk e njoh parlamentin e BE-së
- "Pollat Alemdar" pas takimit me Erdogan: Na morën mësysh
-
Erdogan: Falemenderit Shkupi për përkrahjen (FOTO+VIDEO)
- Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve
- Pamje eksluzive të arrestimit të Sali Berishës
- Demolohet zyra e Idrizit, iniciuesi kundër ndërtimeve në Çair (FOTO)
- Rrahje masive në Gostivar
- Krenohet që tradhton gruan, poshtërohet publikisht
-
Berisha te “Zonë e Lirë”, Çani e kontrollon për antiplumb (VIDEO)
- Intervista/ "Më thonë Branko Manojlovski, por unë jam shqiptar"


Share



















