Berisha e Rama shkëmbejnë batuta

Fillimi | Lajme | Shqipëri | Berisha e Rama shkëmbejnë batuta | Add to Facebook Share
image

Hera e fundit që kishin shkëmbyer batuta kishte qenë në tryezën e reformës zgjedhore në tetor të një viti më parë. Kësaj here shërbeu ceremonia për 20 vjetorin e fondacionit gjerman “Fridrih Ebert”. 

Pas fjalës së kryeministrit Berisha, që falenderoi fondacionin për ndihmën e dhënë në Shqipëri, fjalën e mori kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. Ai e mbylli me dy fjali që ironizuan kryeministrin, i cili në një mbledhje qeverie i ishte referuar një botimi të huaj për të thënë se nga vendet e mëdha Gjermania ka ekonominë më stabël, kurse nga vendet në zhvillim, ekonomia më stabël është ajo e Shqipërisë.

Edi Rama: Le të shpresojmë që kriza ekonomike të mos ndikojë në financimin që shteti gjerman i bën këtij fondacioni se as nuk bëjmë dot gjë për ta ndihmuar në rast të shkurtimit të fondeve. E thashë se kam dhe hall se mos shkon në Berlin fjala e Saliut që jemi ekonomia e dytë më fortë në botë pas Gjermanisë, dhe pastaj do ishte vërtet punë dreqi.

Sali Berisha: Nuk do të shkojë sepse ke zëvendësuar fjalimet me editoriale. 

Edi Rama: E ka (Berisha) si në parlament që flet pa radhë. 

Ndërkohë, megjithë përpjekjet e ambasadores gjermane që të bëjë të mundur një shtrëngim duarsh mes dy rivalëve politikë, gjithcka ka qenë e kotë. Edhe shtrëngimi i fundit i duarve mes dy politikanëve, ka qenë një vit më parë, në tryezën e reformës zgjedhore./tch/

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus