Ja CV-të e 21 anëtarëve të qeverisë “Rama”

Fillimi | Lajme | Shqipëri | Ja CV-të e 21 anëtarëve të qeverisë “Rama” | Add to Facebook Share
image

Cilët janë anëtarët e qeverisë së re, e cila do të marrë detyrën në shtator?

Të dhënat më poshtë ju njohin me CV-në e kryeministrit të ardhshëm Rama, zv.kryeministrit Niko Peleshi dhe 19 ministrave.

Edi Rama, kryeministër 

E ka nisur karrierën politike që në 1990 me krijimin e Partisë Demokratike. Pas largimit u rikthye në 1998 në ekzekutiv si Ministër i Kulturës, post të cilin e mbajti deri në vitin 2000, kur u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama qëndroi për 3 mandate deri në vitin 2011. Që prej vitit 2005, Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste.

Niko Peleshi, zv.kryeministër

Drejtues i vjetër lokal i Partisë Socialiste, prej vitit 2007, Niko Peleshi mban postin e kryetarit të Bashkisë së Korçës, të cilin tashmë është i detyruar ta lërë.

Shkëlqim Cani, ministër i Financave

Prej vitesh në forumet drejtuese të Partisë Socialiste, gjatë vititeve 1997-2004, Shkëlqim Cani ka mbajtur postin e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në zgjedhjet e vitit 2013, Cani u zgjodh deputet i qarkut të Dibrës.

Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm 

Eshtë zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitin 2009 si përfaqësues i qarkut të Tiranës. Saimir Tahiri mban postin e kryetarit të Partisë Socialiste për Tiranën.

Mimi Kodheli, ministre e Mbrojtjes

Ka mbajtur postin e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës në periudhën 2002-2005, ndërsa prej vitit 2009 është deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm

Në vitet 2007-2009, Ditimir Bushati ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, post të cilin e ka lënë në vitin 2009 ku u zgjodh deputet i qarkut të Tiranës.

Klajda Gjosha, ministrie e Integrimit Europian

Zgjidhet deputete për herë të parë në 23 qershor, ndërsa nga janari mbajti vetëm për tre muaj postin e zëvendësministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Gjithashtu, Gjosha është nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nacip Naço, ministër i Drejtësisë

Prokuror me përvojë të gjatë prej 1992-2008, në vitin 2009 Nasip Naço u zgjodh deputet i qarkut të Beratit si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë viteve 2009-2013, Nasip Naço ka shërbyer si nënkryetar i Kuvendit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

Ish-drejtor i Tatimeve në qeverinë Nano 1, gjatë viteve 2003-2005 Arben Ahmetaj ka mbajtur postin e zv.ministrit të Energjitikës dhe Industrisë dhe zv.ministrit të Integrimit Europian. Prej vitit 2009 Arben Ahmetaj është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.

Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë dhe Industrisë

Ka shërbyer në administratat e mëparshme socialiste në poste teknike në Ministrinë e Rendit Publik dhe atë të Mbrojtjes. Prej vitit 2009 është zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

Në vitin 2009 zgjidhet për herë të parë deputete e Kuvendit të Shqipërisë, pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile.

Edmond Haxhinasto, ministër i Transportit dhe Infrastrukturës

Prej tetorit 2009 deri në shtator 2010 ka shërbyer si zv.ministër i Transportit dhe Punëve Publike. Më pas është emëruar ministër i Punëve të Jashtme, post të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2012, ndërsa prej 2011 Haxhinasto ka mbajtur dhe postin e zv.kryeministrit.

Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Ujërave

Edmond Panariti ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës prej vitit 2011 deri në vitin 2012, kur dhe u emërua si ministër i Punëve të Jashtme.

Ilir Beqja, ministër i Shëndetësisë

Ilir Beqja ka mbqajtur postin e drejtorit të Instituteteve të Sigurimeve Shqoërore. Në vitin 2009, Ilir Beqja u zgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por mandati i tij ju hoq pas një vendimi të Gjykatës Kushteteuese.

Lindita Nikolli, ministre e Arsimit dhe Sportit

Prej dy mandatesh, Lindita Nikolli ka mbajtur detyrën e kryetares së Njësisë Bashkiake numër 1, detyrë të cilën e la në vitin 2013, pasi u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Erion Veliaj, ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

Themelues në vitin 2003 i lëvizjes MJAFT, një organizatë që e drejtoi deri në vitin 2007. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 ai ishte kandidat për në Kuvendin e Shqipërisë përmes listës civile G99. Në vitin 2011 Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si sekretar për rininë dhe emigracionin.

Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës

Mirela Kumbaro njihet si pedagoge, përkthyese dhe publisicte. Nuk ka patur detyra të mëparshme politike.

Lefter Koka, ministër i Mjedisit

Në vitet 2000-2003 anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit. Prej vitit 2003 deri në 2007, Lefter Koka ka mbajtur detyrën e kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Në vitin 2009, ai është zgjedhur deutet i qarkut të Durrësit si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Milena Harito, ministre për Inovacionin e Administratën Publike

E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në degën e Informatikës, në Fakultetin e Shkencave Tiranë, Milena Harito ka kryer studimet pasuniversitare në Francë, në Universitetin Paris VI, “Pierre et Marie Curie”, ku u diplomua në master dhe më pas titullin Doktore e Shkencave në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimeve Elektronike.

Blend Çuçi, ministër për Çështjet Vendore

Blend Çuçi ka mbajtur postin e nënsekretarit për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste.

Ilirjan Celibashi, ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin

Në shkurt të vitit 2001, Ilirjan Celibashi u zgjodh anëtar i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga Këshilli i Lartë i Drejtësis. Po në shkurt të atij viti ai i zgjodh kryetar i KQZ-së. Qëndroi në këtë detyrë deri në përfundim të mandatit, në prill të vitit 2006. Në vitin 2013 u zgjodh deputet si përfaqësues i qarkut të Fierit./Gazeta “Dita”

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus