Rama këndon me dajre: E ra Sala prej fiku...!

Fillimi | Lajme | Shqipëri | Rama këndon me dajre: E ra Sala prej fiku...! | Add to Facebook Share
image

Gjatë prezantimit të kandidatëve nuk ka munguar edhe humori. Ka qenë vetë lideri socialist Edi Rama që ka kënduar, ku nuk ka munguar as performanca e tij me dajre. Këngëtari: “E ra Sala prej fiku, e ra si top llastiku, jarinani nani hopa e ç’është kjo rrugë me gropa, jarinani nani hopa e Sala ra te gropa”...Këngës i janë bashkuar edhe kandidatët e tjerë. Saimir Tahiri: o Tironë, o Tironë, ti për ne je zemra jonë. Vasilika Hysi: O Tiranë, o Tiranë. Edi Rama: Është Tironë Vasilika, jo Tiranë.

Prezantimi

Në një miting të organizuar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, i cili ishte i tejmbushur, u prezantuan 32 kandidatët e PS-së për Tiranën, të cilët u shprehën të bindur për fitoren e së majtës më 23 qershor. Gjithçka ishte organizuar në formatin e një feste. Fillimisht kanë qenë kandidatët e tjerë të cilët u ngjitën në podium, ndërsa në fund u ngjit kryesocialisti Edi Rama. Në fjalën e tij, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, theksoi se nëse shqiptarët votojnë numrin 29 në fletën e votimit, pas 23 Qershorit, kryeqytetasit do të fitojnë legalizim të banesave, ndërsa biznesi do marrë frymë me heqjen e taksës së vogël. “Çdo njeri që pret legalizimin do ta kthejë shtëpinë në pronën e vet të patundshme. Unë dua t’u them të gjithë tironsve dhe tiranasve, atyre që e kanë trashëguar shpirtin e vetëpunësimit nga të parët dhe atyre që erdhën, të gjithë atyre që jetojnë me një furrë buke, me një ushqimore, me një rrobaqepësi të vogël, se më 23 qershor, duke shkuar duke marrë një copë letër në dorë, fletën e votimin dhe duke vënë vetëm një kryq tek numri 29 te PS-ja, do të heqim taksën e biznesit të vogël dhe do rifillojnë të marrim frymë duke mos ju frikur më hijes së falimentimit", tha Rama.

Zotimi

Lideri i opozitës premtoi se me ardhmen e së majtës në pushtet, shqiptarët do të ndërtojnë në Shqipëri, “Amerikën” e vogël. “Kjo është Tirana ku të gjithë shqiptarët ëndërrimtarë erdhën për të kërkuar dhe ndërtuar këtu një Amerikën të vogël, Amerikën e vogël të atyre qësot kanë ndërtuar mijëra shtëpi, me kursimet e sakrificave dhe forcën e ëndrrës për të jetuar në kryeqytetin e Shqipërisë, për të lindur e rritur fëmijët këtu. Që t’i kthejë në pasuri të patundshme të çdo shqiptari, në pasuri që janë në Kodrën e Priftit, Allias, Kinostudio, Kombinat, në Bregun e Lumit, në Sauk dhe në Selit”, tha Rama. Lideri i opozitës preku edhe çështjen e kriminalitetit, shifrat e të cilit në kryeqytet janë tejet të larta. “Janë dyfishuar vjedhjet në banesa. Unë zotohem se për 300 ditë ne do t’ju kthejmë shqiptarëve një Polici Shteti të kthyer në krye të detyrës”, tha Rama. Në fund, takimi është mbyllur me këngën “We will rock you”, e cila u këndua edhe nga lideri i opozitës, Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Basha .

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus