Fatos Nano: Mumja kur kthehet, ka tmerrësisht spektatorë

Fillimi | Lajme | Shqipëri | Fatos Nano: Mumja kur kthehet, ka tmerrësisht spektatorë | Add to Facebook Share
image

Fatos Nano, duke folur në një intervistë për “Panorama”, ka shpjeguar arsyet e rishfaqjes së tij në skenën politike. Duke folur për cilësimin e tij nga Rama si mumje e zgjuar, Nano ka thënë se lëvizja e tij do të ketë shumë ndikim.

“Unë mendoj se së pari, në zgjedhjet e vitit 2013 është tepër vonë që zgjedhësit të mund të krijojnë bindje me batuta të tipit të kësaj të fundit apo të “Robert çamçakëzit”. Së dyti, zgjedhjet do të mumifikojnë ndonjërën palë dhe kjo mbetet për t’u kuptuar në 23 qershor e mbrapa, pavarësisht nga emocionet dhe batutat e fushatave. E treta, unë kam qenë dhe mbetem i prirë për argumente politike dhe profesionale, sidomos për kostume që i shkojnë për shtat stadit të sotëm të zhvillimit të vendit, në kushtet e krizës globale dhe rajonale, që të nxiten aftësitë për të shkuar në Europë dhe për të konkurruar në tregjet e hapura globale. Prandaj kam më shumë vëmendje ndaj profesionistëve të spikatur dhe me eksperiencë si Arben Malaj, të spikatur në kushte krizash dhe zhvillimesh të qëndrueshme, të periudhës 1997-2005, të njohur për publikun, sesa për spitullaqë të tipit Endri Rama apo Edvin Fuga. Këta sillen njëlloj edhe kur më njohin personalisht si Rama, edhe kur nuk më njohin fare, si puna e këtij Edvin Fugës. Dhe e fundit, do t’i kërkoja minimalisht këtij Edvin Fugës, pavarësisht sa të thella i ka marrëdhëniet me Edvin Ramën, që të vinte të më takonte, që të kuptonte se edhe unë në jetën private të kem të njëjtat hobi si edhe ai, dhe po i kujtoj që “Mumja” edhe kur rikthehet, ka tmerrësisht spektatorë. Po na ngjiti muhabeti, mund të kalojmë edhe një natë së bashku tek “Mumia””, ka thënë Nano.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
struga
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus