Koalicioni PS-LSI, Berisha: U firmos epitafi i Rilindjes

Fillimi | Lajme | Shqipëri | Koalicioni PS-LSI, Berisha: U firmos epitafi i Rilindjes | Add to Facebook Share
image

Firmosjen e koalicionit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste per Integrim,  kreu i qeverisë, Saliu Berisha e cilësoi si firmosjen e epitafit të Rilindjes.
“Ne mbollëm pemë, dhe kjo ndodhi në një ditë që u firmos epitafi i Rilindjes. Ne mbjellim pemë, ata firmosin epitafin  e Rilindjes. Ata që ua themeluan partinë, j’ua rithemeluan përsëri sot”- tha Berisha, gjatë një aktiviteti me rastin e Ditës së Tokës.
Berisha, i shoqëruar edhe nga kreu i Bashkisë, Lulzim Basha kritikoi punën e bërë nga Edi Rama si kryetarë Bashkie në Tiranë.
Plani i Bashkisë për rivitalizimin e Tiranës po ecën me shpejtësi, tha kryeministri, duke shtuar se sot, Tirana është më e shëndetshme dhe shumë më njerëzore, se Tirana e njeriut që firmosi sot epitafin e Rilindjes së tij.
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus