Shqipëria tërheq sërish! New York Times reportazh për turizmin

Fillimi | Lajme | Shqipëri | Shqipëria tërheq sërish! New York Times reportazh për turizmin | Add to Facebook Share
image

Në fokus Thethi me vështrimin nga Kosova dhe Mali i Zi

Shqipëria tërheq sërish! Kete here prestigjozen Neë York Times e cila ne seksionin udhetime pershkruan edhe me foto bukurite e vendit tone.

Eskursion përtej kufijve të Ballkanit. Është titulli i reportazhit të gazetarit Tim Nevill i cili përshkruan me detaje udhëtimin e tij nga Thethi ne Shqipëri, me vështrimin nga Kosova dhe Mali i Zi.

Reporteri tregon se si me vdekjen e ish diktatorit Hoxha dhe me rrëzimin e komunizmit Shqipëria nisi të dilte nga izolimi, dhe vitet e fundit ajo që dikur konsiderohej një zonë e tensionuar që ndante kufijtë mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës, tashmë eshte kthyer në një vend që ia vlen te vizitohet.

Shtimi i të ardhurave, burimet dhe qëndrueshmëria relative kanë ndihmuar në krijimin e një klase të mesme dhe se turizmi në rajon ka filluar të lulëzojë shkruan gazetari Nevill ne Neë York Times

Grupet e guidave turisike organizojnë xhiro me kajakë nën urat e gurta në mal të zi, ecje në mal përreth Shqipërisë dhe në zonat e saj arekologjike si dhe mundësi për të bërë ski në Kosovë.

Majat e Gjurmëve të Ballkanit, një projekt i koordinuar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar si dhe me përfshirjen dhjetra e grupeve të tjera (shoqatat e grave, zyrat turistike dhe organizatave mjedisore joqeveritare), hapi zyrtarisht vitin e kaluar një udhëtim prej 120-milje i projektuar për të nxitur turizmin dhe punën në grup në mesin e fqinjëve historikisht në marrëdhënie të tensionuara.

Rruga në fjalë lidh enklavat myslimane, katolike dhe ortodokse, si sllavët dhe fiset e shumta shqiptare në tre parqet kombëtare fqinje. Secila bukuri tregon rajonin kufitar.

Vendasit kanë kthyer shtëpitë stërgjyshore në bujtina ku fshatarët ofrojnë shtretër, djath të bërë në shtëpi, mish dhe raki.

Shqiperia nga nje vend i izoluar nen sundimin e diktatorit Hoxha ne saj te marreveshjes se stabilizimit me Bashkimin Europian ka terhequr me shume se 700 milion dollare investime thuhet ne Neë York Times.

Ky eshte nje lajm i mire- shkruan prestigjiozja, e cila cileson se ne nje vend te bukur si Kroacia neper shtepi po lind industria e turizmit.

Rruget po permiresohen dhe shtigje te reja te cojne tashme me shpejt drejt alpeve shqiptare ne veri ku fshataret permes granteve gjermane per zhvillim po kthejne kasollet e gurit ne shtepi komode per miqte

Ne jug vendet arkeologjike si p.sh. Antigonen mund ti keni vetem per vete.

Ne Shqiperi shkruan Neë York Times mund te gjeni plazhet me te gjate dhe me te egra ne Adriatik.

Zhvillimi dhe turizmi ne vendin tone sipas prestigjozes Neë York Times janë në rrugën e duhur.

Rreth 2.5 milion vizitorë erdhen ne Shqiperi vitin e kaluar, në krahasim me vetëm mbi 500.000 para një dekade.

Ne Shqiperi ka nje million arsye per te shkuar shkruan gazetari Nevill ne reportazhin e tij.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus