Hapet tuneli i Krrabës, Tiranë - Shkup 1 orë më shpejt

Fillimi | Lajme | Shqipëri | Hapet tuneli i Krrabës, Tiranë - Shkup 1 orë më shpejt | Add to Facebook Share
image

Një ëndërr shekullore e cila është bërë e vërtetë. Kështu e ka cilësuar kreu i qeverisë shqiptare, Sali Berisha tunelin e Krrabës, i cili lidh Tiranën me Elbasanin. Ai ka ndarë impresionet me miqtë e tij në Facebook, pas inspektimit të tunelit që është pjesë e autostradës Tiranë- Elbasan.

“U krye. Një ëndërr shekullore e qytetarëve të Elbasanit u bë e vërtetë. Tuneli i Krrabës, që lidh Tiranën me Elbasanin, është në rifiniturat e fundit. Një kryevepër! Tuneli më i bukur që kemi ndërtuar, do të më thoshte z. Pantelis, kryeinxhinieri i kompanisë greke “Aktor” që e ndërtoi tunelin në një kohë rekord. Për qytetarët e Elbasanit, Korçës, Gramshit, Kolonjës, Pogradecit, Librazhdit por edhe për Tetovën e Shkupin, distanca shkurtohet pothuaj 1 orë. Tani radhën e ka Tuneli i Qaf – Murrizit, Arbrit! Ne mbajmë premtimet tona. Urime! Sb”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS
tav
ALMAKOS ne FACEBOOK
Powered by Disqus