Çështja e Florie Pecit në Prokurorinë e Tiranës
Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë çështjen e Florie Pecit, Prokurorisë së Tiranës, e cila tashmë ka nisur një hetim.
Përcjellja është bërë pas letrës së denoncimit që ka dërguar vëllai i studentes së mbijetuar nga aksidenti i Himarës, e cila rezulton të jetë shtatzënë, gjë që ka ndodhur gjatë kohës që trajtohej në Austri, ku edhe u zgjua pas një qëndrimi të gjatë në koma.
Ndërkohë drejtori i Maternitetit “Mbreteresha Geraldine”, ku ndodhet e shtruar Florie Peci sqaron se pacientja është nën një kujdes të vecantë për t'iu nënshtruar të gjithë konsultave të nevojshme.
"Ne duam ta mbajmë nën kontroll. Gjendja e fëmijës është e mirë, analizat janë normale, ecuria normale dhe për ne shtatzënia duhet të vazhdojë. Qëllimi ynë nuk është aborti, por si t'i shërbejmë një fëmije. Nëse Floria e mban këtë fëmijë apo jo, kjo varet nga konsultat e tjera të nevojshme. Ne kemi cdo gjë gati për cdo nevojë që ajo do të ketë”, u shpreh për mediat drejtori i Maternitetit Halim Kosova.
Ngjarja e rëndë u bë publike, pas një kallzimi penal që ka bërë vëllai i vajzës, Gazmend Peci Prokurorisë së Përgjithshme.
“Unë që po ju shkruaj jam Gazmend Peci, vëllai i Florie Pecit. Unë dhe familjarët e mi jemi shumë të tronditur, nga një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Motra ime, në aksidentin e ‘Qafës së Vishës’ në Himarë, pësoi dëmtime të rënda shëndetësore, ajo u dërgua për mjekim në Austri, ku për më shumë se 55 ditë qëndroi në koma. Në 11 tetor motra jonë u kthye në Shqipëri dhe, për shkak të shqetësimeve të shumta, specialistët konkluduan se ajo është shtatzënë. Ngjizja e shtatzanisë ka ndodhur nga data 20 deri në 25 shtator 2012, periudhë në të cilën Florija ka qenë e shtruar në klinikën ‘Gmunderberg Almunster’ në Austri, në periudhën e rehabilitimit. Motra ime, Florie Peci, është përdhunuar në kushtet e spitalit, ku ka qenë për kurim, me motrën time janë kryer marrëdhënie seksuale, në kohën kur ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kur nuk kishte mundësi të mbrohej”.
Prokurorit të përgjithshëm i ka dërguar një letër edhe deputeti socialist, Taulant Balla, që si deputet i Librazhdit kërkon edhe ai nisjen e procedimit penal për gjetjen e atij, që ai vet e quan krim makabër. Zoti Balla kërkon nga kryeprokurori Llalla, që të gjenden autorët jo vetëm në Austri, por edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, që ishin përgjegjës për vajzën, e cila në mirëbesim nga familja iu dorëzua autoriteteve shqiptare për kurim jashtë vendit.
Barrierist n’shehër
Edhe unë jam Kosovë, edhe unë dua komunë
Tre parimet e z. Ali Ahmeti
Zinahqarizimi i shqiptarëve të Maqedonisë
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
-
Diellza Kolgeci në skena erotike (VIDEO + 18)
- Xhami në "Allianz Arena", fillon gara për Imam
- Krasniqi: Zoti e drejtoftë Kadarenë që të mendoj drejtë për shqiptarët muslimanë !
- Gruaja e Baldwin i “harron” të mbathurat
- Zbulohet identiteti i 16 vjeçares që dje u hodh nga ura e lumit Vardar
- Vrasje në Saraj të Shkupit, humb jetën Shefket Latifi
- Anulohet ndeshja Shkëndija-Teteks shkaku fyerjeve etnike
- Zajmina “reklamon” pjesët seksi te trupit
- Shtatzënë dhe krenare
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Ja ç’i bën gazetari nga Kosova Arian Çanit - VIDEO
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Thaçi tetovarëve: E vërteta dhemb shumë! Ma dhanë votën 13.600 faqebardhë e çelikë(VIDEO)
- Protesta masive në Tetovë (FOTO)
-
Thaçi: Ahmeti, Arifi dhe Besimi janë bijë UDBASH-ash(VIDEO)
- Tv Sitel nacional anti-shqiptar publikon hartën e "Maqedonisë së Madhe" përfshihen territore të Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Share



















