Berisha: Topi u shit për 3 leje ndërtimi

Fillimi | Lajme | Shqipëri | Berisha: Topi u shit për 3 leje ndërtimi | Add to Facebook Share
image

Ish-presidenti i vendit, Bamir Topi reagoi pas deklaratave të kryeministrit Berisha, se është shitur për tre leje ndërtimi. Kreu i FRD-së i ka cilësuar deklaratat e Berishës të papërgjegjshme të një kryeministri në ikje. 

“Kryeministri në ikje Sali Berisha, i trembur nga vota popullore kundër tij dhe verdikti qytetar i 23 qershorit kundër modelit të tij spekullues e baltosës, deklaroi sot se kryetari i FRD-së Bamir Topi ka marrë tri lejë ndërtimi nga ish-kryetari i Bashkisë Tiranë. I frikësuar nga kritikat në rritje perëndimore, nga zhgënjimi masiv qytetar, nga mosmbajtja e premtimeve, gjendja e vështirë ekonomike si dhe nga rritja e dukshme politike e Frymës së Re Demokratike, kryeministrit në ikje nuk ka më çfarë ofron për qytetarët përveçse metodat që ai njeh e praktikon më mirë, baltosjen, fyerjen dhe denigrimin ndaj kundërshtarëve dhe kritikëve politikë.”- thuhet në deklaratën e FRD-së. 

Ai i kërkoi kryeministrit të publikojë dokumentet, ku tregohet se ka marrë nga Rama tre leje ndërtimi në Tiranë. “Kryeministri le ti publikojë dokumentet për 3 lejet e ndërtimit që pretendon”,- vijoi ish-kreu i shtetit,Topi.

Berisha: Topi u shit për 3 leje ndërtimi

Në mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar të Territorit, në qendër të së cilës është shqyrtimi i planit rregullues të Tiranës, kryeministri sulmoi kreun e Partisë Fryma e Re Demokratike, se shiti karrigen e kreut të shtetit për të përfituar tre leje ndërtimi në Tiranë nga kryetari i PS-së, Edi Rama;

“Vitet e fundit planin për të cilin kishte nevojë jetike kryeqyteti e bllokoi tërësisht babëzia. Si në asnjë qytet tjetër të Europës, kryeqyteti i Shqipërisë ra pre e babëzisë. Kjo është e vërteta, nuk ka patur asnjë faktor tjetër që ka lënë kryeqytetin e Shqipërisë pa plan rregullues përveç babëzisë. Ndaj dhe ish-kryetari i bashkisë do të regjistrohet në historinë e Shqipërisë si kryetar i babëzisë. Përgëzoj Bashkinë e Tiranës për guximin e madh që treguan për të anuluar planin që ishte bazuar kryekëput në politikën e ndëshkimit dhe shpërblimit. Shpërbleheshin dhe korruptoheshin zyrtarë të lartë përfshirë kryetarin e shtetit që shiti karrigen për 3 leje ndërtimi. Dhe në një farë mënyre më 8 maj, kur u zhvilluat referendumi i planit të Tiranës, së bashku me planin, ato nxorën nga pushtetin edhe shefin e planit, që kishte parashikuar vazhdimin e betonizimit të kryeqytetit, dhe faktikisht dora- dorës edhe asgjësimin e qytetarit. Sot ky plan i kthen qytetarit qytetin”-tha Berisha.

Kurse matematikore
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOS