Washingtoni - Tiranës: Kujdes me deklaratat nacionaliste e mos u përzieni në punët e Serbisë
Një dokument, pjesë e shkëmbimeve zyrtare midis Washingtonit dhe Tiranës, një memo konfidenciale por jo sekrete, iu adresua Shqipërisë pak ditë më parë.
Dokumenti të cilën ambasada amerikane në Tiranë dhe Ministria e Jashtme refuzuan ta komentojnë, u la mbi tryezën e ministrit të Jashtëm, më 28 janar dhe u arrit të sigurohej pas një investigimi disaditor të gazetarëve të Top-Channel, duke u transmetuar ekskluzivisht në “Top-Story”.
Dokumenti në fjalë, i cili mban disa pjesë të censuruara në lidhje me zhvillime delikate në vende të tjera të rajonit, është prova më e qartë e shqetësimit amerikan për retorikën nacionaliste dhe spostimin e vëmendjes nga problemet kryesore të vendit.
Shqetësimi për retorikat e nacionalizmit nga Washingtoni duket se lidhen jo vetëm me këto deklarata, të cilat edhe Departamenti i Shtetit i vlerëson si kryesisht me qëllime elektorale, por me pasojat dramatike që mund të sjellin rrjedhoja dhe të cenojnë stabilitetin në rajon.
“Ne jemi tejet të zhgënjyer dhe të shqetësuar se liderët shqiptarë po i largohen rolit tradicional konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në rajon.
Deklaratat e fundit publike të bëra nga politikanët shqiptarë kanë kapërcyer vijën e diskutimeve të përgjegjshme, në atë të retorikës kundërproduktive dhe potencialisht të rrezikshme. Këto deklarata jo vetëm nxisin sjellje gjaknxehta dhe tërheqin vëmendjen nga përparësitë e vërteta të rajonit, por gjithashtu potencialisht nxisin dhunën, gërryejnë paqen dhe stabilitetin dhe ndikojnë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara…
Përdorimi i mesazheve etnike negative për qëllime politike duhet të ndalojë tani! Zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk janë justifikim për retorikë të papërgjegjshme.
Ne i bëjmë thirrje politikanëve shqiptarë dhe liderëve politikë të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe të mos futen në punët e brendshme të Serbisë. Përkundrazi, fokusohuni në përparësitë e popullit shqiptar në Shqipëri: zgjedhje të lira dhe të ndershme, integrimi me Bashkimin Evropian, mundësi të përmirësuara ekonomike etj.
Shqipëria mund dhe duhet të jetë një fqinj i përgjegjshëm dhe bashkëpunues, por politikanët e saj duhet fillimisht t’i rrinë larg tentacionit për të luajtur kartën nacionaliste. Nuk po bëni një përshtypje të mirë...
Mos na bëni t’ju dënojmë publikisht!”, thuhet në letër. /telegrafi
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
Europa nuk është dhuratë...
- Skandal: Fituesja e Eurovisionit super ylli i videos porno?!
- Fotoshënim: Me flamur të Kosovës midis Beogradit
- Strehimi i muxhahedinëve, Teherani paralajmëron Tiranën
- Eva Longoria pa të brendshme tregon gjithçka
- Arrestohet pronari i shkritores serbe që punoi bustet e “Shkupi 2014”
- Gruaja diskuton me burrin, dashnori ikën nga dritarja
- Rrëfen jetën seksuale! (FOTO)
- Në Hasanbeg të Shkupit themelohet K.K. “Kushtrimi”
- The Telegraph: Marrëveshja Rama - Blair mund të kushtojë miliona funte
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
-
Rufi Osmani: Koalicioni i rrezikshëm VMRO-BDI. Njerëzit ishin nën presionin e bandave(VIDEO)

Share



















