Sula: Eduard Selamim e ftoi Berisha
Deputeti i Partisë Demokratike i qarkut të Elbasanit, Dashnor Sula, gjykon se ish –kreu i PD-së, Eduard Selami, mund të kandidojë për deputet në Tiranë ose Elbasan.
“Shumë sinqerisht e deklaroj se listat për deputetë nuk janë monopol i asnjë deputeti, kushdo qoftë ai, edhe me dy apo tre mandate. Ky vendim i përket kryesisë së PD-së, e cila gjykon për performancën e kandidatëve që do të jenë pjesë e listës për deputetë. Absolutisht nuk kam asgjë kundër dhe kontributi i z.Selami mund të jetë edhe në Tiranë, por mund të jetë edhe në Elbasan, apo në ndonjë qark tjetër. Por e padiskutueshme është që z.Selami është një vlerë e shtuar në PD dhe do të ndikojë pozitivisht në mbledhjen e votave të së djathtës,” shprehet Sula për “GSH”-në.
Sipas tij: “Z.Selami mirëpritet nga demokratët e parë të Lëvizjes së Dhjetorit, por edhe të gjithë demokratët e tjerë, të cilët e kanë vlerësuar sërish. PD-ja pas vitit’97 ka qenë totalisht e hapur dhe kjo është një meritë padyshim e z.Berisha si kryetar i PD-së, si një person që mbajti gjallë, fuqishëm PD-në, e cila në vitin ’97 ka qenë në momentet më të vështira, por të mos harrojmë që nga viti 2001 e këtej kemi pasur një ndërthurje të figurave qëndrestare, por kanë vazhduar edhe prurje të reja si z.Basha, znj.Bregu etj, të cilat brenda PD-së jetojnë si një familje e madhe”.
Sipas Sulës nuk duhet të ketë radikalizëm brenda grupit parlamentar për kandidatë për deputetë, por: “Nuk jam për atë që duhet të jetë shkëndija apo zilja e z.Berisha ajo që duhet t’i nxisë dhe të tregojë rrugët dhe detyrat që duhet të bëjë secili deputet”.
Ai shprehet i bindur në fitoren e PD-së dhe se FRD nuk do të ketë asnjë ndikim për koalicionin pas zgjedhjeve të 23 qershorit.
Të festuarit e dështimit dhe ''prapambeturia'' tetovare
Adem Karaga, “pronar” i teatrit Shqiptar!
Perceptimi Evropian dhe modernizmi
Paturpësia
Pse shkurorëzimi është bërë dukuri?
Funksioni? Analfabet me diplomë!
Driloni
“Kanë ardhur ata”, …analfabetët
- Hashim Thaçi – Fatmir Limajt: Mund të jesh kryeministër!
- Djali i një politikani të njohur në Maqedoni kapet me drogë dhe armë!
- Gruaja diskuton me burrin, dashnori ikën nga dritarja
-
Skandal, fëmijët në një jetimore ruse rrihen si kafshë (VIDEO)
- Në Hasanbeg të Shkupit themelohet K.K. “Kushtrimi”
- Arifi: Do vazhdoj ta kritikoj Gruevskin!
-
Bleona ''shoqëruese" e BabaStars(VIDEO)
- Zgjerohet rrjeti diplomatik i VMRO-së, tkurret ai i BDI-së
- Intervista online: Hashim Thaçi u përgjigjet miqve në FB
- Ali Ahmeti: Ku të shkoj BDI-ja nëse del prej Qeverie?!
-
Shkendija i zbulon të gjitha! (VIDEO +18)
-
Kim Mehmeti në "Fokus": Politikanët tanë i kemi lazdruar(VIDEO)
- Zyrtarisht mbyllet “McDonald’s” në Maqedoni
- Kur do shajë vetveten Menduh Thaçi?!
- Vesh hixhabin nga kurreshtja, dhe konvertohet në Islam
-
Imami i flet anglisht ministrit shqiptar. Xhaferri: Edhe unë di anglisht!(VIDEO)
- Fotografi shokuese nga ditëlindja e Arian Çanit(FOTO)
- Monstra, vetura Opel Omega i takon policisë Alfa

Share



















